Connect with us

Aktuale

Në kohë rekord ndërtesa 13 katëshe në Kinë shndërrohet në spital

Published

on

Punëtorët në një qytet kinez në kufi me Rusinë kanë kaluar gjashtë ditë duke shndërruar një ndërtesë 13 katëshe në një spital për koronavirusin të paracaktuar për pacientët pa simptoma.

Spitali i ri ka 580 shtretër dhe ndodhet në Suifenhe, një qytet që ndan një kufi tokësor 27 kilometra me Rusinë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Me një popullsi prej rreth 70 mijë banorë dhe të ngrirë në pjesën më të madhe të vitit, Suifenhe ka të paktën 243 raste të importuara Covid-19 nga gati 1.000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara.

Më shumë se 100 njerëz në zonë kanë testuar pozitiv për virusin, por nuk kanë shfaqur simptoma. Ardhjet e fundit nga Rusia përbëjnë gati gjysmën e rasteve të importuara nga Kina.

Zyrtarët shëndetësorë të Heilongjiang raportuan sot 79 raste të reja të importuara në rajon, përfshirë 65 të sëmurë pa simptoma. Qindra punonjës të mjekësisë do të dërgohen në spital nga pjesë të ndryshme të Heilongjiang dhe krahinat e tjera.

Ekspertët për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ndërtuar një tendë të stilit të presionit negativ si një laborator i përkohshëm për të lehtësuar testimin, sipas një zyrtari të lartë të Suifenhe. /Lajmi.net/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending