Connect with us

Aktuale

AAK-ja përsëri kërkon që të gjithë qytetarët të kompensohen me nga 100 euro

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka hequr dorë nga ideja që secili qytetarë të kompensohet me 100 euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi theksoi se përkrahja individuale është shumë e nevojshme për qytetarët. Kjo sipas tij arrihet përmes propozimit të tyre.

Abrashi në një konferencë për medie tha se në mungesë dhe pamundësi të paraqitjes së ekspozesë së AAK-së në seancën e jashtëzakonshme janë detyruar që këtë ta bëjnë përmes mediave.

“Sot në pamundësi që të japim ekspozenë e saj i kemi paraparë të jep dy pako. Pako e parë emergjente që i përfshinë të gjithë qytetarë. Për këtë kemi propozua që secili qytetarë të merr nga 100 euro nga shteti. Ketë ide e kanë përkrahë shumë shtete në përkrahje të individit. Propozojmë moratorium për kreditë e qytetarëve dhe ndaj procesit të përmbarimit deri m ë 1 shtator” , tha ai, raporton ksp.

Abrashi u shpreh se në këtë gjendje emergjente ndihmat ndaj sektorit privat janë primare.

E deputeti tjetër i AAK-së, Arbër Tolaj e kritikoi qeverinë në detyrë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Derisa e cilësoi edhe si antikushtetues vendimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending