Aktuale
Nga e mërkura, qytetarët do të lëvizin vetëm një orë e gjysmë
Published
5 years agoon
Nga e mërkura, 15 Prill 2020, qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të dalin vetëm një orë e gjysmë në ditë për nevoja esenciale dhe atë sipas orarit të përcaktuar me numrin e tyre personal.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media. Ai tha se për të ruajtur funksionimin e administratës shtetërore dhe veprimtarisë esenciale të ekonomisë i kanë bërë këto përjashtime.
“Me dokumentin dhe konfirmimin nga ATK-ja me EDI sistem dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik mundësohet:
-Qarkullim i lirë për operatorët ekonomik dhe institucione të parapara në listën e bashkëngjitur si “aneksi 1” I këtij Vendimi. Të gjitha këto anekse do të publikohen dhe do të njoftohen të gjithë ata operatorë ekonomik që ju lejohet një gjë e tillë.
-Transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit si process që përfshin veprimtarinë nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri të transporti i produkteve shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit.
-Për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listë, gjithashtu do të jetë një aneks tjetër dhe këto anekse do të jenë nesër publike”, ka thënë Vitia.
Rregullimi i orarit të lëvizjes do të bëhet si është paraqitur në figurën në vijim:
Vendimet e tërësishme:
- Prej datës 15 prill 2020, në orën 17:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komuna, përveç rasteve në vijim:
Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.
Gjatë qarkullimit të personave fizikë për furnizim me mallra të domosdoshme, nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç në dy raste:
personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar tjetër i së njëjtës bashkësi familjare, apo nga një asistent i posaçëm mjekësor dhe
personat nën moshën 16 vjeçare, me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i së njëjtës bashkësisë familjare me të njëjtin shtëpive/banesave.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë rekomandohen personat mbi moshën 65 vjeçare që të mos dalin nga shtëpia/banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdoshme.
Duhet theksuar se shumica e qytetarëve do të kenë vetëm këtë mundësi të dalin nga shtëpia, një herë në ditë, për 1 orë e gjysmë, për të kryer furnizimin me mallra te domosdoshme, si dhe detyrat dhe nevojat financiare.
Megjithatë, për te ruajtur funksionimin e administratës shtetërore dhe veprimtari esenciale të ekonomisë, jemi pajtuar të bëjmë disa përjashtime.
Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë, mundësohet:
- (1) qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim. Kjo do të bëhet publike dhe do të njoftohen të gjithë ata operatorë ekonomik që ju lejohet një gjë e tillë.
- (2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.
Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, lejohet qarkullimi i lirë për “stafin esencial” të institucioneve shtetërore.
Vetëm për të kryer detyrat zyrtare, lejohet qarkullimi i lirë i institucioneve në listën e bashkëngjitur si Aneksi II i këtij vendimi.
Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet dalja nga shtëpia/banesa për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.
Lejohet qarkullimi për personat fizikë në raste ku është rreptësishtë i domosdoshëm për t’u kujdesur për një ose më shumë të sëmurë, ose për një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara.
Ndalimi i qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre nuk zbatohet në raste të viktimave të dhunës familjare. Viktimave të dhunës familjare u lejohet të dalin nga shtëpive/banesave të tyre për të kërkuar strehim në një lokacion alternativ.
Ndalohet rreptësishtë dalja nga shtëpitë/banesat për çfarëdo arsye tjetër përveç për arsyet e lartcekura, duke përfshirë takime shoqërore, vizita familjare, etj.
- Për Komunat që janë në karantinë apo që do të vendosen në të ardhmen bazuar në rekomandimet e IKSHP-së, do të ndalohet hyrje-dalja nga Komunat përveç në këto raste:
Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer transportin e mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim. Përveç për kryerjen e transportit të mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, hyrje-dalja nga Komuna e nuk u lejohet operatorëve ekonomikë, as punëtorëve të tyre.
Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, për “stafin esencial” të këtyre institucioneve.
III. Gjatë qarkullimit të lejueshëm sipas përjashtimeve të parashikuara me pikat I dhe II më lart, personat fizikë obligohen:
të mbajnë të mbuluara gojën dhe hundën, përmes maskës, shallit, apo ndonjë mbulese tjetër;
në çdo kohë, të ruajnë distancë prej dy metrash nga persona të tjerë.
- Prej datës 14 prill, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Komuna përveçse ne disa raste te rralla:
Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:
- (1) qarkullimi i automjeteve për operatorët ekonomik dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim.
- (2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.
Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, lejohet qarkullimi i lirë i automjeteve për stafin esencial.
Lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneks këtij vendimi.
Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.
Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet lëvizja me automjet për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.
Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.
Ndalohet rreptësishtë dalja nga shtëpia/banesa për çfarëdo arsyeje tjetër përveç për arsyet e lartcekura.
Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri më 4 maj 2020. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi.
Ky vendim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të rishqyrtohet në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertët dhe ministritë e tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.
Ne do të ri-analizojë situatën epidemiologjike çdo ditë dhe në lidhje me secilën pikë dhe, pas konsultave paraprake, mund të ndryshojë, plotësojë apo shfuqizojë masat e përcaktuara.
You may like
-
Pal Lekaj reagon ndaj deklaratave të Durmishti për dosjen ku dyshohet të ketë abuzime
-
Struktura e shtëpisë Shehzade në Prizren
-
Druri si mjet për dizajnimin e banjove
-
A po zbehen kompetencat e AKP-së në asetet shoqërore, Ekzekutivi sjell projektligj me kritere të reja për të drejtën banesore
-
Iluzioni optik që e bën kafenenë të duket sikur film vizatimor (FOTO)
-
Një kuzhinë moderne me zbukurime nga bakri dhe çeliku
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login