Aktuale
ATK-ja ka hapur aplikimin për përfitim nga Pako Fiskale Emergjente
Published
5 years agoon
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.
Përgatitjet dhe implementimin e këtij plani ATK ka thënë se e ka marrur duke u bazuar në Vendimin e MInistrit të Financave dhe Transfereve, më datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.
Aplikimi për përfitim nga kjo pako mund të bëhet sipas udhëzimeve që jepen në linqet në vijim:
Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:
Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve – http://www.atk-ks.org/wp-content/…/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe
Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë – http://www.atk-ks.org/wp-cont…/…/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf
Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.
Njoftimi i plotë i ATK-së
Përfito nga Pakoja Fiskale Emergjente!
Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako.
Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.
Për përfituesit nga Masa 3a; 8 dhe 14, punëdhënësit, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve”, të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK, si dhe për të punësuarit e rinj (masa 14) duhet të bashkëngjisin kontratën e punës. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat e punëtorëve.
Për qëllime të përfitimit sipas Masës 3a; 8 dhe 14, duhet të keni parasysh identifikimin e të punësuarve, si:
- Punëtor aktiv – nënkupton punëtorin i cili është në marrëdhënie pune të vazhdueshme në biznes, mirëpo, për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore, punëdhënësi nuk ka arritur t’ia paguaj pagën. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “A”. Ky i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
- Punëtor jo-aktiv – nënkupton punëtorin i cili është larguar nga puna si rezultat i rënies së aktivitetit të ndërmarrjes për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “B”. Ky ish i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
- Punëtor i ri – nënkupton punëtorin e regjistruar gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, me kontratë pune së paku një (1) vjeçare, të nënshkruar pas datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Kosovë. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “C”.
Përfituesit nga Masa 3b, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të qirasë”, si dhe të bashkëngjisin listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.
Përmes formularëve të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë për vështirësitë financiare duhet të deklarojnë se veprimtaria e tyre është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:
Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve – http://www.atk-ks.org/wp-content/…/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe
Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë – http://www.atk-ks.org/wp-cont…/…/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf
ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!
You may like
-
Pal Lekaj reagon ndaj deklaratave të Durmishti për dosjen ku dyshohet të ketë abuzime
-
Struktura e shtëpisë Shehzade në Prizren
-
Druri si mjet për dizajnimin e banjove
-
A po zbehen kompetencat e AKP-së në asetet shoqërore, Ekzekutivi sjell projektligj me kritere të reja për të drejtën banesore
-
Iluzioni optik që e bën kafenenë të duket sikur film vizatimor (FOTO)
-
Një kuzhinë moderne me zbukurime nga bakri dhe çeliku
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login