Connect with us

Infrastrukturë

Haradinaj numëron në Kuvend projektet infrastrukturore të anuluara nga qeveria

Published

on

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur kundërshtimin e tij për largimin e tërësishëm të disa projekteve infrastrukturore dhe uljen e buxhetit në disa projekte tjera, nga Qeveria e Kosovës, projekte të cilat ishin planifikuar nga qeverisja e kaluar.

Ai numëroi këto projekte në senacën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet votimi projektbuxhetit për vitin 2020, raporton Ndërtimi.info.

Haradinaj ka thënë se dy projektet kryesore për komunën e Obiliqt janë larguar, ai për Termocentralin “Kosova B” dhe projekti në vlerë 230 mijë euro, për fshatin Shipitullë dhe Hade, raporton Ndërtimi.info.

“Qarkorja e rrethit në Gjakovë 800 mijë euro, rruga Gjakovë – Dollc ka qenë i paraparë 4 milionë euro, për Stadiumi i Gjakovës i keni lënë 200 mijë, i paraparë 9 milionë eurro. Pak ka komuna qe nuk janë largu mjetet, pak projekti ka që nuk janë largu tërësisht”, ka thënë. Haradinaj

Ai po ashtu ka theksuar se vlera për zgjerimin e rrugës aktuale, si zëvendësim i projektit të Autostradës së Dukagjinit, do të jetë më i lartë sesa i buxheti qe ishte planfikuar për këtë autostradë. Sipas tij kjo do të ndodhë duke përfshirë shpronësimet për projektin e zgjerimit të rrugës. Haradinaj ka permendur edhe Rahovecin, Klinën, Suahrekën e komuna tjera, që u janë larguar projekte.

Sipas deputetit Haradinaj, kryeministri Albin Kurti ka rënë në lajthitje. “Krejt kjo na bën me besu që kjo qeveri më së paku e ka hall jetën e qytetarëve. Kryeministri ka rënë në lajthitje prej ministrave të caktuar që ia kanë largu projektet”, tha ai.

Sipas tij, ky buxhet i planifikur për miratim, është buxhet i hajnisë.

Ndërsa, nga ana tjetër, deputetja në pozitë Mimoza Kusari-Lila duke ju drejtuar Daut Haradinajt tha se qeveria Haradinaj për dallim nga viti 2019 Komunës së Gjakovës ia ka shkurtuar buxhetin për 19 milionë euro.

“Qeveria Haradinaj prej vitit 2017 në vitin 2019 Komunës së Gjakovës ja ka hjekur 19 milionë euro, në mesin e tyre edhe projektet që po kërkon me i kthy”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndër të tjera ajo ka thënë se qeveria Kurti nuk i ka anuluar ato projekte të përmendura nga Haradinaj.

Ajo për projektin e qarkores dhe hyrje-daljes së Pejës dhe Prizrenit tha se ka qenë me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim 23 milionë euro dhe me ardhjen e Adrian Gjinit në pozitën e kryetarit të Gjakovës është larguar nga BERZH dhe është vendosur në buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës për arsye “me e qit tenderin vet”.

“ E arsyet për me qit tenderin vet e jo Banka Evropiane i dini ju e jo unë”, shtoi Kusari-Lila.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending