Connect with us

Aktuale

KDI-ja thotë se për Autostradën e Dukagjinit s’është bërë analizë e fizibilitetit

Published

on

Në lidhje me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit nuk është bërë një studim fizibiliteti apo një analizë e kosotove dhe benefiteve. Kështu ka konkluduar KDI në analizën “Rruga e Dukagjinit – Autostradë apo zgjerimi i rrugës ekzistuese”, raporton Ndërtimi.info.

Sipas KDI ndërtimi i Autostradës se Dukagjinit nuk është paraparë në dokumentet strategjike, si Strategjia Kombëtare e Zhvillimit apo Plani i Qeverisë së Kosovës 2017-2019. Në analizën e këtij projekti, KDI thekson se dokumentet strategjike mbështesin vetëm rikonstruktimin e rrugës ekzistuese.

Tutje, është nënvizuar se investimi në këtë projekt do të mund të ndikonte negativisht në fushat tjera prioritare të parapara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, pasi do të kufizonte mundësinë e alokimit të buxhetit në katër vitet e ardhshme në prioritetet kyçe si sundimi i ligjit, arsimi, shëndetësia apo punësimi.

Gjatë diskutimit të gjetjeve të KDI, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit, Betim Reçica duke arsyetuar projektin e kësaj autostrade tha se ekziston studimi i fizibilitetit.

“Nuk isha lëshu me thonë se nuk ka studim fizibiliteti sepse ka. Autostradat nuk duhet me i pa autostradat në kontestin tash për tash, por për të ardhmen. Ministria thekson se do të jetë me autostradë me katër korsi dhe një shirit ndihmës dhe me standardet do të jenë evropiane”, tha ai.

Në anën tjetër deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Ali Berisha, tha se zgjerimi i rrugës ekzistuese nuk është zgjidhje e qëndrueshme.

“Tani diskutohet për ndërrim, besoj është qëndrim i vonuar dhe besoj se nuk duhet ta tjetërsojmë vendimin për Autostradën e Dukagjinit. Sot qarkullimi në atë zonë prej Istigut në Prizren, mund të matet me irë të tëra. Është kushtueshme dhe është e planifikuar me buxhet. Zgjerimi i rrugës ekzistuese nuk është zgjidhje sepse nuk është i qëndrueshëm, duke thënë se pas një kohe do të lind nevoja prapë për një autostrada të tillë”, u shpreh ai.

Duke marrë parasysh dëmtimin e mundshëm të mjedisit, deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Hajrullah Çeku deklaroi se nuk është llogaritur ndikimi i këtij projekti në mjedis, derisa theksoi se nëse një miliardë euro të këtij projekti do të ishte më mirë të investohen në zhvillim të turizmit në zonën e Dukagjinit.

Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha potencoi se duhet të bëhet një studim i mirëfilltë fizibiliteti dhe të mos politizohet ky projekt.

Ndërkaq, vendimin për ndërtimin e Autostradës se Dukagjinit, Qeveria e Kosovës e kishte marrë në vitin 2018, me kosoto rreth një miliard euro apo afërsisht sa 50 për qind e buxhtetit vjetor të Kosovës.

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending