Connect with us

Infrastrukturë

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës: Kërkesa për anulimin e tenderit të Autostradës së Gjilanit s’ka argument ligjor

Published

on

Derisa Zyra e Kryeministrit ka rekomanduar anulimin e tenderit për Autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, me vlerë 110 milionë euro, kjo është refuzuar nga Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, dikaster (MI) që dikur udhëhiqej nga Pal Lekaj.

Sekretari i MIA Betim Reçica, nuk e ka pritur afatin e fundit që ministri i kësaj ministrie ia ka dhënë në dispozicion për të anuluar tenderin për Autostradën e Gjilanit, duke ia refuzuar menjëherë kërkesën ministrit Abdixhiku.

Reçica në Interaktiv të KTV-së, tha se nga Abdixhiku, prej ditës së parë kanë marrë letra të anulohet ky tender.

“Paraprakisht, është mirë të shikohen bazat juridike se si funksionojnë edhe sekretarët. Në bazë të kërkesave të tij, u kemi treguar se ky tender s’dallon nga asnjë tjetër”, tha ai.

Reçica, tha se “nuk ka logjikë nëse një projekt fillon, mbetet në gjysmë dhe nuk përfundon në afat të mirëfilltë”.

“Shkresa e Abdixhikut, njerëz jo kompetentë janë gjendur në atë takim, e dyta, s’kemi qenë të njoftuar për atë takim. Është mandatore që ne të njoftohemi”, u shpreh ai.

Nga ajo shkresë për anulimin e tenderit, tha Reçica, “nuk ka argument ligjor e as nuk është përfillur baza”.

Betim Reçica, sekretar në MIA tha se “jo pse s’duam ta zbatojmë kërkesën e Abdixhikut, por është dashur të veprohet ndryshe lidhur me këtë tender”.

Reçica, thotë se ky tender s’bën të anulohet.

“Kjo autostradë, e kanë vlerësuar edhe ekspertët jo vetëm ne, është në dobi të shtetit”, tha ai.

Në përgjigjen refuzuese të Reçicës është thënë mes tjerash se aktiviteti i prokurorimit është në përputhje të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Ligjin mbi Financat Publike, dhe se anulimi i tenderit do të cenonte seriozisht buxhetin e Kosovës.

Tenderi, ishte proceduar dy javë para se qeveria e re ta merrte mandatin. Ndonëse vlera e paraparë e projektit është mbi 100 milionë euro, paratë, siç e kërkon Ligji i prokurimit publik, nuk ishin zotuar. Kjo është arsyeja kryesore që, sipas Zyrës së Kryeministrit, këtë procedurë e bën të paligjshme.

Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, përmes opinionit ligjor që e ka përfunduar ditën e premte, ka konstatuar se ishte e jashtëligjshme hapja e tenderit të Autostradës së Gjilanit.

Pasi ka pranuar opinionin ligjor, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka bërë shkresë sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica. I ka dhënë afat deri të martën që ta anulojë këtë tender. Sekretari i kësaj ministrie, Betim Reçica, ka konsideruar se “Abdixhiku ka bërë presion për këtë tender”. Rrjedhimisht, ai e ka refuzuar rekomandimin e ZKM-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending