Connect with us

Infrastrukturë

Dorëhiqet drejtoresha e tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Ka dhënë dorëheqja drejtoresha e Zyrës se Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmira Bllaca.

Bllaca ka udhëhequr me Zyrën e Prokurimit në MI për gati 1 vit e gjysmë. Ishte zgjedhur drejtoreshë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj.

Disa ditë pasi është ndërruar Qeveria, Bllaca është dorëhequr.

Një informatë e tillë është konfirmuar nga burime të ndryshme në MI.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, duke e konfirmuar rastin, i ka thënë Kohës Ditore se ai do të punojë me të gjithë ata që e respektojnë ligjin por nuk ka komentuar dorëheqjen e Bllacës.

“Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të punojmë me individ të përkushtuar, që qëndrojnë në ministri e që respektojnë ligjin dhe vullnetin për të punuar mbarë e mirë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë Bllacën por ajo ka qenë e pa qasshme.

Brenda dy viteve Bllaca është larguar për të dytën herë nga pozita e drejtoreshës se prokurimit në dy institucione të ndryshme.

Ajo ka qenë shefe e prokurimit në Policinë e Kosovës. Në mënyrë kundërthënëse ishte zgjedhur në këtë pozitë në kohën kur drejtor i Policisë se Kosovës ishte Shpend Maxhuni. Pasi drejtor i këtij institucioni ishte bërë Rashit Qalaj, Bllaca pas disa javësh ishte larguar nga Policia e Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi

Published

on

Shtëpia e Adem Aga Gjonit paraqet një ndër shembujt më karakteristik të arkitekturës tradicionale të shek. XVIII, ku krijimtaria artistike e mjeshtërve prezantohet në trajtë të përkryer.

Ky aset i veçantë po restaurohet në mënyrë që vlerat e saj të vazhdojnë të ruhen e prezantohen edhe për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending