Connect with us

Infrastrukturë

16 orë në ditë punojnë punëtorët e KEK-ut, po humbasin vitet e tyre ndaj kimikateve!

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Nexhat LLumnica gjatë një debati ka komentuar kushtet e punës në të cilat punojnë punëtorët e kësaj ndërrmarje gjigante.

“Punëtorët e KEK-ut mendojnë që po fitojnë më shumë duke punuar nga 16 ore në ditë, por në fund ata po humbin vite të jetët së tyre për shak të mungesës së mbrojtjes dhe ekspozimit ndaj kimikateve”, deklaroi Llumnica.

Gjate këtyre ditëve, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë për tërheqjen e mjeteve nga trusti

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protestë masive në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati gjoja se me parat e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.

Mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit, e konsideron si impakt pozitiv edhe në ekonominë vendëse.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto mjete të tërhiqen për arsye se gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë të pastë pandemisë. Faktikisht, gjendja është jo e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo tërheqje do t’i ndihmon jo vetëm punëtorëve të KEK-ut, jo vetëm punëtorëve të Kosovës, por do t’i ndihmon edhe bizneset e Kosovës edhe familjarët të cilët prekën drejtpërdrejtë nga kjo tërheqje”, tha Llumnica.

“Kemi pa disa arsyetime ku thuhet se nuk kanë studentët, pensionistët, ne kemi familje edhe pensionistë edhe studentë që ndihmohen në një farë forme edhe ata prej tërheqjes së këtyre mjeteve dhe arsyetimet e Qeverisë, të Ministrit të financave, janë pothuajse ofenduese për punëtorët ku thuhet se “po t’u jepet Trusti do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.

“Është ofendim për arsye se i konsideron qytetarët që nuk din t’i shpenzojnë mjetet e tyre, pra punëtoret dhe ai gjoja se po na i runë këto mjete. Në rast se është bërë fortë merak të na i ruaj këto mjete ka forma dhe opsione që ne mund të u jepim se si të ruhen mjetet dhe si të kthehen ato”, u shpreh ai./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat tenderuese për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Por, para se të hapej ky tender është bërë projekti sesi duhet të jetë ky nënkalim. Demokracia.com ka gjetur se projekti është bërë duke u shkelur Ligji i Prokurimit Publik.

Nënkalimi që doli këto ditë në tender parashihet të kushtojë 6 milionë euro. Tenderi është hapur të hënën dhe kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj, pra në një afat shumë të shkurtër për projekte të mëdha, shkruan Demokracia.com

Për tenderin e këtij projekti ka shkruar sot në rrjetin social edhe kryetari Përparim Rama, por ai e ka fshehur se kush është projektuesi.

“Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩 🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.”, ka shkruar Rama, duke ilustruar edhe fotografi sesi do të duket projekti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të shtrenjtohen

Published

on

Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore.

Por ky çmim a është në raport të kërkesës për këtë treg? Për SCAN ndërtuesi Artur Roshi ka thënë se kosto për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet.

“Kosto varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund ta marrësh dhe ta shesësh 2-fish, sepse ndërtimi nuk është thjesht tregti, aq më tepër kur flasim për njësi të sipërfaqes, që do të thotë se milionat aty janë të shumta.

Është mekanizmi i ekonomisë së tregut që duhet të funksionojë në bazë të kërkesë-ofertës”- thotë ndërtuesi dhe inxhinieri Artur Roshi.

Ndërsa Armand Shkembi, administrator i një agjencie imobiliare thotë se çmimet janë rritur fiktivisht, por pritshmëritë sipas tij janë për ulje të çmimeve në vitet 2025-2026

“Fundi i Bulevardit-Paskuqan është në çmimet 900-1000 euro/metër, ndërsa të tjerat madje dhe zona e Astirit që ka qënë 1000, ka shkuar 1200-1300/metër. Pra sa më afër qendrës, “qielli’’ është limiti.

Nga Durrësi e Shëngjini është 1300-1500 m2,  Dhërmiu fillon nga 2500- 4500 euro metri katror”- thotë Shkembi. Sa i takon sigurisë, Roshi dhe Shkembi kanë thënë se me përmirësimin e legjislacionit cilësia është rritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending