Connect with us

Aktuale

​BB: Rënia ekonomike mund të vazhdojë për disa kohë në rajon

Published

on

Banka Botërore ka paraparë që pasojat ekonomike të pandemisë shëndetësore do të zgjatin për një kohë të konsiderueshme në të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe në këtë mënyrë, pushimet nga puna do të jenë të pashmangshme, sidomos në sektorët e rëndësishëm që janë prekur nga kjo goditje, si turizmi, tregtia ose transporti.

Megjithatë, BB thekson se duke pasur parasysh natyrën kalimtare të goditjes nga COVID-19, mbajtja e punonjësve në punë do t’ua bëjë më të lehtë firmave të rimëkëmben nga kriza ekonomike pasuese, siç dëshmoi edhe kriza e mëparshme e vitit 2008.

Banka Botërore ka publikuar raportin “Ndikimi social-ekonomik i COVID-19, kunërpërgjigjet e mbrojtjes sociale ndaj krizës së Covid-19 në Ballkanin Perëndimor “, ku përshkruan alternativat afatshkurtra dhe afatmesme për mbështetjen ekonomike të familjeve gjatë pandemisë dhe periudhës pasardhëse të rimëkëmbjes ekonomike.

“Pasojat ekonomike të pandemisë shëndetësore do të zgjatin për një kohë të konsiderueshme, kësisoj, është e nevojshme që të caktohet përparësi mes ndërhyrjeve si midis programeve, ashtu edhe në kohë. Edhe pse mund të jetë tunduese të përdoret e gjithë artileria e rëndë fiskale në fillim të pandemisë, është me rëndësi që të ruhet një lloj hapësire fiskale për të mbështetur rimëkëmbjen e gjatë ekonomike. Për mbrojtjen sociale, i duhet dhënë përparësi aftësisë për të financuar një fond të zgjeruar kursimi për varfërinë, që është bastioni i fundit që parandalon familjet e varfra të bien në varfëri të skajshme. Konceptimi dhe legjislacioni i programit të sigurimeve shoqërore mund të ndryshohet gjithashtu për të ruajtur aftësinë e financimit të rritjeve të konsiderueshme të aplikimeve të papunësisë në periudhën afatmesme. Paralelisht, me heqjen e kufizimeve të punësimit, programet e punësimit që synojnë të mbështetin rikthimin në tregun e punës duhen përmirësuar e zgjeruar po ashtu. Në periudhën afatmesme, do të jetë me rëndësi që të vazhdohet mbështetja për programet kundër varfërisë dhe t’u ofrohet përkrahje të papunëve. Gjithashtu, duhen zgjeruar Programet Aktive të Tregut të Punës, pasi kërkesa për punë do të ketë zhvendosje midis sektorëve dhe shumë punonjësve do t’u duhet të ritrajnohen e të mbështeten për të gjetur punësim të ri. • Është e qartë që duhen bërë kompromise financiare midis programeve dhe në kohë dhe duhen caktuar përparësi për shpenzimet. Do të jetë me rëndësi të përmirësohet veprimi i përqendruar, ndërkohë që garantohet financimi afatgjatë i mbrojtjes sociale, si dhe të kufizohet kohëzgjatja e programeve të subvencionimit të pagave, që janë të kushtueshme. Kriza nuk do të shkaktojë vetëm lëvizje masive në punë dhe jashtë saj, por duke i prekur në mënyrë të ndryshme sektorët, do të çojë edhe në rishpërndarjen e punëve dhe aktiviteteve ekonomike midis sektorëve. Vendet e punës që njerëzit humbën nuk do të jenë domosdoshmërisht të njëjtat që do t’u vihen në dispozicion dhe do të jetë e nevojshme të intensifikohen programet aktive të tregut të punës (PATP) për të ritrajnuar shumë punëkërkues e për t’i ndihmuar të gjejnë punë në sektorët e rinj “, thuhet në raport.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending