Connect with us

Aktuale

Zvarritja e tenderit lë pa ujë 15 fshatra të Dragashit qe disa vjet

Published

on

Një lojë ping-pongu mes Komunës së Dragashit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit ka lënë pa ujë 15 fshatra të Dragashit qe disa vjet, sipas organizatës INPO.

Albulena Nrecaj nga kjo organizatë, në Express Intervistën në KTV ka thënë se komuna e Dragashit kishte nisur tenderin për furnizim me ujë të pijes për komunën në vitin 2010. Sipas saj, nga viti 2016 komuna s’ka arritur ta finalizojë aktivitetin e prokurimit për të lidhur kontratë me ndonjë operator për të vazhduar punët në ndërtimin e sistemit për 15 fshatra.

Ajo ka thënë se si komuna ashtu edhe OSHP-ja përmes shkeljeve të shumta kanë lënë qytetarët e 15 fshatrave të Dragashit pa ujë qe shumë vjet.

“Kemi gjetur se problematika e këtij tenderi ka filluar më 2016, kur komuna kishte iniciuar aktivitet të prokurimit për vazhdim të punimit, në kontratë prej 400 mijë eurosh, po ashtu që ishte atakuar me ankesa të vazhdueshme dhe s’kishte arritur të finalizohej. Komuna kishte anuluar këtë tender pavarësisht se kishte vepruar kundër vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit që kishte obliguar që tenderi të kthehet në rivlerësim, pasi s’ishte bërë në mënyrë të duhur. Komuna s’kishte zbatuar këto tri vendime dhe një urdhëresë dhe e anuloi. Pas ankesave për anulim, komuna ishte arsyetuar se është obliguar të anulonte sepse mjetet financiare për këtë tender Ministria e Financave ia kishte tërhequr në fund të vitit, sipas rregullit. Më 2016, këtu fillon saga, apo loja e ping-pongut. Komuna kishte bërë shkelje edhe gjatë hartimit të dosjes së tenderit, ku nuk ka kërkuar në mënyrë profesionale përmbushjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të operatorëve ekonomikë. Këto ishin pikat kryesore që u bënë pika ankimimi në OSHP. OSHP-ja ka vendosur sipas rregullit dhe procedurave ligjore, por konsiderojmë se ishte në dëm të interesit publik zvarritja e prokurimit. Kemi rekomanduar që OSHP në seancën e tretë për prokurimin e vitit 2017 të trajtojë si çështje të gjykuar më parë dhe të marrë vendim për anulim të tenderëve pasi ankesat në seancën e tretë dhe përgjigjet e komunës ishin të njëjta”, ka shpjeguar Nrecaj.

Ajo ka thënë se kanë rekomanduar që OSHP-ja të marrë vendim të prerë për çështjen dhe të anulonte tenderin për ta rikthyer në ritenderim. Ka shpjeguar po ashtu se një operator ekonomik ishte ankua në të gjitha fazat e prokurimit. Sipas OSHP-së ai kishte plotësuar të gjitha kërkesat, por komuna e kishte shpallur të papërgjegjshëm dhe të pasuksesshëm duke u arsyetuar se ka pasur çmim më të shtrenjtë të ofertës.

Sipas Nrecajt, këto “lojëra ping-pongu” tregojnë gjendjen reale se si bëhet prokurimi në Kosovë.

“Natyra e këtyre lloje të tenderëve, sidomos në vlerat milionëshe, kjo lojë e ping-pongut mes OSHP-së dhe komunës për të mos i dhënë epilog tenderit realisht tregon gjendjen se si bëhet prokurimi në Kosovë”, ka thënë ajo.

Nrecaj ka thënë se kanë gjetur shkelje edhe në punën e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“KRPP-së nuk ka luajtur rolin e saj dhe ka bërë ikje nga përgjegjësia lidhur me tenderin. Sipas ligjit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik mbikëqyr dhe ruan zbatimin e ligjit për prokurim. Për këtë konsiderojmë se është dashur të angazhohet e të merret siç është i obliguar. S’ka bërë asnjë monitorim e s’ka nxjerrë asnjë raport apo opinion. Kemi gjetur se KRPP ka bërë shkelje tjetër që ka të bëjë me mostrajtimin e kërkesë së OSHP-së për anulimin e certifikatës së prokurimit të zyrtarit të prokurimit në komunën e Dragashit, për arsye të moszbatimit të vendimeve të OSHP-së. Këtu kemi gjetur se KRPP s’ka pranuar ta trajtojë çështjen, apo është arsyetuar se s’dëshiron të përzihet apo interferojë në çështjet e drejtësisë pasi është njoftuar se departamenti për krime ekonomike në Prizren po heton rrjedhjen e ngjarjeve. Konsiderojmë se me këtë vendim ka bërë shkelje ligjore dhe ka ikur nga përgjegjësia e kompetenca e saj për të vendosur nëse një zyrtar ka bërë shkelje të vazhdueshme apo jo”, ka përfunduar ajo./KOHA/

Aktuale

Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut

Published

on

Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik të Italisë është hapur më 18.04.2024.

Kosova në edicionin e 60-të të Bienales së Venedikut prezantohet me instalacionin “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të Doruntina Kastratit me kuratore Erëmira Krasniqin.

Stafi i Pavijonit të Kosovës ka bërë të ditur se instalacioni shpalos pabarazitë në vendin e punës tek gratë dhe pasojat fizike të kësaj pune.

Instalacioni paraqet katër objekte skulpturore, dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e ëmbëlsirave dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjikale në gjunjë. Instalacioni shoqërohet nga një projekt zanor i kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker.Në hapje të Pavijonit të Kosovës, përveç stafit prezantues nga Kosova, sipas njoftimit mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, e cila siç thuhet në njoftim, mbajti edhe një fjalë rasti.

Ndërsa komisionerja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Hana Halilaj, citohet të ketë thënë se sivjet Kosova prezantohet me një instalacion skulpturor nga artistja Doruntina Kastrati. “Edicioni i gjashtë i përfaqësimit të Kosovës shpërfaq hapësirat e punës dhe problemet që ato paraqesin në shoqëritë bashkëkohore”- citohet të ketë thënë Halilaj.Nga një fjalë rasti mbajtën edhe autorja e instalacionit, Doruntina Kastrati dhe kuratorja Erëmira Krasniqi.

Sipas njoftimit të Pavijonit të Kosovës, me rastin e hapjes së Pavijonit është promovuar dhe është shpërndarë edhe një botim i bazuar në hulumtime, ku prezantohen tri histori gojore me ish-punonjës të fabrikës së sallamit.

Pavijoni i Kosovës këtë vit është vendosur në “Museo Storico Navale della Marina Militare” në Venedik -Itali.

ienalja e Venediku do të qëndrojë e hapur deri më 24.11.2024.

Në vitin 2013, Kosova për herë të parë u prezantua në Bienalen e Venedikut me Petrit Halilajn, pastaj më 2015 me Flaka Halitin, më 2017 nga Sislej Xhafa, me Alban Mujën më 2019 dhe Jakup Ferrin më 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Trending