Connect with us

Trashëgimia Kulturore

“Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore?” mbahet më 28 Shtator në Kino Lumbardhi Prizren

Published

on

Konferenca “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?” do të mbahet më 28 Shtator në Kino Lumbardhi, Prizren duke filluar nga ora 10.00.

EC Ma Ndryshe, në kuadër të projekteve “Hartëzimi i Turizmit Rural në Kosovë – Rajoni Jug” dhe “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës”, është përkushtuar të kontribuojë në dokumentimin, mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të rajonit jug, duke përfshirë komunat: Prizren, Rahovec, Mamushë, Dragash, Suharekë dhe Malishevë.

Projektet janë ideuar në atë mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin e institucioneve vendore dhe qendrore për konceptin ende të pazhvilluar dhe të pa eksploruar tërësisht të turizmit rural në njërën anë, dhe atë të promovimit të trashëgimisë shpirtërore në anën tjetër, si faktor të qëndrueshëm që ofrojnë edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Përmes transferimit të njohurive dhe aftësive mbi hartëzimin e trashëgimisë kulturore tek të rinjtë të komuniteteve me prejardhje të ndryshme etnike nga rajoni jugor i Kosovës, kërkimin gjithëpërfshirës në terren dhe realizimin e një sërë aktivitetesh dhe nismash të tjera, projekti “Hartëzimi i Turizmit Rural në Kosovë – Rajoni Jug” ka synuar dokumentimin dhe hartëzimin e aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore me potencial turistik rural, që janë të përfshira në platformën e turizmit rural “Kosovo Rural Tourism”. Ndërsa, projekti “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës” është vazhdimësi e përpjekjeve të EC në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, duke synuar më saktësisht ruajtjen e zanatit të punimit të dollamave dhe promovimit e transferimit të njohurive permes trajnimeve te grave dhe vajzave te komuniteteve me prejardhje të ndryshme etnike nga rajoni jugor i Kosovës.

Për të diskutuar hapur lidhur me mundësitë, potencialet dhe nevojën e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, në këtë aktivtet do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve, profesionist nga lëmia e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ambasadave që veprojnë në Kosovë, të biznesve, mediave lokale dhe qendrore./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending