Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet rruga prej gurësh, sekret 1300 vjeçar

Published

on

Arkeologët thanë se fundmi se kanë zbuluar një sekret 1,300-vjeçar të fiseve Maja falë teknologjisë moderne që mund të ekspozojë një aspekt të ri të shoqërisë së lashtë të panjohur më parë.

Zbulimi u bënë Coba, një nga qytetet e lashta më të mëdha në botë dhe tregon sesi civilizimet lidheshin me fqinjët e tyre më të vegjël e më të izoluar për të avnacuar kundër perandorisë në rritje Çiçen Itza.

Ekspertët e Universitetit të Miami, të drejtuar nga Traci Ardren, kryen studimin e një rruge guri prej 62-milesh që lidhte qytetet e lashtë të Coba e Yuxana 13 shekuj më parë me teknologjinë lazer LIDAR. Duke dislokuar rrezet nga avionë në fluturim të ulët ata matën masën e largësisë së sinjaleve për të krijuar një hartë 3D të tipareve të fshehura nga ndryshimi i relievit dhe bimësia.

Studimi i kryer nga viti 2014 deri në 2017, identifikoi 8,000 të mbuluara nga bimësia, dhe ndryshimet e ndryshme në gjerësinë e rrugës.

Rruga prej 8 metrash e gjerë nuk ishte në një linjë të drejtë siç supozohej prej viteve 1930-të, kur ishte matur me metër dhe busull.

Dr Ardren thotë në raportin e saj: “Teknologia LIDAR na lejoi të kuptojmë shumë detaje të panjohura për rrugën, dhe qytete e qyteza përgjatë saj. Kjo rrugë nuk lidhte vetëm Coba e Yaxuna por mijëra njerëz të tjerë që jetonin në rajonet ndërmjet dy qendrave”.

Grupi beson se rruga është ndërtuar nga bastioni në Coba në luftën me pushtet me fuqinë në gritje të Çiçen Itza në shekullin e tetë.

Dr Ardren shton më tej: “Unë mendoj se ndërtimi rrugës është motivuar nga rritja e Çiçen Itza dhe aleatëve të tyre. Rruga u ndërtua para vitit 700, kur Coba po shtynte para për t’u zgjeruar. Ajo përpiqet të ruajë pushtetin e saj dhe me ngritjen e Çiçen Itza, ajo ka nevojë për një bastion force në qendër të gadishullit. Pra rruga është një nga tentativat e fundit të Coba për të ruajtur pushtetin e saj”, shkruan TCH.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Kosova konsiderohet vend i veçantë në fushën e arkeologjisë në Ballkan

Published

on

Shteti i Kosovës vazhdon të avancojë në fushën e arkeologjisë dhe si i tillë po konsiderohet si vend i prodhimtarisë në këtë fushë.

Njohës dhe studiues ndërkombëtarë, veçuan Kosovën si vend i posaçëm në fushën arkeologjike, duke filluar nga e kaluara historike që ka kaluar ky vend.

Në konferencën Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”, studiues vendor thanë se në Kosovë mund të shpalosen në mënyrë të vazhdueshme rezistencën e lartë historike të popujve që jetojnë në këtë hapësirë.

Ushtruesja e detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Luljeta Plakolli-Kasumi, tha se bashkëpunimi i UP-së me studiues nga Shqipëria daton që nga viti 2002.

“Organizimi i kësaj konferencë akademike-shkencore, është fryt i një bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës me ato perëndimore në fushën e studimeve arkeologjike. Sa i përket Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimi zë fill që në vitin 2002 dhe 2004 në Apoloni, ku studentët e UP-së, kishin mundësi të përfitojnë nga trajnimet në terren në kuadër të projekteve arkeologjike që zhvilloheshin atje dhe iu mundësua të vazhdojnë studimet e specialozuara në fushën e arkeologjisë në shumë vende të botës”.

Profesori universitar njëherësh deputet i VV-së, Ardian Gola, tha se prodhimtaria arkeologjike në Kosovë është shumë e madhe, e që shërben sipas tij, edhe për vizita nga qytetarët anekënd botës.

“Për shtetin e Kosovës, prodhimtaria në fushën arkeologjike është në interes të shumëfishtë, duke filluar me interesin historik me ç’rast kemi të bëjmë me një fushë që na shpalos në mënyrë të vazhdueshme rezistencën e lartë historike të popujve që jetojnë në këtë hapësirë”.

“Kosova si një kompleks arkeologjik me lokalitete të shumta arkeologjike që i ka, është një lloj parajse për shumë studiues e hulumtues, pavarësisht prej nga vijnë dhe është edhe me interes turistik, për shkak se mund të shërbejnë për vizita nga qytetarët anekënd botës”, tha Gola.

Christophe Goddard, studiues francez, tha se bashkëpunimi është shtyrë nga kolegë nga Shqipëria.

Madje ai e veçojë Kosovën si vend i posaçëm në fushën arkeologjike.

“Kjo ide ka nisur para ca vitesh ku kolegë tjerë francez, jemi bërë bashkë në këtë rrjet të hulumtimit dhe që të publikohen gjetjet që janë bërë në këto qytete. Më tej, ky bashkëpunim është shtyrë edhe me kolegë nga Shqipëria dhe e kanë zgjeruar në masë të madhe këtë rrjet”, tha ai./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trashëgimia

Shqipëria merr 40 milionë euro kredi për zhvillim të turizmit dhe infrastrukturës, një pjesë destinohet për renovimin e kishave dhe manastireve në Voskopojë

Published

on

Dy kisha dhe dy manastire, pjesë e trashëgimisë kulturore në zonën e Voskopojës, do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve me qëllim përmirësimin e potencialit turistik të tyre.

Kredia e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e dedikuar për projektin mundësimi i turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me vlerë 40 milionë euro, ka të përfshirë në listën e ndërhyrjeve edhe këtë kontratë nën emërtimin “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë”.

Më në detaj parashikohen ndërhyrje në Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, Kisha e Shën Mëhillit, Manastiri i Vithkuqit dhe Kisha e Shën Mërisë.

Institucioni i ngarkuar me prokurimet dhe pjesën e kontraktimit të zbatimit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pak ditë më parë ky i fundit në sistemin e BERZH njoftoi për çeljen e tenderit. Procedura do të jetë me një fazë dhe subjektet e interesuar do të kenë afat deri në 13 dhjetor të këtij viti për të paraqitur interesin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se themelimi i Voskopojës daton në 1330, sipas arkivave të gjetura në Manastirin e Shën Prodhomit.

“Periudha më e madhe e zhvillimit të Voskopojës ishte në vitet 1760, gjatë së cilës Voskopoja ishte një qendër qytetërimi, akademi dhe biblioteka. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar gjithashtu 25 kisha (me afreske dhe piktura të veçanta). Shtatë prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot dhe të tërheqin shumë turistë.

Një nga atraksionet më të mëdha është Shën Prodhomi, i cili në fakt është një nga manastiret më të vjetra në Shqipëri. Ajo daton në shekullin e 14-të dhe nga të dhënat që është kodifikuar që nga viti 1330” referuar smilealbania.gov.al.

Voskopoja mbetet një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të turizmit dhe pavarësisht se investimet në struktura akomodimi nuk ka munguar ku banoret kanë përshtatur banesat në funksion të turizmit ende ka vend për t’u rritur në shifra.

Operatorët turistikë vendas shprehen se marketimi i Voskopojës në të gjitha dimensionet turistike të saj mund të sillte të ardhura të konsiderueshme për rajonin ku bën pjesë.

“Promovimi bëhet nga qeveritë, por dhe nga bashkitë. Edhe këto e kanë të domosdoshme të hynë në tregjet rajonale për të garantuar zgjerimin e sezonit që ta shfrytëzojnë më gjatë.

Ne sot na promovohen zona të caktuara të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqisë. Shoqata e bashki që organizohen. Asnjë nga bashkitë shqiptare nuk bën promovim të rajoneve.

Nëse ne sot kemi një Voskopojë, ajo njihet vetëm në Shqipëri, por në vlerat dhe mundësitë që ka mund të bëhet vend pelegrinazhi për rumunët” do të shprehej në një intervistë për “Monitor” pak javë më parë turoperatori Besnik Vathi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Raporti: 122 monumente në Shqipëri nuk ekzistojnë më dhe 122 tjera janë shkatërruar plotësisht

Published

on

Të paktën 122 monumente nuk ekzistojnë më në vendin tonë dhe po kaq është numri i atyre që janë shkatërruar plotësisht.

Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me tematikën e menaxhimit të monumenteve të kulturës ndalet pikërisht në këtë aspekt, duke vënë theksin te nevoja për ndërhyrje në të tjerë monumente për t’i kthyer ato në gjendje më të mirë.

““Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve të kulturës nuk e kanë orientuar veprimtarinë e tyre në mënyrë efektive, me qëllimin final, mbrojtjen, miradministrimin, inventarizimin dhe vlerësimin e monumenteve në vendin tonë, me rezultatin e vetëm që 122 monumente nuk ekzistojnë, 122 monumente janë plotësisht të shkatërruara, 884 monumente në gjendje të pranueshme por kanë nevojë për restaurim, 745 objekte në gjendje të mirë dhe në nevojë për një mirëmbajtje të vazhdueshme, 98 objekte të tjetërsuara, si dhe 15 objekte pa kartelë.” vlerëson KLSH.

Duke u ndalur në këtë problematikë, audituesit nënvizojnë se kjo situatë është shkaktuar edhe nga një programim joefektiv i burimeve njerëzore dhe financiare në territor, sidomos sa i takon institucioneve të specializuara të ngarkuara me mbrojtjen dhe administrimin e këtyre monumenteve. Të njëjtën përgjegjësi adresohet se mban edhe Ministria e Kulturës, e cila qëndron në krye të tyre.

“Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës, si institucion politikëbërës nuk është angazhuar maksimalisht në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore, duke lënë sistemin kombëtar për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore pa Inspektoriat, çka do të thotë, pa pasur në dorë mundësinë e ndëshkimit ndaj atyre që abuzojnë, shkatërrojnë apo tjetërsojnë monumentet e kulturës” thuhet në auditim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se situata ka ardhur në mungesë të planeve (dokumenteve të planifikimit) të cilat duhet të harmonizojnë politikat makro të Ministrisë së Kulturës me politikat e institucioneve të tjera në nivel qendror dhe vendor.

Ndërhyrjet, sipas këtij institucioni në monumentet e kulturës, kanë qenë masive dhe të natyrave e varieteteve të ndryshme si për shembull, ndërtime të paautorizuara, zbatim projektesh në mos plotësim të kërkesave ligjore, pamundësia për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, bashkëpunimi i ulët ndërinstitucional, sidomos me institucionet e vetëqeverisjes vendore etj.

“Në këtë situatë nevojitet një ndërhyrje e vendosur dhe e koordinuar për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria jonë kombëtare” përmbyllin audituesit./Revista Monitor

Continue Reading

Trending