Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.
Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.
Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.
“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo./Media Ndërtimi
Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.
“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ky lokalitet në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.
Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.
Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.
“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi
Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.
Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.
Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi