Connect with us

Ambienti

Bashkimi Evropian dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve

Published

on

Për të mbështetur luftimin e prerjeve ilegale në Kosovë, programi i pylltarisë i FAO-s, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Suedia, i dorëzoi Agjencisë Pyjore të Kosovës pajisje të ndryshme terreni.

Gjashtë automjete pick-up me kamera dhe pajisje GPS të integruara për inspektime në pyje, pajisje GPS për mbledhjen e të dhënave në terren, kamera kurth dhe dylbi nate për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme pyjore iu dorëzuan Agjencisë në një ceremoni të organizuar në vendgjuetinë me rëndësi të veçantë “Blinaja”.

Në fjalimin e tij në këtë ceremoni, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Suedisë në Prishtinë dhe FAO-n për mbështetjen e Agjencisë Pyjore të Kosovës në adresimin e mangësive në kapacitetet njerëzore dhe teknike për luftimin e aktiviteteve ilegale në pyje.

“Paralelisht me avancimin e politikave dhe legjislacionit, rëndësi të veçantë ka sigurimi i mekanizmave logjistikë që ndihmojnë menaxhimin më të mirë të sektorit të pylltarisë. Pyjet mbulojnë mbi 40 për qind të territorit të Kosovës, prandaj janë pasuri kombëtare dhe duhet t’i mbrojmë, ndërsa vetë duhet të ndihemi vetëm si shfrytëzues të përkohshëm të këtyre pyjeve”, tha ministri Peci.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, përsëriti se mbrojtja e mjedisit, duke përfshirë menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore, duhet të jetë prioritet më i lartë i Qeverisë.

“Suedia e ka mbështetur sektorin e pylltarisë në Kosovë për shumë vite, mirëpo nuk kemi parë aq përparim, përkundër mbështetjes përmbajtësore nga Suedia, por edhe nga zyra e BE-së në Kosovë. Miratimi i ligjit të ri për pyjet dhe të strategjisë është parakusht për zbatimin me sukses të këtij Programi dhe për të arritur përparim në këtë sektor. Ne presim rezultate në këtë fushë, që është e një rëndësie vendimtare për menaxhimin në mënyrë të qëndrueshme të burimeve pyjore dhe për mbrojtjen e biodiversitetit”, tha ambasadori Westerlund.

Pas dorëzimit të automjeteve dhe pajisjeve, programi për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve do të organizojë aktivitete të ngritjes së kapaciteteve të personelit të Agjencisë Pyjore të Kosovës për përdorimin e duhur të këtyre pajisjeve./Media Ndërtimi

Ambienti

Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2

Published

on

NP “Termokos” gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 13.313 njësi banimi, 317 objekte banesore me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00m². Zgjerimi i rrjetit dhe përfshirja në furnizimin me ngrohje për mbi 13 mijë njësi banesore, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të alternativave tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas kalkulimeve kjo ka ndikuar, që të zvogëlohet emitimi i dioksidit të karbonit (CO2) për 58.000 ton përgjatë një sezoni ngrohës. Ndërkaq, ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2.

NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%.

Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GWh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Konventa e Bernës do të monitorojë projektin e Skavicës për shkelje të mundshme, shpresë për lumin e Drinit të Zi dhe speciet e rrezikuara

Published

on

Konventa e Bernës*, në mbledhjen e saj të prillit ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:

– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj, shkruan Monitor.al

– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.

– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.

– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,

– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.

Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Continue Reading

Ambienti

Sheffield, qyteti me më shumë pemë në Europë

Published

on

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending