Connect with us

Infrastrukturë

Volvo po teston mundësitë e teknologjisë së hidrogjenit për zgjidhjen e sfidës së dekarbonizimit

Published

on

Volvo CE ka filluar testimin e prototipit të parë të transportuesit të artikuluar me hidrogjen në botë.

Në qershor, Volvo CE filloi testimin e transportuesit të artikuluar të parë në botë me qeliza karburanti hidrogjeni, prototipi Volvo HX04.

Me nënproduktet e vetme në fuqizimin e automjetit që janë avujt e ujit dhe ajri i ngrohtë, lëvizja sigurisht që shënon terren të ri në teknologjinë e hidrogjenit; në të njëjtën kohë, Volvo e ka të qartë se hidrogjeni mbetet vetëm një pjesë e rrugëtimit të dekarbonizimit.

Është gjithashtu një moment historik i largët, siç thotë për IRN Toni Hagelberg, Shefi i Sistemeve të Qëndrueshme të Energjisë në Volvo CE; “Kjo është ende një teknologji shumë në fillimet e saj dhe duhet të maturohet në disa aspekte – teknikisht, komercialisht dhe në lidhje me disponueshmërinë,” thotë ai.

Dhe ndërsa automjetet elektrike me bateri dhe biokarburantet janë të disponueshme sot në treg, ekuivalentët e tyre të hidrogjenit kanë më shumë gjasa të shfaqen në gjysmën e dytë të kësaj dekade.

Kur të vijë ajo kohë, Hagelberg sheh mundësi për sektorin e qirasë në energjinë hidrogjenore; “Kjo do t’i mundësonte sektorit të qiradhënies disa opsione për t’u ofruar klientëve të tyre zgjidhje më të qëndrueshme të pajisjeve të ndërtimit. Për shembull, do të shërbente si lëndë djegëse alternative në vende me akses të kufizuar në energji elektrike dhe për makineri të rënda që janë të papërshtatshme për zgjidhjet elektrike me bateri.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV-në

Published

on

Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

“Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending