Connect with us

Aktuale

Vila e mbretit Zog në Durrës hapet për vizitorët

Published

on

Pallati i Brigadave ose siç njihet Vila Mbretërore do të menaxhohet me një koncept tjetër duke e hapur atë plotësisht për turizëm.

Në draftin e planit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave qeverisë shqiptare parashikohet që kjo nismë të ketë në bazë konceptin e vetëfinancimit dhe në thelb zbatimin e këtij plani ta kenë në dorë një fondacion autonom.

“Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e Kompleksit të Pallatit të Brigadave. Me strukturën e re të menaxhimit, do të kemi një rritje të vazhdueshme të stafit teknik, atij të shërbimeve si dhe administrativ, të cilët do të drejtojnë dhe monitorojnë të gjitha aktivitetit brenda këtij Kompleksi. Propozohet ngritja e një Fondacioni, ku anëtarë të jenë edhe përfaqësues nga Fondacioni, Ministria e Kulturës, , si edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe autoritete akademike” thuhet në dokument, raporton Revista Monitor.

I njëjti draft plan menaxhimi nënvizon se aktualisht pallati është i hapur për ceremoni të veçanta si dhe për grupe të organizuara por jo mirëfilli për turizëm të hapur dhe të vizitueshëm në çdo kohë. Duke argumentuar këtë model me modele të tjera menaxhimi në botë si Palazzo Pitti, Firence, Itali, Palazzo Strozzi, Firence, Itali, Versaja, Paris, Francë, Residenz München, Mynih, Gjermani, Ministria e Kulturës konstaton se ka nevojë urgjente ndërhyrjeje në disa pjesë të hapësirës për restaurime.

“Ndërkohë që disa pjesë të Kompleksit të Pallatit të Brigadave, nga konstatimet e bëra, duhet të ndërhyhet me urgjencë me projekte restauruese, ku koha dhe mosha e pjesëve të ndryshme të tij, kanë bërë që të ketë probleme të lidhura me infiltrimin e ujërave apo me probleme të sistemeve të ndryshme inxhinierikë. Këto projekte tashmë duhet të reflektojnë ndërthurjen e pjesës së konservuar me inovacionet inxhinierike të përshtatura për funksionet e vjetra dhe të reja ne sit.

Qasja ndaj hartimit të Planit të Menaxhimit të këtij kompleksi është bazuar gjerësisht në mendimin se pasuri të këtij karakteri të trashëgimisë mund dhe duhet të jenë një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të turizmit, jetës publike dhe kulturore, duke u kthyer edhe në një mekanizëm financiar zhvillimi e punësimit” thuhet në draft./Media Ndërtimi.

Aktuale

ATK-ja dhe Inspektorati i Punës arrijnë memorandum bashkëpunimi për të trajtuar punën e padeklaruar

Published

on

Të hënën përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim  t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtori i ATK-së zt.Ilir Murtezaj tha se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve..

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit     ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending