Ndërtim

Vietnam, përurohet ura prej xhami më e madhe në botë!

Published

on

Periudha e pandemisë ka qenë vërtetë e vështirë për një vend që më së shumti bazohet tek turizmi. Por Vietnami tashmë ka një atraksion të ri për të gjithë ata që po përfitojnë nga rihapja e kufijve. Bëhet fjalë për “White Dragon”, siç e kanë quajtur urën prej xhami që është ndërtuar së fundmi në rajonin Bach Long.

Ura është e gjatë 632 metra dhe ndodhet rreth 150 metra nga toka, në një terren ku xhungla fsheh kafshë dhe rreziqe të shumta, duke i ofruar atyre që kalojnë një eksperiencë të papërshkrueshme dhe plot adrenalinë.

Ndërtuesit deklarojnë se ura është më e gjata në botë e këtij tipi, pra me xhamin që të jep më shumë ndjesinë e fluturimit sesa të ecjes., transmeton Topalbaniaradio.

Ura, që mund të mbajë deri në 450 persona njëkohësisht, mendohet si një atraksion për të gjithë zonën.

Sjellim në vëmendje se një urë e varur do të hapet në verilindje të Republikës Çeke, midis kreshtave të malit Kralicky Snezník, duke ofruar një pamje spektakolare për alpinistët. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ‘Skybridge’ ka një gjatësi prej 721 metrash dhe regjistron kështu urën më të gjatë të varur në botë, midis dy kreshtave malore.

E vendosur pranë vendpushimit të ‘Dolní Morava’, përmes luginës ‘Mlynicke udolí’ në lartësinë 95 metra, përurimi zyrtar i urës është planifikuar për më 9 maj, pikërisht në kulmin e sezonit të ecjes. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ura u ndërtua pranë ‘Skywalk’, një platformë prej 55 metrash e lartë, nga e cila mund të rrëshqasësh poshtë deri në rreth 100 metra./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version