Connect with us

Ndërtim

Rama dhe Pacolli në kantierin e Aeroportit të Vlorës, investimi pritet të rris turizmin në Shqipëri dhe të punësojë 700 punëtorë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe koncesionari Behxhet Pacolli vizituan kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Ai ishte i shqipëruar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe politikani dhe sipërmarrësi Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar një tender për të ndërtuar aeroportin e ri në Jug të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe pamjet nga vizita në kantier, Rama u shpreh se Aroporti Ndërkombëtar i Vlorës “do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin”.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Balluku vuri në dukje se ky aeroport do të ketë pistën më të gjatë në Republikën e Shqipërisë, prej 3.2 km, një kusht për kategorinë 4E të aeroportit.

“Ky është i vetmi aeroport në territorin tonë 4E që akomodon edhe fluturime transoqeanike. Volumet e trafikut gjatë 3 viteve të fundit janë shtuar konsiderueshëm pavarësisht pandemisë. Sot në Rinas, para fillimit të sezonit, kemi 58 fluturime në ditë”, tha ajo.

Ministrja theksoi se kontrata për dorëzimin është prill 2024 dhe besojmë se koncesionari do ta kapë afatin.

Ndërkohë, sipas saj, “paralel me ndërtimin, Aviacioni Civil do të vazhdojë gjithë procedurat për sa i përket lejeve dhe procedurave ndërkombëtare, njëlloj siç ndodhi me aeroportin e Kukësit”.

Balluku theksoi se e gjithë mbulesa e sipërme e terminalit do të jetë me panele diellore. “Llogaritet rreth 5.3 megavatorë prodhim energjie, i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave të Aeroportit”, tha ajo.

Ndërkohë, Pacolli theksoi se në pikun e punimeve këtu pritet të punësohen 600-700 punonjës.

“Kemi kantierin me hapësira për konferenca, zyra, pika shëndetësore dhe laborator verifikimi të ushqimit. Po ashtu sigurojmë fjetjen për mbi 100 persona. Kemi vend për riparimin e automjeteve. Tani jemi në pikën kur të gjitha projektet janë gati. Ne kemi filluar me klasifikimin e nënkontraktorëve për panelet diellore e konstruksionet e hekurit”, tha Pacolli.

“Shumë shpejt do të ketë lëvizje të mëdha në kantier. Këtë vit kryejmë mbushjen e gjithë territorit të pistës që ndodhet nën nivelin e detit. Pista është zemra e aeroportit. Flitet për një aeroport që krahasohet me aeroportet më të mëdha në botë. I njëjti standard aplikohet sot në aeroportin e Nju Jorkut. Ky do të jetë aeroport i përkryer, me standardet më të larta”, shtoi ai.

Aeroporti i Vlorës pritet të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe do të transformojë Jugun e Shqipërisë në një hotspot turistik.

Ndërtim

Vazhdojnë ndërtimet e objekteve kolektive pa leje në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Disa kanë përfunduar më herët e janë mbushur me banorë serb, e disa po presin banorë të rinj objektet e larta banimi në Mitrovicën Veriore.

6 banesa kolektive janë ndërtuar në lagjen e boshnjakëve në një periudhë kohore prej dy vjetësh.

Investimet e Serbisë jo fort larg urës së Ibrit po vazhdojnë. Edhe një objekt banesorë tashmë veçse është gati për t’u përfunduar.

Edhe objekti paralel i Universitetit të Prishtinës në këtë zonë është në fazën e parë të ndërtimit.

Të gjitha ndërtimet që janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës janë pa leje ndërtimore, raporton transmetuesi publik i Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal i Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglani thotë se pritet të merret një vendim për këto ndërtime./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Mjedisi i ndërtuar i Australisë do të arrijë zero neto deri në vitin 2040

Published

on

Studiuesit nga UNSW Sydney kanë zhvilluar një udhëzues kombëtar referimi për të ndihmuar Australinë të arrijë objektivat e saj neto zero. Burimi falas në internet ofron një shteg për arritjen e karbonit zero neto të ‘gjithë jetës’ për ndërtesat australiane deri në vitin 2040.

Gara për neto zero karbon: Një udhëzues urgjence klimatike për ndërtesat e reja dhe ekzistuese në Australi është një udhëzues me 40 faqe që detajon informacione kritike rreth materialeve dhe praktikave më të mira të ndërtimit për të ndihmuar arkitektët, inxhinierët dhe planifikuesit të transformojnë industrinë e ndërtimit drejt ndërtesave me karbon neto zero.

“Udhëzuesi ynë bazohet në të dhënat klimatike australiane, por ka zbatueshmëri globale,” thotë profesor Deo Prasad, studiuesi kryesor i udhëzuesit.

“Ky udhëzues ofron një nivel më të thellë njohurish sesi ky sektor mund të lëvizë me shpejtësi drejt ndërtesave me karbon neto zero në afat të shkurtër. Duke përdorur prova dhe analitikë të bazuar në shkencë, udhëzuesi harton një udhërrëfyes të qartë për arritjen e zeros neto deri në vitin 2040 në industrinë e ndërtimit. Ajo shkon përtej aspiratës dhe në të arritshmen”, thotë ai.

Udhëzuesi është i pari që detajon një qasje holistike për arritjen e zeros neto dhe plotëson boshllëqet e njohurive për ndërtesat me karbon neto zero.

Udhëzuesi detajon gjithashtu mundësitë pas jetës për ndërtesat e destinuara për t’u shkatërruar – duke krijuar mundësi për të zgjeruar ekonominë rrethore.

Gara drejt karbonit neto zero është një udhëzues i shkurtër i bazuar në një libër nga të njëjtët studiues “Shpërndarja në një urgjencë klimatike: drejt një mjedisi të ndërtuar me karbon neto zero”. Libri thuhet se rekomandohet për ata që duan informacion më të thellë se si projektet e tyre mund të arrijnë zero neto./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Ferizaj, të nisura para 3 vjetësh

Published

on

Pallati i Kulturës po ndërtohet çdo ditë, për t’i sjellë së shpejti Ferizajt – hapësirën më të madhe ndonjëherë për aktivitete kulturore, tha kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Ekipet punonjëse, tashmë po vendosin çatinë e objektit, për të dinamizuar punën edhe në nyje tjera, që të përfundohet plotësisht kjo vepër madhore e infrastrukturës kulturore.”, tha kryetari Aliu.

Projekti kap vlerën e 5 milionë euro, i cili konsiderohet se do të plotësoj kërkesat e grupeve artistike e kulturore.

Ky projekt integron teatrin, galerinë, muzetë, sallat koncertale e format tjera të artit e kulturës, për të shërbyer për dhjetëra vite si më i vlefshmi investim në mozaikun e larmishëm të kulturës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending