Connect with us

Auto

Veturat elektrike Audi filtrojnë ajrin gjatë ngasjes dhe karikimit

Published

on

Veturat elektrike konsiderohen më të gjelbra për sa i përket CO2 dhe emetimeve të tjera në krahasim me veturat me djegie, që do të thotë se janë më të pastra gjatë funksionimit.

Energjia elektrike për veturat elektrike megjithatë nuk vije gjithnjë nga burime më të gjelbra, por kjo është një temë për një bisedë tjetër.

Megjithatë, pavarësisht llojit të motorit, të gjitha veturat gjenerojnë pluhur të imët nga frenat dhe gomat e tyre e edhe nga gërryerja e rrugës.

A është ndonjë zgjidhje për reduktimin e sasisë së ndotjes nga grimcat? Ende jo, por Audi është duke punuar në këtë drejtim, përcjell Telegrafi.

Prodhuesi gjerman i veturave ka një projekt pilot të ri të zhvilluar në bashkëpunim me furnizuesin e pjesëve Mann + Hummel, dhe të 2 kompanitë të cilat po dizajnojnë një filtër të ri të grimcave për veturat elektrike që mbledh grimcat nga mjedisi, transmeton Telegrafi.

Ky filtër punon njëjtë si sistemet e filtrimit të ajrit për shtëpitë, megjithatë, instalimi i tyre në pjesën e përparme të veturave do të thotë se ajo i mbledh grimcat e gjeneruara nga po e njëjta veturë.

E lansuar në vitin 2020, ky projekt pilot do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024, kur edhe do të vlerësohen rezultatet. Filtri ngjitet në kornizën ekzistuese të veturës në pjesën ballore të radiatorit, gjë që do të thotë se do të nevojiten vetëm disa modifikime fare të vogla.

Filtri kontrollohet nga një hyrje e ndërrueshme e ftohjes së ajrit, e cila i mban grimcat e imta të pluhurit të mbërthyera në filtër. Audi ka testuar teknologjinë e re në veturat testuese E-Tron./Media Ndërtimi.

Auto

Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Published

on

Volkswagen dhe Renault nuk arritën të bien dakord për bashkëpunimin për një automjet elektrik me kosto të ulët.

Tani dy gjigantët e automobilave do të duhet të ndjekin rrugët e tyre të ndara, transmeton Telegrafi.

Renault për herë të parë konfirmoi kontaktet midis kompanive në dhjetor, kur bisedimet u përshkruan se ishin në një fazë shumë të hershme.

Edhe pse prodhuesit në fund nuk arritën të arrinin një marrëveshje, burimet thonë se ata ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.

Kompanitë u përfshinë në muaj negociatash mbi projektin, për të cilin të dyja markat shpresonin se do të ndihmonte në uljen e kostos së zhvillimit të një automjeti të vogël elektrik, por VW vendosi të tërhiqej nga marrëveshja, raporton Reuters.

Projekti pritej të çonte në krijimin e Twingo-s tjetër, të cilin Renault tani do ta zhvillojë vetëm dhe duhet të dalë në shitje në vitin 2026 me një çmim fillestar prej më pak se 20,000 euro.

Burimet thonë se vendimi i Volkswagen për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve u nxit nga plani i tij i ri për të zhvilluar në mënyrë të pavarur bazën mekanike, duke shënuar një ndryshim në qëndrim për gjigantin e automjeteve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife

Published

on

Pikërisht kur mendohej se XM nga BMW nuk mund të ishte më i mrekullueshëm, marka ka prezantuar një version ndryshe të tij.

Siç raportohet, BMW u bashkua me modelen Naomi Campbell për të krijuar një version unik të modelit M, përcjell Telegrafi.

Por, pse vjollcë? Sepse kjo është ngjyra e preferuar e modeles.

I quajtur Mystique Allure, XM i veçantë në llojin e vetë, i mbuluar me kadife, do të debutojë publikisht gjatë kësaj jave në Festivalin e Filmit në Kanë.

Megjithatë, kjo me sa duket nuk është hera e parë që marka gjermane e mbulon një veturë të saj me pëlhurë. Në vitin 2008, modeli Gina Light Visionary është prezantuar me një pëlhurë që e mbulonte strukturën metalike të tij.

Kjo na lë të nënkuptojmë se BMW po e zhvillon si zakon për të realizuar ndryshime interesante në trupin e një veture./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina

Published

on

SHBA kanë rritur tarifat për automjetet elektrike nga Kina nga 25 për qind në 100 për qind, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pas një sërë masash të ashpra me të cilat administrata e presidentit, Joe Biden kërkon të kufizojë importet nga ai vend.

Tarifat e reja do të zbatohen jo vetëm për automjetet elektrike, por edhe për bateritë dhe panelet diellore, gjysmëpërçuesit, vinçat portualë dhe disa produkte mjekësore si maskat mbrojtëse.

“Njoftimi i sotëm është një reflektim i angazhimit të presidentit Joe Biden për t’u kujdesur për punëtorët amerikanë. Kur përballemi me mosrespektimin e rregullave të konkurrencës dhe praktikave të padrejta nga jashtë, presidenti do të përdorë gjithçka që ka në dispozicion për të mbrojtur punëtorët dhe industrinë amerikane”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Kjo e fundit pretendon se masat janë të nevojshme sepse Kina po vërshon tregjet botërore me eksporte të lira të krijuara artificialisht dhe Biden reagoi pavarësisht përpjekjeve për të stabilizuar marrëdhëniet me Pekinin, tha Lael Brainard, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Elon Musk, CEO i prodhuesit të veturave elektrike Tesla, gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht se prodhuesit kinezë kanë një avantazh të padrejtë.

Sipas qeverisë amerikane, këto masa do të ndikojnë në eksportet nga Kina, të cilat arrijnë në 18 miliardë dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending