Volkswagen po përgatit një version elektrik të një tjetër prej veturave të tij legjendare, e cila u shfaq për herë të parë në mesin e viteve shtatëdhjetë. Golf GTI është një version optimist i Volkswagen-it më të famshëm dhe kompania gjermane duhet ta ringjallë atë në një version modern, ose elektrik.
Modeli i shfaqur tani për tani është vetëm një koncept, por VW ka njoftuar se planifikon ta prezantojë një version të dedikuar për tregun masiv.
Ky version u shfaq para fillimit të Motor Show në Mynih si ID. GTI. Ndërkohë që shkurtesa GTI në Golf i referohet Grand Touring Injection, në versionin elektrik që “I” sigurisht që do të ketë një kuptim tjetër – inteligjencën.
Është interesante, megjithëse VW shpalli modelin e saj elektrik ID.3 si veturën e tretë më të rëndësishme në histori, d.m.th. në tregun e automjeteve elektrike duhet të përfaqësojë atë që Golf përfaqësonte në tregun e benzinës dhe naftës në dekadat e fundit, ata ende vendosën të mos ofrojnë versionin GTI i atij modeli.
Koncepti i automjetit elektrik që ata prezantuan nuk bazohet në modelin ID.3, por në modelin më të vogël të ardhshëm ID.2all që u prezantua në fillim të këtij viti dhe çmimi fillestar i të cilit duhet të jetë nën 25,000 euro.
Nga dizajni i këtij koncepti dhe detajet e ndryshme sportive si spoileri, difuzori i madh i pasmë dhe fundet e zeza anësore, duket qartë se bëhet fjalë për një automjet garash dhe modeli final duhet të duket i ngjashëm.
Çmimi i versionit GTI nuk është bërë i ditur, por duke qenë se është një model që ka në fokus performancën, nuk është e vështirë të konkludohet se do të jetë më i shtrenjtë.
Përveç modelit mbi të cilin do të bazohet, nuk dihen detaje të tjera në lidhje me vetë veturën – nga fuqia e motorit deri te kapaciteti i baterisë dhe të ngjashme.
Duket se do të duhet pak kohë që ky koncept të bëhet realitet, ndaj deri në prezantimin e modelit zyrtar, ndoshta do të dëgjojmë edhe shumë thashetheme për planet e kompanisë lidhur me këtë automjet.
Ajo që mund të supozohet, thonë në Electrek, është se ID. GTI duhet të ketë më pak hapësirë në bagazh, sepse bazohet ende në një model më të vogël, dhe një gjë tjetër që mund të presim është vetëm lëvizja me rrota të përparme. VW përmendi se ky automjet mund të ketë edhe një opsion të quajtur “GTI Experience Control”. Është një sistem i ri që u mundëson ngasësve kontroll më të madh mbi opsionet e ndryshme të dinamikës së ngasjes. Aty përmendet opsioni i pazakontë i shtimit të tingullit për t’i dhënë shoferit përshtypjen se ai po e vozitë një automjet garash të fuqizuar nga një motor benzine./Media Ndërtimi