Connect with us

Arkitekturë

Venecia, qyteti i ndërtuar në 118 ishuj, magjepsja që pluskon mbi ujë

Published

on

Venecia është një vepër arti e pashoqe. Qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjel e duket sikur noton mbi ujrat e lagunës duke i dhënë formën e një peizazhit të paharruar, bukuria e të cilit ka frymëzuar Kanaleto, Guardi, Turner dhe piktorë të tjerë: Qyteti tregon vetveten që nga shikimi i parë. Gjithashtu, Laguna e Venecias përmbledh një ndër përqëndrimet më të mëdha të kryeveprave botërore; Nga katedralja e Torcelos deri te Bazilika e Sh. Marisë të Shëndetit, të gjithë shekujt e një Ere të Artë janë të përfaqësuar nga monumente të një bukurie të rrallë: Shën Marku, Pallati Dukal, Shën Zanipolo dhe Shkolla e Shën Markut, Shkolla e Shën Rrokut, Shën Gjergji i Madh e kështu me rradhë.

Ndikimi i venecias mbi zhvillimin e akitekturës dhe të arteve monumentale ka qënë shumë  i madh. Në fillim ushtroi një ndikim mbi të gjithë tregjet dhe portet tregtare të Republikës (La Serenissima) të vendosura gjatë brigjeve të Dalmacisë, në Azinë e vogël dhe në Egjypt, në ishujt e detit Jon, në Eubea, në Peloponez, në Kretë dhe në Qipro, ku monumentet u ndërtuan duke u frymëzuar nga monumentet veneciane. Në të njëjtën epokë, në të cilën perandori i saj njohu humbjen e parë, Venecia themeloi një shkollë të ndryshme falë piktorëve të saj. Belini dhe Xhorxhione, dhe në vazhdim Ticiano, Tintoreto, Tiepolo e Veroneze ndryshuan shumë thellë kuptimin e hapësirës, të dritës dhe të ngjyrave duke i dhënë një ndryshim të madh historisë së pikturës dhe të artit dekorativ në Evropë.

Me veçantinë e një  siti arkeologjik ende të gjallë, Venecia dëshmon vetë të kaluarën e saj. Qyteti, zotëri i deteve, është një urë në mes Lindjes dhe Perëndimit, në mes Islamizmit dhe Krishtërimit. Ai vazhdon të jetojë në qindra monumente dhe gjurmë të një epoke të kaluar.

Venecia ka një sëri të pa krahasueshme kompleksesh artiktektonike që përfaqësojnë epokën e lulëzimit të tij. Nga monumentet Solemn si ato të Piacës së Shën Markut dhe të Piacës së Bazilikës, Pallatin Dukal, Librerine Marciana, Museun Korrer, Prokuratiet e Vjetra deri në ato më me pak vlerë; vëndbanimet në rrugicat dhe në fushat e gjashtë lagjeve të tij (i sestieri), duke kaluar nga spitalet dhe insititucionet bamirëse dhe sigurimet shëndetsore që në shekullin e XIII-të kishin emrin e Shkollave. Arkitektura veneciane e mesjetës prezanton një tipologji të tërë ndërtesash, vlera e madhe e të cilave ecën me të njëjtin hap sikurse karakteri i jashtëzakonshëm i një  ambjenti urban që i është përshtatur kërkesave të  vendit.

Në detin Mesdhe laguna e Venecias përbën një shëmbull të një nguljeje gjysmë-liqenore e dobësuar gjatë ndryshimeve të pësuara. Në këtë ekosistem në të cilin cektinat – stome terrenesh deltinore që janë të zhytura periodikisht në ujë dhe që pastaj dalin në sipërfaqe- kanë rëndësi të njëjtë me ishujt, shtëpitë e bëra mbi trarë dhe fshatrat e peshkatarëve kërkojnë të jenë të mbrojtura në të njëjtën mënyrë sikurse pallatet dhe kishat.

Venecia simbolizon fitoren e njerëzimit kundër elementeve dhe epërsisë së njerëzve mbi natyrën armike. Qyteti është i lidhur në mënyrë direkte dhe konkrete me historinë botërore. “Mretëresha e Deteve”, heroikisht e vendosur në ishujt e vegjël, nuk limitoi horizontin e saj vetëm në lagunë ose në detin Adriatik, por në atë të Mesdheut. Ishte në fakt nga Venecia që Marko Polo (1254-1324) u nis për të zbuluar Kinën, Anam, Tonkino, Sumatra, Indinë dhe Persinë. Varri i tij në Shën Lorenco kujton rolin që kanë pasur tregëtaret venecianë në zbulimin e botës, mbas arabëve, por shumë përpara Portugezëve.

 Mes Historisë dhe Natyrës

Pak larg nga qyteti historik hapet laguna e Venecias, një hapësirë e madhe dhe e qetë ujore, e rrethuar nga vende gjysmë të zhytura, ku zhurmat e qytetit i lënë vendin qetësisë. Janë qindra ishujt që  ndodhen në lagunë: disa janë të mëdhenj të tjerë të vegjël, disa të banuar e disa më pak të banuar, disa të pabanuar; disa duken stabël, disa të tjerë janë në formim, disa të tjerë rrezikojnë të zhduken. Këtu gjejnë mikpritje zogj të ndryshëm si pulëbardhat, martin peshkatarë, skifterat, zhyterrat etj.. Këtu mbretërojnë barkat e peshkatarëve. Është pjesa e Venecias ku dominon natyra, por edhe vendi ku shenjat e historisë tregojne sa të largëta dhe antike janë origjinat e qytetit.

Lidi i Venecias është  sot një lagje rezidenciale qytetare dhe stacion detar, një ndër më të famshmit dhe elegantet e Italisë. Shtrihet mbi një ishull në formë të gjatë, rreth 1.5 km larg Venecias. 500 m nga Lido gjindet ishulli i Shën Lazrit të Armenëve, e zënë nga një komunitet fetar armen që ka një tipografi poliglote, një biblotekë të pasur, një muze historik dhe një pinakotekë.

Murano ësht nga kohë  të largëta ishulli industrial i prodhimit të xhamit. Një qendër e rëndësishme e lagunës, e shtrirë mbi 5 ishuj të  vegjël, 1.2 km larg Venecias. Kanali i Xhamllareve është plot me barka trasporti të mbushura me materiale të para dhe kasa me sende me vlerë në xham, si dhe me barka plot me turistë.

Pallati Justinian, i vendosur mbi baza të panjohura, mban Muzeun e Arteve në Xhama. Këtu ruhet një  koleksion me vlerë xhamash arkeologjik (egjyptian, aleksandrin, romak), venecian (XV-XVII shek.) dhe modern që i përket shek. XII të kishës së Shejtëve Maria e Donato, me vlerë për anajatën dhe mazaikët bizantin. Të kujtohen edhe Pallati da Mula e kisha e Shën Pietrit Martir, që ruan pikturat e Gjovani Belinit, Tintoretos e Veronezes.

Gjatë rrugës Venecia-Murano, takohet ishulli i Shën Mikelit që pret varrezat e Venecias. Elegante është kisha e Shën Mikelit, vepër e arkitektit (Mauro Codusi 1478). E pa ngatërrueshme për kambanaren e saj të shtrembër, Burano ndodhet në qendër të lagunës së veriut, 9 km nga Venecia. Është sot një qendër karakteristike e peshkimit, ndërtuar mbi 4 ishuj të vegjël të lagunës, e njohur për artin e merletos që nga shek.XVI. Struktura urbane e përbërë nga rrugë të ngushta, orjentohet drejt Piaca Galupit, ku duken kisha, bashkia, dhe shkolla e merletos.

Torcello, dikur  qendra kryesore e estuarit, noton në lagunën me peshën e historisë  dhe të mitit të saj, duke fshehur në arkitekturat madhështore gjurmët e origjinave antike. Sot është një fshat i vetëm sipër një ishulli në pjesën veriore të lagunës,10km nga Venecia.

Katedralja e Shën Marisë dëshmon mrekullinë antike: u rindërtua, bashkë me këmbanaren e madhe, në shek.XI mbi një ndërtesë të mëparshme të  shek.VII. Brenda është me tre anajate; mund të admirohen kollona ma kapitele klasike e bizantine, dysheme në sharm dhe mozaikë me vlerë, piktura të katërqindës. Përballë Katedrales ndodhen Pallati i Arkivit dhe Pallati i Këshillit, ku ka qendrën Muzeu i Estuarios. E veçantë është shënjtja Foska, një kishë e vogël romake me bazë qëndrore, e rrethuar nga jashtë nga një portik.

Peizazhi Kulturor

Venecia, qytet i një  aspekti karakteristik dhe të vetëm, lind në një arqipelag të përbërë nga 118 ishuj, të lidhur nga një  rrjet prej 150 kanalesh dhe nga 500 ura. Kanalet përbëjnë arteriet kryesore të trafikut e përshkohen nga anije, barka, vaporre, motorrskafe dhe nga gondola, barka të gjata tipike të lagunës veneciane. Lëvisjes këmbësore i është rezervuar një labirint rrugësh të ngushta dhe të vështira, të quajtura me emra të ndryshëm (calle, ruga, fondamenta, salizzada, rio terrà, sottoportico, ramo..), që kapërcejnë mbi ura të lezetshme. Rrugët e ngushta hapen nga njëherë në të gjëra të quajtura campi o campitelli, që shpesh ruajnë në qendër parapetin e pusit. Pasuria e pafundme historike-artistike e kulturore e të kaluarës shprehet nëpërmjet pallateve, pallateve të vogla dhe kishave të arkitektures së mrekullueshme, përmes veprave me shumë vlerë të pikturës dhe skulpturës, përmes arkivave, muzeve, koleksioneve private, në biblotekat e rendësishme dhe në shumicën e instituteve, disa prej tyre të vlerës internacionale.

Duke patur parasysh figurimin e qytetit, nuk ka kënd në Venecia që nuk është plot karakter dhe me një identitet të fortë kulturor. E famshme dhe e vetmja në botë është e mahnitshmja Piaca e Shën Markut, një sallon i pafund mermeri, përgjithmonë qëndra e jetës veneciane. Me formë drejtëkëndëshi, është e rrethuar nga pallate dhe harqe të vazhdueshme. I bën si sfond e mrekullueshmja Bazilika e Shën Markut me këmbanaren e izoluar, prej nga ku mund të admirohet e gjelbërta e lagunës. Kulla e Sahatit, me dy statujat e Moreve, që i bien orëve, dhe Procuratie Vecchie, ndërtesa e gjatë që zë pjesën veriore. Në perëndim gjëndet Ala Napoleonica, e shtuar në vitin 1810; në jug Procuratie Nuove, e filluar në vitin 1584 nga Vincenco Scamozzi dhe e përfunduar në vitin 1640 nga Baldassarre Longhena.

Pak larg, përballë pellgut të Shën Markut, gjëndet Pallati Dukal, Banesa e Dogës: është  simboli i fuqisë dhe i lulëzimit të Republikës antike.

Edhe Libreria Marciana, kryevepër e rilindjes e filluar nga Jacopo Sansovino në vitin 1536 dhe përfunduar nga Scamozzi në 1588, shtrihet mbi molin e Shën Markut. Një ndërtesë e gjatë, me portë të artë e mbizotëruar nga një kolazh jonik me ballkone, koronuar nga një stoli dhe nga një parmak i zbukuruar me statuja.. Afër bregut ngrihen dy kollona të shek. XII, me statuja antike të luanëve të Shën Markut dhe Shën Teodorit. Në lagunë, përballë piacës të Shën Markut, gjëndet Ishulli i Shën Gjergjit të Madh.

Duke lundruar mbi Kanalin e Madh, rruga më e madhe ujore e brëndshme e qytetit, mund të admirohen shumë ndërtesa, pallate, kisha dhe ura, një pasuri arkitekturore që shkon nga shek.XII deri në shek.XVII, një koncert i paharrueshëm ngjyrash dhe dritash. Nga të cilat kujtojmë, Pallatin Corner i quajtur edhe Ca’ Grande, arkitekturë e madhe e Sansovinos nga klasikja, Ura e Galeria e Akademisë, më e madhja mbledhje e pikturave venete, Ca’ Rezzonico, ndërtesë e fuqishme baroke e Longhenes dhe qendër e Muzeut të Shtatëqindës Veneciane, gotikja Ca’ Foscari me tetë harqe, Pallati Corner-Spinelli, kryevepër e Candusit, e mrekullueshmja Ca’ d’Oro, me magjiken veshjen prej mermeri dhe akoma Ca’ Pesaro, Pallati Vendramini Calergi, Il Fondaco dei Turchi dhe il Fondaco dei Tedeschi,etj…

E famshme dhe madhështore është  Ura e Rialtos, e ndërtuar në vitin 1592 nga Antonio da Ponte: një hark i vetëm i koronuar nga një seri harqesh. Nga Piaca Shën Marko në Rialto drejtohen, me emra të ndryshëm, Merceriet, me tipiket dhe të gjalla rrugë qytetare. Gati në fundin e tyre, kisha e Shën Salvatorit ruan vepra me vlerë artit, nga të cilat, La Trasfigurazione e Tizianos dhe la Cena in Emmaus e Givanni Bellinit.

Shumë e pasur dhe me vlerë  është pasuria e ruajtur në të gjitha kishat. Kujtojmë, nga të cilat, Il Trittico con Madonna e Santi të Giovanni Bellinit dhe la Pala dell’Assunta të Tizianos të ruajtura në Shën Maria Gloriosa dei Frari. Të bukura, për të përmendur disa, janë arkitekturat fetare: Shën Zanipolo(SS Gjoni dhe Pali), kisha e madhe gotike; Santa Maria della Salute, kryevepër baroke; Shën Sebastiani e famshme për pikturat eVeronezes, Santa Maria dei Miracoli e rilindjes; Il Redentore, kryevepra e Palladios e ndërtuar në ishullin e Gjudekes.

Ca’ FoscariCa’ Foscari, me fasadën e saj të bukur dhe të ekuilibruar, është një ndër shëmbujt më domëthënës të informacionit arkitektonik të familjeve të mëdha të realizuara në shek.XV mbi bregun e Kanalit të Madh. Bëhet fjalë për një ndërtesë të mrekullueshme gotike të vonshme të ndërtuar rreth gjysmës së Katërqindës për Francesko Foskarin, doga i Venecias nga viti 1423 deri në vitin 1457. Fasada prezanton dy lozha me tetë harqe, më i thjeshti në katin e parë dhe më  i përbëri në katin e dytë. Në pjesën e sipërme hapen një seri dritaresh në qendër një kuadrifore.Në mes të katit të dytë dhe të tretë rrjedh një stoli në mermer. Në katin tokësor gjashtë dritare të thjeshta me hark të mprehtë janë të vendosura në krahët e portës. Aktualisht në pallat ka qendër Universiteti.

Shën Zanipolo e Shënjtit Xhovani dhe PaoloKisha e Shën Zanipolit, e ndërtuar nga fretrit domenikanë nga vitet 1246 dhe 1430, është  një shembull i madh i arkitekturës gotike veneciane. Mbi fasadën madhështore në të thatë, e papërfunduar, hapet porta madhështore dhe harkmprehti mbi kollonat në mermer, vepër e Bartolomeo Bonit (1459-1461). Madhështore është absidi poligonal i treqindës, me dy rradhë dritaresh. Brendësia është e hapur dhe solomne; tri anijata të ndara nga pilastra cilindrike me pesë kapela absidale të hapura mbi transet. I bukur është kori gotik, me urdhërat e tij binjak që lejojnë hyrjen në absid të një drite shumë të fortë. Struktura e kishës së Shën Zanipolos është e njëjtë me atë të Frareve. Si kjo e fundit, Shën Zanipolo përmbledh monumente të dogve dhe personazheve të njohur të Venecias nga shek.XIV deri në shek.XVII: Me vlerë të madhe artistike janë varrezat e shumta. Për të përmëndur disa: monumentat e rilindjes të dogeve Pietro Mocenigo, Pietro Lombardo dhe Andrea Vendraminit, kryevepër e artit mortor të Tullio dhe Pietro Lombardit, e ato gotike të doges Marko Kornerit, me statuja të Nino Pisanos, dhe e doges Antonio Venier. Nga shumica e veprave të artit të ruajtura kujtohen : politiku i Shën Vincencit Ferrer të Gjovani Bellinit; Elmosha e Shën Antonios, pala e Lorenco Lotos; katër pëlhurat e Paolo Veronezes; Lavdia e Shën Domenikos e G. Batista Piacetes në tavanin e Kapelës së Shën Domenikos.

Pallati DukalRreth vitit 1340 u vendos ndërtimi i Pallatit Dukal, banesa e dogeve dhe qendër e gjykatës së Serenisimas, në zëvëndësim të një ndërtese me të vjetër të dëmtuar disa herë nga zjarre të ndryshme. Punët vazhduan në mënyrë të panderprerë deri në fund të 1463. Ndërtesë e parregullt, është e hapur në pjesën e poshtme të portikut. Harqet e sipërme janë në numër dopio në krahasim me ata të poshtëm, më të ngushta dhe vertikale, dhe të kapërcyera nga sy në formë rrethi. Pjesa e sipërme është e ndërtuar nga një sipërfaqe e madhe në të cilën gjënden dritare me forma harkut. I veçantë është parametri mermer që prezanton skica gjeometrike të bardha dhe rozë, gati duken se imitojnë një bazë orientale. Në fund të pallatit,bedenat përbëjnë një ornament tjetër kromatik. Ballkoni që shikon drejt Lagunës, ballkoni i vogël, është vepër e Pier Paolo delle Mesegnes (1404); tjetri drejt Piaces të Shën Markut vien nga porta e Letrës, vepër e Xhovani dhe Bartolomeo Bonit (1438), që të fut në oborrin e bukur. Vihet re edhe monumentalja Shkalla e Gjiganndëve të Antonio Rizos (1484-1501) dhe Shkalla e Artë, e filluar përpara vitit 1549 nga Sansovino dhe Scarpanino. Apartamenti dukal, me vlerë për tavanet e pasur dhe qymlekët e mëdhenj, ruan vepra të jashtëzakonshme që i përkasin artistëve si; Ticiano, Gjovani Belini, Karpaco, Tiepolo, Tintoreto dhe Veronese.

Kisha e Shën Domenikos

Qendra historike e UrbinosLind në pjesën e fundit të Piacës së Rilindjes, përballë obeliskut dhe qoshes së pallatit Dukal. Kisha, e porositur nga komuniteti domenikan, shugurohet në vitin 1365 por ndërtimi i saj, siç vihet re nga data e disa pikturave absidale, është e mëparshme. Balli është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e një kesolleje dhe paraprihet nga një dopjo shkallë e realizuar mes viteve 1449 dhe 1454 nga fiorentini Maso di Bartolomeo. Dritarja e pasme në formë hene, është e Luka della Robbia (1451): grumbulli i deltinës në dritaren me xhama mbi sfondin bojëqielli, përfaqëson Zojën me Fëmijë dhe shenjtorët Domeniko, Tommaso D’Aquino, Alberto Magno dhe Pietro Martire. Bëhet fjalë për një kopje, origjinali është i ruajtur në pallatin Dukal. Kanë mbetur, stolia në dhe e pjekur dhe okuli i madh në qendër, i zbukuruar me stoli me motive nga bimësia. Pjesa e jashtme është ndryshuar nga hapja e dy dritareve. Interieri i tempullit, i cili është ripunuar në shekullin XVIII nga arkitekti Filippo Barigioni, ka humbur pjesën më të madhe të dekorimit. Mund të admirohen disa vepra të Vanni e të Concas. /Albert Vataj

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Arkitekturë

“Arkitektura-Një vend për t’u dashuruar”, Japonia shpall pavijonin për Bienalen e Venecias 2023

Published

on

Pavijoni i Japonisë ka shpallur ekspozitën “Arkitektura, një vend për t’u dashur – kur arkitektura shihet si një krijesë e gjallë” të kuruar nga Maki Onishi, për Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia.

E përqendruar rreth realitetit tonë post-pandemik të zhvillimeve pa fytyrë që pushtojnë qytetet në nivel global, pyetja kryesore e ndërhyrjes eksploron se si njerëzit mund të gjejnë edhe një herë habi në arkitekturë dhe gëzim në hapësirat e përbashkëta fizike.

“Arkitektura, një vend për t’u dashur” i referohet shumë formave të përdorimit që mund të tregojnë se dashuria ishte e pranishme në një hapësirë ​​të caktuar.

Për më tepër, ekrani shpalos se si arkitektura është më shumë se ndërtesa; është mënyra se si njerëzit lidhen dhe lidhen me hapësirën dhe mjedisin. Ai zgjerohet më tej se si këto mjedise të ndërtuara mund të mësojnë dhe të informohen nga kujtimet dhe historitë tona, duke marrë forma dhe kuptime në mënyrë fleksibël.

Arkitektura si konstrukt shihet në Pavijonin Japonez si një krijesë e gjallë, që merr frymë, që duhet të ushqehet për t’u zhvilluar me pjesën tjetër të komuniteteve të botës.

Nën kurimin e Onishit do të ketë pjesëmarrje si nga arkitektë ashtu edhe nga bashkëpunëtorë. Së bashku me arkitektët, do të ketë një gamë të gjerë artistësh, si stilistë tekstili, fotografë, stilistë dhe redaktorë. Të gjithë ata, duke përfshirë Onishin, do të diskutojnë llojet e arkitekturës që vlerësojnë, do të punojnë në projekte dhe do të bëjnë kërkime për t’i lidhur këto me ekranet. Për më tepër, specialiteti i secilit anëtar të ekipit do të eksplorohet përmes lenteve të mjedisit të ndërtuar. Pavijoni inkurajon vizitorët të konsiderojnë arkitekturën një hapësirë ​​në të cilën të duan dhe të duan./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura dhe struktura mahnitëse urbane e Berlinit daton që nga shekulli i 13-të

Published

on

Qyteti i Berlinit ka një histori të gjatë, që daton në shekullin e 13-të, arkitektura dhe struktura e tij urbane kanë pësuar ndryshimet më të rëndësishme gjatë shekullit të kaluar, duke reflektuar ndikimin e ngjarjeve të mëdha historike që ndodhën në kryeqytetin gjerman.

Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, Berlini u shndërrua në një metropol modern, i shënuar përmes ndërtimit të ndërtesave madhështore dhe strukturave imponuese për të demonstruar fuqinë në rritje ekonomike dhe politike të qytetit.

Vitet 1920 dhe 1930 panë shfaqjen e lëvizjes Moderniste, e cila, së bashku me shkollën e arkitekturës Bauhaus të themeluar në vitin 1919, ndikuan në imazhin dhe strukturën urbane të Berlinit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore qyteti u bombardua rëndë, duke rezultuar në shkatërrimin e shumë ndërtesave historike. Gjatë periudhës së pasluftës, përpjekjet për rindërtim u fokusuan në rindërtimin e infrastrukturës dhe banesave, ndërsa qyteti mbeti i ndarë deri në vitin 1989, me rënien e murit të Berlinit.

Pas kësaj periudhe, Berlini dëshmoi një interes të ripërtërirë për arkitekturën dhe dizajnin urban. Ndërhyrje të tilla si Muzeu Neues i David Chipperfield synonin të rindërtonin monumentet historike pa fshirë shenjat e së kaluarës së tyre të vështirë.

Projekte të tjera si rinovimi i Rajhstagut kishin një qëllim tjetër.

Ndërhyrja e Norman Foster synonte të ruante imazhin e kësaj ndërtese, por të ndryshonte simbolikën e saj nga një strukturë përfaqësuese e regjimit nazist në një strukturë që përqafon idealet e demokracisë dhe barazisë.

Në fotografitë e mëposhtme paraqeten disa projekte të arkitekturës moderne dhe bashkëkohore që demonstrojnë diversitetin e asaj që Berlini ka për të ofruar.

 

Continue Reading

Arkitekturë

Brutalizmi: Stili i Arkitekturës që na pëlqen të duam

Published

on

Është e vërtetë që të gjitha tendencat janë rrethore, dhe ajo që dikur shihej si e vjetër dhe e vjetëruar, bëhet sërish e re dhe moderne – në modë, muzikë, art dhe veçanërisht arkitekturë. Nga mesi i shekullit të 20-të, arkitektura brutaliste u rrit në popullaritet përpara se të arrinte kulmin e saj në mesin e viteve 1970, kur ajo u shpërfill për të qenë shumë stiliste dhe jokonformuese me nevojat e klientëve që donin që ndërtesat e tyre të ndiheshin të përjetshme. Por dashuria për këto bisha konkrete po përballet me një ringjallje dhe një vlerësim i ripërtërirë për këtë stil arkitekturor është në rritje.

Ndoshta asnjë stil tjetër arkitekturor nuk shkakton reagimin emocional që bën brutalizmi. Arkitektura brutaliste duket e rëndë dhe e palëvizshme, por është artistikisht skulpturore duke i dhënë asaj cilësi unike që mbështeten në thellësi për të krijuar modele dhe kompozime me dritë dhe hije. Ndryshe nga ndërtesat moderne të cilat janë të hijshme dhe me shkëlqim vetëm me një shtresë të hollë të lëkurës së jashtme, ndërtesat brutaliste ngjallin ndjenjën e forcës dhe pavarësisht nga jopopullariteti i tyre me disa projektues, arkitektët dhe ruajtësit kanë bashkuar forcat dhe kanë bërë thirrje për të shpëtuar dhjetëra struktura të rëndësishme brutaliste nga prishja. dhe modifikim.

Por cila është forca shtytëse pas ringjalljes së brutalizmit? Ndonëse ka shumë pak gjasa që ky stil të kthehet në projektet kryesore të ndërtimit dhe projektimit, arkitektët dhe entuziastët e brutalizmit po punojnë shumë për të shpëtuar këto kafshë betoni. Një nga fushatat më të fundit për të shpëtuar një ndërtesë brutaliste ishte beteja një dekade për të ruajtur Kopshtin Robin Hood të Londrës, i projektuar nga Alison dhe Peter Smithson në vitet 1970. Megjithëse përpjekja për ta shpëtuar ishte e pasuksesshme, pasi prishja në bllokun perëndimor filloi gati 5 vjet më parë, tërhoqi një protestë nga arkitektë të profilit të lartë si Richard Rogers, të cilët kërkuan që kompleksi i banesave të ruhej dhe rivitalizohej. Kjo vazhdoi të nxiste flakët për një lëvizje edhe më të madhe ruajtëse të brutalizmit, me SOS Brutalism, një faqe interneti që përpilon ndërtesat brutaliste që përballen me rrezikun e prishjes nga e gjithë bota. Shumica e këtyre strukturave janë lënë pas dore dhe kërkojnë mirëmbajtje të konsiderueshme.

Nëse kjo dashuri për brutalizmin qëndron, është diçka që mbetet për t’u parë. A i pëlqen dikush të jetojë dhe të punojë në këto ndërtesa, apo thjesht janë të admiruar për veçantinë dhe aftësinë e tyre për të dalluar nga dizajnet moderne të ditëve të sotme? Mos lejoni që fasada e rëndë e betonit t’ju mashtrojë – edhe këto struktura konsumohen me kalimin e kohës dhe pak gjëra mund t’i bashkojnë njerëzit si kërcënimi i zhdukjes së një prej stileve arkitekturore më të dukshme dhe me ndikim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending