Connect with us

Aktuale

Vendosen tenda në oborrin e Klinikës Infektive në Prizren

Published

on

Në Spitalin Regjional të Prizrenit, pranë Klinikës Infektive, janë vendosur tenda ku pritet të kontrollohen pacientët të cilët kanë simptoma të coronavirusit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, këto tenda janë vendosur në mënyrë që të bëhen kontrolla paraprake për personat të cilët dyshojnë se janë prekur me COVID 19 dhe për të parandaluar bartjen e infeksioneve brenda spitalit apo brenda institucioneve të kujdesit parësor.

“Në Planin e Veprimit të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit Covid-10 është paraparë që në hyrje të Klinikës Infektive, Klinikës Emergjente dhe QKMF-ve të vendosen një apo më shumë tenda, brenda të cilave do të ketë pajisje dhe personal shëndetësor, sipas nevojës, që do të bëjnë një kontroll paraprak të personave të cilët mund të kenë shenja të dyshimta për Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore apo brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor. Në tenda do të bëhet një kontroll paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime shëndetësore në Klinikën Infektive, Klinikën Emergjente, QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Nga 13 marsi deri më sot në Kosovë janë identifikuar 31 raste me coronavirus.

Sot gjatë ditës është shënuar viktima e parë e coronavirusit në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e personit të parë me coronavirus e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratorët e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK), thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Aktuale

23 komuna nuk i binden Qeverisë, s’e përkrahin faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë

Published

on

Njëzet e tri komuna të Republikës së Kosovës nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro.

Kështu ka thënë për EO, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi e ka vlerësuar të gabuar këtë vendim, pasi dëmi i përgjithshëm i komunave llogaritet të jetë milionësh.

Në këtë situatë sipas tij do të ndikojë edhe mendimi juridik i Gjykatës Supreme, ku mësimdhënësit duhet të kompensohen për licencimin e tyre si dhe normën e inflacionit.

“Deri në momentin që po flasim, janë 23 komuna të cilat nuk kanë marrë vendim apo nuk e kanë shqyrtuar çështjen e faljes së Tatimit në Pronë. Pra janë 23 komuna dhe dy të tjera janë në proces gjatë ditës së sotme e kanë çështjen e faljes së Tatimit në Pronë në vlerë deri në 100 euro. Po shihet që shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro”, ka thënë Ibrahimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Publikohet raporti “Shqyrtimi i korrupsionit në Prokurim Publik”

Published

on

Iniciativa për Progres (INPO), nëpërmjet tryezës së diskutimit ka publikuar raportin “Shqyrtimi i Korrupsionit në Prokurim Publik” në të cilin raport janë shpalosur të gjeturat nga monitorimi i punës së OShP-së për periudhën Janar – Shtator 2023.

Tryeza u zhvillua me pjesëmarrjen e panelistëve të përbërë nga znj. Albulena Nrecaj Drejtore Ekzekutive në INPO, z. Isa Hasani, antarë i Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) si dhe z. Armend Muja, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gjithashtu përfaqësues nga Ambasada Britaneze, USAID, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte nxitja e debatit konstruktiv përmes gjetjeve të raportit i cili trajton punën e Bordit të OShP-së, gjegjësisht paneleve shqyrtuese në zgjedhjen e lëndëve të ankesave gjatë periudhës janar – shtator 2023.

Drejtorja Ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj në fjalën e saj ka bërë një përmbledhje sa i përket qëllimit të këtij raporti, ku ajo ka thënë se “INPO gjatë monitorimit të prokurimit është ballafaquar shumë herë me pamundësi për të monitoruar aktivitetet e  prokurimit duke e pasur parasysh se ato ishin të bllokuara në OShP dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet dhe shqetësimet që INPO ka ngritur dhe ka diskutuar se ku po qëndron problemi dhe pse ka kaq shumë vonesa”.

Tutje ajo ka thënë se “gjatë monitorimit INPO ka vërejtur që OShP gjatë vitit 2023 ka ndryshuar rregullat e ‘lojës’ në kuptimin që ka ndryshuar rregullat e punës ku ka bërë ndryshime në rregullat e paneleve shyrtuese. Në të kaluarën saktësisht me rregulloren e vitit 2020 të punës, panelet shqyrtuese individuale trajtonin vetëm lëndët e ankesave deri në vlerën 30.000 euro ndërsa nga muaji gusht deri më tani kjo vlerë është rritur 900% ku në panele individuale ishte vendosur që lëndët e ankesave deri në vlerën 300.000 euro të trajtoheshin.” Në këtë kuptim ajo tha se “kjo ka qenë faktori kryesor për të trajtuar këtë temë sepse kemi vërejtur që ka mungesë të transparencës, mos përfshirja e palëve të interesit dhe publikut gjatë ndryshimit të këtyre politikave.”

Znj. Nrecaj tha se analiza ndahet në dy pjesë ku janë analizuar të dhënat e shqyrtimit në OShP para ndryshimit të rregullores dhe pas ndryshimit të rregullores në mënyrë që të japim një pasqyrë të efikasitetit të ndryshimeve të rregullores në punën e OShp-së.

Raporti është prezantuar nga monitoruesi z. Arbër Kabashi, i cili ka ofruar të dhëna të detajuara si dhe të dhëna statistikore rreth trajtimit të ankesave të deponuara deri më 30 shtator 2023. Po ashtu prezantimi ka përfshirë edhe vlerësimin e efikasitetit të Bordit të OShP-së pas ndryshimit të rregullave për caktimin e paneleve shqyrtuese duke bërë krahasimin e numrit të zgjidhjes së ankesave para dhe pas ndryshimit të rregullores së punës së OShP-së. Gjithashtu, është shpalosur edhe kohëzgjatja e shqyrtimit të ankesave dhe vendimeve më të vonuara apo vjetëruara nga ky organ.

 

  1. Kabashi shtoi tutje se “Raporti ka vërë në pah se OShP është përballur me probleme të mos funksinonimit të plotë të Bordit dhe se ndryshimet e rregullave nuk ka rezultuar me rritje të efikasitetit të punës së paneleve shqyrtuese por ka shkatuar regres në proces sepse sipas analizës ndryshimet e rregullorës janë bërë në kundërshtim me LPP-në. Raporti parasheh në mori të rekomandimeve për institucionet e vendit si Qeveria dhe Kuvendi për të implementuar obligimet dhe kompetencat e tyre kuhstetuese dhe ligjore në përmirësimin e këtyre problematikave që janë dukuri negative për shoqërinë. INPO me këtë rast ka nënvizuar nevojën e sigurimit që shyrtimi i ankesave të kryhet brenda afateve ligjore”.
  2. Isa Hasani, anëtar i Bordit të OShP-së, në fjalimin e tij si panelist tha se “ndryshimi i rregullores ka ndodhur për shkak të mungesës së anëtarëve të bordit”. Ai ka folur rreth rolit dhe funksioneve që ka OShP-ja duke thënë se “gjetjet e INPO-s janë reale dhe janë mbledhur përmes të dhënave të databazave”. Ai vlerësoi se “afati prej 34 ditësh është sipas ligjit, por megjithatë ligji saktësisht neni 117 e parasheh edhe një afat tjetër deri në 20 ditësh duke e pasur parasysh gjendjen që është duke u përballur ky institucion në mungesë të anëtarëve të Bordit prej 2 anëtarëve dhe mungesa e zyrtarëve ligjorë. Fakti që OShP-ja ka nevojë për mbështetje nga ekspertët të brendshëm e jo të jashtëm. z.Hasani ka thënë se OShP ka të drejtë të nxjerrë vendime duke thënë se nuk ka informatë lidhur me atë se pse janë bërë ndryshimet në vlerë prej 300.000 euro duke shtuar që kjo është rezultat i mungesës së anëtarëve të bordit”.

Ndërsa, Kryetari i Komisinonit Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere, z. Armend Muja ka folur rreth shqetësimeve të komisionit për zvarritjen në zgjidhjen e ankesave, duke shtuar se “këtë vit do të indentifikohen indikatorët e përformancës së OShP-së duke thënë se Kuvendi nuk ka pasur informatë që Rregullorja e Punës së OShP-së është modifikuar, meqë ndryshimi i kesaj rregullore nuk ka qenë i përfshirë as në Planin e Punës së tij dhe kjo çeshtje do trajtohet me kujdes”. Ai tha se “nga ekspertët qoft të brenshëm apo të jashtëm kuvendi është duke pritur me shumë rezultat”.

Diskutimet dhe rekomandimet e të gjithë pjesëmarrësve përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ishin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion si dhe përmirësimit të politikave institucionale.

Raportin mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Java Kundër Korrupsionit organizohet nga Koalicioni i organizatave jo-qeveritare i përbërë nga INPO, IKD dhe Lëvizja FOL. Me mbështetje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ndërmjet Byrosë Ndërkombëtare për Çeshtje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Continue Reading

Aktuale

6000 projekte nga 130 vende synojnë Çmimin Ndërkombëtar VELUX për Studentët e Arkitekturës

Published

on

Çmimi Ndërkombëtar VELUX për Studentët e Arkitekturës, dy herë në vit, rikthehet për edicionin e tij të vitit 2024, duke ftuar studentë nga e gjithë bota të rinovojnë në temën e dritës së diellit në arkitekturë, veçanërisht për të përfytyruar “Dritën e së nesërmes”.

Aktualisht janë paraqitur mbi 6000 projekte nga 130 vende që adoptojnë një qasje eksperimentale dhe mendjehapur ndaj dritës së diellit në mjedisin e ndërtuar.

Konkursi lejon që ekipet multidisiplinare të marrin pjesë, për sa kohë që ato përfshijnë studentë të arkitekturës dhe mbështeten nga një mësues nga një shkollë arkitekture. Mësuesit gjithashtu marrin pjesë në proces për të udhëhequr përpjekjet inovative të studentëve dhe për të siguruar cilësinë e projekteve.

Çmimi Ndërkombëtar VELUX sfidon studentin të eksplorojë potencialin e pakufishëm të dritës së ditës në arkitekturë. Konkretisht, për të eksploruar se çfarë do të thotë për ta “Drita e së nesërmes”. Kjo temë e gjerë synon të zgjerojë kufijtë e dritës së ditës në arkitekturë në lidhje me estetikën, funksionalitetin, qëndrueshmërinë dhe mënyrën se si ndërveprojnë ndërtesat dhe mjedisi.

Kriteret e Konkurrencës

Një juri e përbërë nga arkitektë të njohur ndërkombëtarisht dhe shumë të respektuar do të vlerësojë projektet duke përdorur kritere specifike:

Puna me ndriçimin e ditës si premisë për arkitekturën

Si hulumtohet dhe dokumentohet projekti

Si i adreson projekti sfidat bashkëkohore dhe të ardhshme

Niveli i eksperimentimit dhe inovacionit

Paraqitja e përgjithshme grafike e projektit, si paraqitet vetë projekti

Tarifat dhe Çmimet

Regjistrimi për çmimin është falas. Shuma totale e çmimit është deri në 30,000 €. Lista e plotë e fituesve do të përfshijë 2 fitues globalë, 10 fitues rajonalë dhe disa vlerësime të nderuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending