Stambolli gjithmonë ka qenë qytet shumë i rëndësishëm për civilizimin për disa arsye, duke përfshirë edhe vendndodhjen strategjike që lidh Europën me Azinë.
Qyteti ka qenë kryeqytet i perandorive kryesore në histori, si e asaj Bizantine dhe Osmane. Pas pushtimit të tij nga Mehmedi II i cili ndryshe njihet si Mehmed Pushtuesi, Stambolli u bë qytet i tolerancës dhe shtëpi për religjione, kultura dhe komunitete të ndryshme.
Përderisa ka strehuar njerëz të kulturave të ndryshme, ai përmban ndërtesa të nërtuara nga ata njerëz në vendin unik gjeografik të tij.
Zona e qytetit është e kufizuar me Bririn e Artë në very, Bosforin në lindje dhe Detin Marmara në jug, e njohur si “gadishulli historik”. Katër zona të gadishullit historik janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1985. Këto zona janë Zona e Përbërësit Arkeologjik Urban të Sultanahmetit, Xhamia Suleymaniye dhe Zona e Komponentëve të Asocuar të saj, Xhamia Zeyrek (Manastiri i Pantocratorit) dhe Zona e Komponentëve të Asocuar e saj dhe Zona e Komponentëve të Tokës së Mureve të Stambollit, shkruan DS, transmeton Ndërtimi.info.
Zona e Përbërësit Arkeologjik Urban të Sulltanahmetit përbëhet nga Hipodromi i Konstandinopojës, Aja Sofia, Aja Eirene, Xhamia Aja Sofia e Vogël dhe Pallati Topkapi.
Hipodromi
Kjo zonë sot njihet si Sheshi i Sulltanahmetit. I ndërtuar në vitin 203 nga Perandori Bizantin Septimius Severus si një qendër sportive dhe sociale, zona u rinovua dhe zgjerua nga Konstandini më 324. Vetëm disa tipare kanë mbetur nga ndërtesa origjinale.
Aja Sofia
Aja Sofia është një kishë Krishtere Ortodokse Greke që sot është e shndërruar në muze. Ajo është ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani I mës viteve 532 dhe 537. Ajo u konvertua në xhami nga Mehmed Pushtuesi më 1453, kurse si muze filloi të shëbejë më 1 Sskurt 1935.
E famshme për kupolën e saj madhore, ndërtesa konsiderohet si një nga shembujt më me vlerë të arkitekturës bizantine.
Aja Eirene
Është ndërtuar nga Konstantini I në shekullin e katërt si një Kishë Ortodokse Greke. Ndërtesa është një bazilikë tipike Romake.
Xhamia Aja Sofia e Vogël
Është një kishë ortodokse bizantine e ndërtuar në vitin 536. Kisha është konvertuar në xhami në vitin 1497 gjatë sundimit të Bayezidit II.
Pallati Topkapi
Pas rënies së Perandorisë Osmane më 1023, Topkapi Palace është konvertuar në një muze dhe është hapur për vizitorë më 1924.
Aty gjenden artikuj porcelani nga epoka Otomane, veshje, armë, mburoja, armature, miniatura osmane dhe murale osmane.
Xhamia Sylejmanije dhe Zona e Komponenteve të Asocuara është zona që përfshinë Xhaminë Sulejmanije dhe ndërtesat rrethuese të saj.
Xhamia Sylejmanije është ndërtuar nga Mimar Sinan nën patronazhin e Sylejmanit I, i njohur si Sylejmani Madhështor. Kjo xhami është një nga punët më të rëndësishme të arkitekturës osmane.
Xhamia Zeyrek dhe Zona e Komponenteve Asociative përfshin Xhaminë Zeyrek dhe rrethinën e saj.
Xhamia Zeyrek është një ndërtesë e rëndësishme që përbëhet nga tri kisha ortodokse. Është ndërtuar më 1124 nga gruaja e Perandorit Bizantin Ioannës Komnenos.
Zona e Komponentëve të Tokës së Mureve të Stambollit kufizon gadishullin historik nga ana perëndimore dhe mbulon muret e qytetit duke filluar nga Deti Marmara në jug deri në Kepin e Artë në veri.
You must be logged in to post a comment Login