Connect with us

Infrastrukturë

Ushtria shqiptare u ftua por nuk u lejua të ndihmojë Kosovën gjatë vërshimeve të janarit

Published

on

Zona të ndryshme të Kosovës u goditën muajin e kaluar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.Skenderaj e Mitrovica u përballen me përmbytje të përmasave që nuk mbaheshin mend nga qytetarët e këtyre komunave. Edhe zona e Klinës, Pejës e Junikut u vërshuan por jo në masën e Skenderajt dhe Mitrovicës.

Gjendja e jashtëzakonshme kishte aktivizuar të gjitha institucionet emergjente.

Përveç institucioneve vendore ishte kërkuar ndihmë edhe nga Shqipëria, saktësisht nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Ani pse një kontingjent me trupa ushtarake ishte nisur drejt Kosovës në mbrëmjen e 20 janarit për ndihmë, pas disa orë pritjeje në Kukës forcat shqiptare u kthyen mbrapa, pasi u ishte thënë se nuk ishte e nevojshme ndihma e tyre.

Kallxo.com ka zbuluar se kjo kërkesë ishte bërë nga Lorik Lipoveci, ish-këshilltari politik i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Lipoveci katër ditë pas kësaj kërkese kishte dhënë dorëheqje ndërsa në një bisedë me Kallxo.com tha se do të merrej me diçka tjetër, jo në MPB, por në institucione të tjera.

Në asnjë moment Lorik Lipoveci nuk e ka mohuar faktin se kishte ftuar Ushtrinë e Shqipërisë për ndihmë.

Mesditën e 20 janarit, në zyrën e kabinetit të ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë ishte dërguar një kërkesë në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë dhe bashkëpunim të ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në tetor të vitit 2020 mes dy vendeve ndërsa kërkesa ishte bërë më 20 janar në ora 11:58.

Kërkesa e Lipovecit ishte marrë me urgjencë ndërsa vetëm pak orë më pas një kontigjent me ushtarë të Shqipërisë ishte nisur drejt Kosovës për ndihmë.

Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili me anë të një njoftimi kishte treguar për forcat ushtarake të cilat ishin dislokuar në Kukës në gjendje gatishmërie për t’u vënë në ndihmë të autoriteteve në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në një përgjigje për Kallxo.com ka thënë se strukturat operacionale të Forcave të Armatosura pas kërkesës nga autoritetet kosovare, menjëherë ishin aktivizuar.

Ata qëndruan për disa orë në Kukës, ndërsa u kthyen mbrapa pasi iu tha se nuk ishte e nevojshme që të ndërhynin për ndihmë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending