Connect with us

Trashëgimia

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, SHBA jep 800 mijë $ për trashëgiminë kulturore

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë një grant prej rreth 800 mijë dollarësh për restaurimin e monumenteve kulturore, të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Lajmin e ka dhënë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila mes të tjerash është shprehur se “Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”.

Ambasadorja Kim ishte sot në qytetin e Krujës, me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ku nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mesazhi i plotë i ambasadores Yuri Kim:

Ministre Margariti, të nderuar të ftuar, mirëmëngjes dhe faleminderit që u bashkuat me ne.

Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.

Në Shqipëri, ne kemi punuar në projekte të shumta përmes këtij fondi, përfshirë restaurimin e Galerisë Nr. 3 të Kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës Iso-Polifonike shqiptare, si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Dua të falënderoj Zj. Lejla Hadzic dhe ekipin e saj të “Trashëgimisë kulturore pa kufij”, Ministren Margariti, Zj. Arta Dollani dhe ekipin e saj të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, partnerët tanë në Fondin e Trashëgimisë Botërore dhe ekspertët vendas për pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj kësaj nisme. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Fondin e Princit Clause të Hollandës dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, për kontributet e tyre ndaj këtyre përpjekjeve të ruajtjes kulturore.

Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow dikur shkroi për kthimin e Skënderbeut në Krujë:

Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.

Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar. Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.

Me krahë të lehta! Faleminderit!

Trashëgimia

Në fillim të sezonit turistik, ‘Durrësit antik’ i është vënë dryni

Published

on

Turistët e huaj po përballen me dyert e mbyllura të muzeve nën rikonstruksion apo të dëmtuar nga tërmeti dhe pamundësinë për të parë mozaikë të fshehur në bodrume pallatesh gjatë vizitës së tyre në qytetin e Durrësit.

Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Muzeun Arkeologjik dhe atë Etnografik.I pari po i nënshtrohet restaurimit me një financim nga BE, ndërsa ende nuk ka asnjë projekt për muzeun etnografik që u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

“Në qytet ka vetëm dy muze dhe unë nuk munda t’i shoh, pasi mësova se janë mbyllur për një periudhë kohe,” tha Chantelle, një turiste franceze që mbërriti me kroçerë dhe që preferoi të shëtiste në Durrës pa ndihmën e guidës.

Numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar që nga fillimi i këtij viti ka ardhur duke u rritur, por një pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore janë të mbyllura për motive të ndryshme, ndërsa njoftimi përkatës në internet thuajse mungon .

“Unë u përpoqa të shoh edhe Torrën veneciane,” tha Chantele për BIRN, duke shtuar se në këtë rast nuk arriti ta kuptojë arsyen e rrethimit dhe të mbylljes me dryn.

“Monumenti ishte restauruar që prej disa muajsh, por siç më thanë ende nuk ishte plotësuar me disa pajisje kompjuterike që do t’i shërbejnë informimit të vizitorëve të huaj apo vendas,” shtoi turistja e huaj.

Muzeu arkeologjik i Durrësit i ka mbyllur dyert për vizitorët në tetor të vitit të kaluar, dhe restaurimi i tij me financim nga BE duket se do të zgjasë më shumë se sa parashikimi.Ndryshimi nga projekti fillestar për ndërtimin e objekteve ndihmëse ku do të sistemohen arkeologët, ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve dhe përfundimi i restaurimit në të vetmin muze kombëtar të arkeologjisë do ta tejkalojë tetorin e parashikuar të këtij viti.

Ndërkohë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë Muzeun etnografik, për të cilin nuk ka ende një investim restaurimi.

Shtëpia me çardak e shekullit 19-të ku ishte vendosur edhe muzeu kushtuar aktorit me famë europiane, Aleksandër Moisi tashmë është zbrazur  prej vitesh nga  objektet e jetës së Moisiut, i cili kaloi në Durrës disa vite të fëmijërisë, si dhe nga elementet etnografike të jetës qytetare, që ishin ekspozuar në godinën dykatëshe prej guri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Gratë nga Skenderaj, bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale

Published

on

Fuqizimi i grave në Kosovë,  përmes projektit të financuar nga BE-ja #ReLOaD2!

Një nga pikat kryesore të fundit ishte panairi i jashtëzakonshëm 3-ditor i organizuar nga SHGB Okarina e Runikut, ku gratë nga të gjitha komunitetet në komunën e Skenderajt bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale të rajonit.

Ky panair ishte një festë e trashëgimisë kulturore, me një gamë të larmishme produktesh të ekspozuara. Nga delikatesat ushqimore te veshjet e bukura #artizanale te #suvenire tradicionale dhe #bizhuteritë e punuara me dorë. Çdo artikull tregoi një histori unike, duke pasqyruar pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Ky panair shërbeu si një platformë për të bashkuar gratë nga të gjitha komunitetet në rajon për të promovuar produktet tradicionale, për të festuar #kulturën e tyre dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik.

Projekti ReLOaD 2 ka luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e kësaj nisme, duke punuar pa u lodhur për fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Bashkimi Evropian në Kosovë e mbështet këtë aktivitet si pjesë e projektit #ReLOaD 2, të zbatuar nga UNDP Kosovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Zbulohet misteri i çative të kuqe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

Published

on

Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.

Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.

Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.

“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending