Connect with us

Aktuale

Tre fakultetet e Arkitekturës: Prishtinës, Tiranës dhe Tetovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

Është nënshkruar në Tetovë marrëveshja tre palëshe e bashkëpunimit mbi Arkitekturën dhe Urbanistikën midis Fakulteteve përkatëse të Universitetit të Tetovës, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, përkatësisht nga dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Enis Jakupi, dekania e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Violeta Nushi, si dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Armand Vokshi.

Mesazhin e fortë e simbolik për bashkëpunim mbarëkombëtar e mbështeti me prezencën e tij aktive edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili priti në takim delegacionet e tre fakultetiteve.

Ky takim kishte për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes fakulteteve në fushën e arkitekturës dhe atë të urbanistikës në aspektin didaktik e akademik, kërkimor e shkencor, si dhe ne aspektin rekreativ e kulturor.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i përgëzoi dekanët e fakulteteve përkatës për këtë iniciativë të ndërmarrë dhe njëherësh theksoi se, universiteti i Tetovës është i hapur dhe në çdo projekt në të ardhmen mund ta konsiderojnë si partner bashkëpunimi.

Marrëveshja në fjalë parasheh që fakultetet nënshkruese të angazhohen intesivisht në të ardhmen për bashkëpunim shkencor dhe arsimor. Parashihet që të realizohen projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit hulumtues dhe mësimdhënësve e  studentëve, organizim të konferencave  dhe botimeve shkencore, seminare simpoziume e të tjera. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrje në programet ndërkombëtare, si dhe shumë aktivitete në të cilat palët do të vlerësojnë se duhet të bashkëpunohet.

Delegacioni i Fau përbëhej nga dekani, Prof. Dr. Armand Vokshi,  dhe dy zëvëndës dekanet, Dr. Loreta Çapeli dhe  Dr. Ani Panariti Tola./Media Ndërtimi.

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ambasadori suedez: Nuk kam informacione se diaspora kosovare po i shpërlan paratë në blerjen e banesave

Published

on

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka shumë persona nga diaspora kosovare në Suedi që blejnë banesa në Kosovë. Ai mohoi se ka informacione se në këtë mënyrë mërgimtarët po shpëlajnë paratë.

Ambasadori në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se do të ishte shumë më mirë nëse ata mund të mbështesin investimet.

“Unë mendoj se vërtetë po i mbështes disa prej ideve të qeverisë aktuale për të krijuar një lloj fondi, një fond sovran, i cili do të mund të kontribuojë me këtë. Por unë jam me fat në kuptimin që diaspora në Suedi nuk më ka pyetur të paktën për këtë” – tha ai.

Ai ka shtuar se ka shumë njerëz që po pyesin se si mund të investojnë në Kosovë.

“Sa i përket korrupsionit, unë nuk kam informacion, unë e di që po financojmë aktivitete kundër korrupsionit në vend, por nuk kam asnjë informacion më të detajuar për këtë” – tha Westerlund

Continue Reading

Trending