Connect with us

Trashëgimia

Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës

Published

on

Është mbajtur takimi i parë i bordit për projektin “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës”.

Anëtarët e bordit diskutuan për koordinim ndër-institucional me qëllim të angazhimit të plotë për adresimin e çështjeve dhe sfidave, në mënyrë të zbatimit të suksesshëm të këtij programi.

Në kuadër projektit parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në shtëpitë e vjetra, brenda qytetit të vjetër të Janjevës dhe fuqizimi ekonomik, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, dhe mbështetja e komunitetit përmes granteve.

Në takimin e bordit, krahas përfaqësuesve të partnerëve kryesorë, MKRS dhe BE, ishin prezent edhe përfaqësues të ministrive përkatëse, MMPHI, MFMT, MINT, MAPL, dhe nga Komuna e Lipjanit.

Projekti tre vjeçar “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” zhvillohet në kuadër të ligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare për IPA 2020 në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, në kuadër të sektorit, Mbështetja për Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore dhe bashkë financohet nga fondet IPA II të Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, kurse zbatohet nga UNDP, zyra në Kosovë./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending