Connect with us

Trashëgimia

Trashëgimia kulturore nuk preket nga zbritja e buxhetit të MKRS-së

Published

on

Rritja e buxhetit prej rreth 7 për qind në tërësi nuk ka pasur kurrfarë efekti pozitiv në planifikimet e shtetit për kulturën. Qeveria e Kosovës ka projektuar që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit të ketë 1.3 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar.

Prej 44 milionë e 733 mijë eurosh, sa kishte vitin e kaluar, institucioni më i lartë kulturor sivjet do të ketë në dispozicion 43 milionë e 406 mijë euro. E pikërisht fusha e kulturës brenda MKRS-së do të ketë 1 milion e 53 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar. Por për këtë shumë rritje ka trashëgimia kulturore.

Këto shifra pasqyrohen në tabelat e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, i cili është miratuar në mbledhjen e Qeverisë, e të cilin gazeta e ka siguruar pas votimit të martën.

Sa i përket kulturës vitin e kaluar, Ministria kishte në dispozicion 10 milionë e 67 mijë euro, kurse sivjet – nëse Projektligji që ka kaluar në Qeveri miratohet edhe në Kuvend – do të ketë 9 milionë e 14 mijë euro.  Buxheti është zvogëluar te subvencionet e kulturës dhe po ashtu te investimet kapitale.

Nuk është prekur vetëm ajo që në Projektligj definohet si “përkrahja për kulturën institucionale”. Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet janë paraparë 2 milionë e 85 mijë euro. Dallimi më i madh del te planifikimi buxhetor për investimet kapitale në fushën e kulturës. Janë gati një milion euro më pak.

Përderisa për këtë vit janë planifikuar 3.1 milionë euro, vitin e kaluar ishin 4 milionë e 25 mijë. Mangësi ka edhe në atë që definohet si “Përkrahja e kulturës”, kategori kjo të cilën MKRS-ja e shfrytëzon për të financuar projektet e skenës së pavarur kulturore. Sivjet janë 130 mijë euro më pak pasi shifrat kanë lëvizur nga 1 milion e 67 mijë euro në 937 mijë euro.

Trashëgimia kulturore nuk është prekur nga zbritja në tërësi e buxhetit të MKRS-së. Përkundrazi, janë paraparë gati 1 milion euro më shumë.

Ministria e Kulturës ka reprizuar shumicën e projekteve kapitale në kulturë dhe trashëgimi kulturore. Në kulturë janë paraparë 22 projekte kapitale. Janë dy më shumë se vitin e kaluar. Prej tyre janë vetëm 6 të reja. Janë planifikuar 200 mijë euro për teatrin e operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova” e 400 mijë të tjera nga të hyrat e Agjencisë për Privatizim në Kosovë. Muzeu i Artit Bashkëkohor, rinovimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, rinovimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, disa qendra kulturore nëpër komuna, përfshirë atë në Pagarushë, që do të mbajë emrin e këngëtares Nexhmije Pagarusha, janë pjesë e projekteve kapitale në kulturë./Koha

Trashëgimia

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

Published

on

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre. Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive, raporton Zëri i Amerikës.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai.

Continue Reading

Trashëgimia

Më shumë se 1247 artefakte të Kosovës janë transportuar në Beograd, nuk janë kthyer ende në vendin e origjinës

Published

on

EC Ma Ndryshe ka realizuar ekspozitën njëditore “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia”. Në këtë aktivitet, të mbajtur në sheshin e Lidhjes në Prizren, për publikun përmes fotografive janë shpalosur 64 artefakte të Kosovës të marra nga Serbia, si përpjekje për të kthyer vëmendjen për këtë çështje të ndjeshme.

Kjo ekspozitë është thirrja e radhës për të shprehur rëndësinë e kthimit të këtyre artefakteve në vendin e tyre të origjinës. Njëherësh i mundëson publikut që të shoh për së afërmi një pjesë të pasurisë së çmuar kulturore të Kosovës, që vazhdon të mbahet peng në Serbi.

Për më shumë se dy dekada, Serbia ka marrë dhe kontrollon një gamë të gjerë të artefakteve të Kosovës. Në këtë periudhë, është dokumentuar se më shumë se 1247 artefakte janë transportuar në Beograd për një ekspozitë dhe nuk janë kthyer më në vendin prej nga janë marrë.

EC konsideron se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet për të negociuar kthimin e këtyre, një proces ky i ndjeshëm që duhet të mbështetet në mënyrë aktive edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar që pasuria kulturore e Kosovës të kthehet në vendin e saj të origjinës.

Thirrja është e qartë: kthimi i artefakteve duhet të ndodh, në mënyrë që të korrigjohet padrejtësia ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Fillon realizimi i projektit për të ruajtur dhe mbrojtur historinë e pasur të Dresnikut

Published

on

Dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut aktualisht është duke u zhvilluar përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara të teknologjisë.

Ky projekt mbështetet nga MKRS dhe Ambasada SHBA-së në Prishtinë, me partnerin zbatues CHwB Kosova.

“Le të festojmë së bashku trashëgiminë e Dresnikut dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending