Connect with us

Infrastrukturë

Tranzicioni i gjelbër i Kosovës mbetet synimi kryesor i BE-së në vitin 2023

Published

on

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësim madhor për vendin, jo vetëm për mjedisin, por për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Për ta ulur më tej varësinë e vendit nga emetimet e qymyrit dhe gazrave serrë, Bashkimi Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë do të vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e gjelbër të vendit, siç është paraparë në Agjendën e Gjelbër të BE-së.

Fundi i vitit 2021 e shënoi lansimin e ngrohtores me biomasë në qytetin e Gjakovës.

Kjo ngrohtore moderne e ndërtuar nga BE-ja, u bë ngrohtorja e parë me biomasë në rajon dhe po prodhon me sukses ngrohje nga burime të pastra të energjisë, duke e ulur ndotjen për 90%.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra nga historitë e suksesit në rrugëtimin e Kosovës drejt energjisë së pastër dhe të qëndrueshme, të mbështetur nga BE-ja. Kah fundi i vitit 2022, Bashkimi Evropian në Kosovë, së bashku me KfW-në dhe BERZh-in, e shpallën projektin  Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore me energji diellore”, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon që e përdor energjinë diellore për të gjeneruar ngrohje.

Nga projekti i ngrohjes solare pritet të përfitojnë rreth 38,000 qytetarë të Prishtinës, me ngrohje qendrore efikase dhe të pastër, në vlerë prej 82 milion eurosh.

Investime të tjera të rëndësishme në energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiente që do të vijnë në vitin 2023 janë projektet Solar4Kosovo – Termocentrali Fotovoltaik; Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Diellore; dhe Programi për Banim Social në Kosovë. Të tria këto projekte, të cilat kapin vlerë prej gjithsej 55 milionë eurosh, burojnë nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, një nismë kjo e financimit të përbashkët nga BE-ja, organizatat financiare të tjera dhe donatorët bilateralë.

Përkushtimi i BE-së për ta mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë shihet edhe në Pakon e ardhshme të BE-së për Mbështetje të Energjisë në vlerë 75 milionë euro, e cila do t’u ndihmojë familjeve të pafavorizuara që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për energji, ndërsa sektorit publik dhe atij privat që ta përmirësojnë më tej efiçiencën e energjisë dhe kalimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!

Published

on

Expo Albania është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes.

Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e qendrës së re të panaireve “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje si do të jetë projekti, ndrërsa e cilëson si një xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë.

‘Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030,u uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat tenderuese për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Por, para se të hapej ky tender është bërë projekti sesi duhet të jetë ky nënkalim. Demokracia.com ka gjetur se projekti është bërë duke u shkelur Ligji i Prokurimit Publik.

Nënkalimi që doli këto ditë në tender parashihet të kushtojë 6 milionë euro. Tenderi është hapur të hënën dhe kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj, pra në një afat shumë të shkurtër për projekte të mëdha, shkruan Demokracia.com

Për tenderin e këtij projekti ka shkruar sot në rrjetin social edhe kryetari Përparim Rama, por ai e ka fshehur se kush është projektuesi.

“Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩 🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.”, ka shkruar Rama, duke ilustruar edhe fotografi sesi do të duket projekti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending