Aktuale
Trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk është kompetencë e Përparim Ramës, (shkruan arkitekti Ylber Vokshi Ylli)
Published
3 years agoon
Që nga periudha e pas luftës z. Përparim Rama është prezent në Kosovë ndërsa nga viti 2004 e keni edhe biron projektuese “4M grup” jam kureshtar te di se si dhe çfarë keni punuar dhe a jeni te përfshire ne projektimin dhe ndërtimin e objekteve pa leje ne Prishtine dhe në tërë Kosovën deri me sot.
A i keni respektuar ligjet, normat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit pasi nuk jam ne dijeni se si keni vepruar, pos rastit te “Badovcit” ku tentuat te ndërtoni buze liqenit.
Duhet te keni ne dijeni se tek ne projektimi profesional dhe mirëmbajtja apo eksploatimi vijues i objekteve diametralisht ndryshon si rezultat i vetëdijes se ulet te popullatës.
Do t’i theksoi disa qëndrime tuaja të pa qëndrueshme-diskutabile:
- Prezantimi i Kosovës ne bienalen e Venedikut në vitin 2012 nga ana e juaj si kurator i ekspozitës nuk ishte në nivelin e duhur pasi realiteti në Kosove ishte krejt ndryshe, për këtë në vitin 2012 kamë pasur një reagim kritik publik (http://ekonomia-ks.com/sq/opinion/bienalja-e-arkitektures-ne-venedik-dhe-pjesemarrja-e-kosoves).
Nuk prezantohet kjo problematik me “ftesa” shterpe, por me tregimin real të gjithë asaj çka po ngjante në këto hapësira, duke e kamufluar realitetin. Një qasje e tillë denigruese ndaj problemeve urbane dhe arkitektonike është ofenduese për të gjithë intelektualët e paktë që kanë mbetur në Kosovën e pas luftës.
- Disa propozime për zgjidhje urbane nuk ishin te qëlluara si ishte rasti me propozimin qe Xhamia e madhe e Prishtinës te vendoset ne qytetin e vjetër.
- Mos caktimi i lokacionit për sallën koncertale në mes të ekipit te eksperteve qe ju e kryesonit dhe zyrtareve komunal pati një kosto financiare me humbjen e një donacioni nga BE-ja në vlere rreth 11 milion euro. Kjo qasje ishte jo serioze dhe tregon ne çfarë niveli të ulet i kemi zyrtaret komunal dhe ekspertet të cilët nuk ishin në gjendje te harmonizojnë qëndrimet e tyre, kjo nuk është hera e pare që ndodhë në Prishtinë.
Gjate debateve publike keni elaboruar dhe pemtuar zgjidhjen e problemeve që janë të rëndësishme – kruciale ne përmirësimin e kualitetit te jetës te përbashkët urbane ne Prishtinë,sa ishit realist?
- Rasti i lagjes “Kodra e trimave” është unik ne fushën e urbanistikes dhe si , “zonë informale” (çështja pronësore) kërkon shume kohë për tu zgjidhur, intervenime te dhimbshme, ekspertize të larte dhe shpenzime te mëdha materiale për t’ia kthyer dinjitetin urban lagjes, andaj ju sugjeroj te mos bëni premtime boshe.
- Kishte edhe ndërhyrje teatrale në funksion te propagandës zgjedhore si ishte rasti me vizatimin e disa sekuencave urbane, qe tregonte jo seriozitetin e një profesionisti.
- Zgjidhja e problemeve me komunikacion rrugor është shume e vështire te realizohet,e keni planin e mobilitetit te përgatitur nga paraardhësi juaj por kërkon pune te madhe ne zbatimin e tij. Kurse për zonat e reja rrugët duhet te jenë produkt i zgjidhjeve te reja urbanistike te cilat duhet te jene te përgatitura ne nivel ta larte profesional.
- Çështja e pranimeve teknike si faze për lëshimin e lejes se përdorimit nuk elaborohet qartë nga ana juaj dhe krijon huti tek popullata pasi kemi te bëjmë me dy faza para dhe pas ndryshimit te ligjit te vitit 2012, ku parashihet te ketë mbikëqyrje inspektuese si pjese e pranimit teknik.
- Trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk është kompetencë e juaja por e nivelit qendror i cili ka aprovuar një ligj qe skajshmërisht do ti dëmtoje te gjitha proceset urbane në Kosove, pasi faktikisht i legalizon te gjitha ndërtimet në një forme apo tjetrën, për te cilin kisha vërejtje serioze ne atë kohë.
Premtimet elektorale se do të rehabilitohen disa lagje apo do të ndërtohen unazat e kryeqytetit, janë jo realiste, atë nuk kanë arritur t’i realizojnë edhe shoqëritë shumë ma të pasura, ato intervenime kushtojnë shumë, do të mbesin ashtu si relikte të një kohe kur nuk ka funksionuar ligji, për të iu treguar pasardhësve tonë se si është jetuar në Prishtinë në fillim të shekullit 21.
- Lehtësisht e shpjegoni anën financiare të bazuar në donacione dhe kredi të buta ndërkombëtare, por do të jetë shumë vështirë pasi askush nuk do të jep para për të mbuluar keqpërdorimet e mëdha që i kemi bërë vetë në këto vite.
- Sa e keni respektuar “Kodin etik të arkitektëve” gjatë fushatës zgjedhore e mos të ju ngjani arkitektëve kosovar që këto 20 vite ishin servil ndaj politikbërësve dhe grupeve të ndryshme të interesit.
Pas luftës me problematiken urbane te kryeqytetit është marre edhe një arkitekt tjetër, i cili pasi i realizoj interesat e veta personale ne fund te mandatit te tij katër vjeçar dha dorëheqje nga pozita e drejtorit te urbanizmit, duke e trasuar rrugën e ndërtimeve pa leje dhe pa kritere profesionale urbanistike ku u lejuan te ndërtojnë të gjithë pa asnjë pengese deri me sot, me disa përjashtime te vogla.
Sot kemi arritur në një pikë tejet kritike ku jeta në kryeqytet është bëre e pa durueshme dhe kemi arritur buze të një vdekje të pritur urbane, prandaj intervenimet janë te domosdoshme qe sado pak te normalizohet gjendja ne kryeqytet.
Euforia e zgjedhjeve kaloj tashme prandaj uroj qe ju me seriozitet dhe profesionalizëm te larte te filloni te trajtoni ketë problematike jetike, e jo të bëni vetëm ndryshime kozmetike si ka ndodhur deri me sot.
E di qe kjo është një pune voluminoze dhe shume e vështire por ju e keni treguar vullnetin e mire gjatë kampanjës zgjedhore, për te cilin ju përgëzoj dhe tani e keni rastin ideal për të vepruar ne ketë drejtim, për te mirën e te gjithë qytetareve te Prishtinës. Vetëm koha do të tregoj rezultatin e punës tuaj.
*Opinion i shkruar nga YLBER VOKSHI YLLI, arkitekt dhe ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës./Media Ndërtimi.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
5 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
5 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi