Aktuale
Ndriçohen shkelje tjera rreth skandalit në projektin e dyshimtë afaristo- banesor në Lakrishtë (DOKUMENT)
Published
3 years agoon
NPB-ja SHKELI LIGJIN E PROKURIMIT PUBLIK – ANGAZHOI KOMPANI PËR RRËNIM PA PROCEDURA TË PROKURIMIT DHE PA TENDER
Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ishte poseduese e vetme e lejes së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, më 06 gusht 2021, për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakrishtë ku u shkaktua skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit kancerogjen. (Prova 1- Leja e rrënimit)
Përkundër se ishte ligjërisht përgjegjëse e vetme për rrënim, NPB-ja, pa zhvilluar fare procedura të prokurimit dhe pa hapur tender, ia la këtë përgjegjësi bashkinvestitorit privat “Made Group Construction” e ky i fundit angazhoi një palë të tretë si nënkontraktor për rrënim, përkatësisht kompaninë “Joos & Krasniqi” që njëherësh e kishte konkurrent në tender.
Mungesa e procedurave të prokurimit dëshmohet në bazë të sistemit të prokurimit elektronik të Kosovës ku nuk figuron asnjë aktivitet i NPB-së për këtë çështje.
Në këtë mënyrë, NPB-ja si ndërmarrje publike pamundësoi konkurrencën duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe legjislacionin sekondar.
Akti nënligjor “Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik” në paragrafin Njoftim për Kontratë, specifikon si në vijim:
– Kur një AK – Autoritet Kontraktues (në këtë rast NPB-ja) ka për qëllim të kryej një aktivitet të prokurimit duke përdorur procedurë të hapur, të kufizuar, kuotim të çmimit, konkurruese me negociata ose ka për qëllim të administroj një konkurs të projektimit ZP (Zyrtari i Prokurimit) do të përgatitë Njoftimin për Kontratë/Njoftimin për Konkurs të Projektimit, pavarësisht nga lloji apo vlera e parashikuar.
– AK duhet të publikojnë të gjitha njoftimet për kontratë në sistemin e prokurimit elektronik të Kosovës. Për arsye të rritjes së transparencës, AK-se mund të publikojnë Njoftimet për Kontratë në faqen e internetit të AK gjithashtu.
– Njoftimi për kontratë për kontrata me vlerë të vogël dhe të mesme do të përgatitet në gjuhën Shqipe dhe Serbe, ndërsa për kontrata me vlerë të madhe njoftimi për kontratë do të përgatitet në versionet Shqip, Serbisht dhe Anglisht.
– Njoftimi për kontratë dhe përmbajtja do të mbesin sekrete, deri në publikim, pasi që të gjithë OE (Operatorët Ekonomikë) do të kenë informatat në të njëjtën kohë.
Sipas Ligjit për Prokurim Publik, Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara të lidhjes së kontratës pa publikimin e njoftimit të kontratës, por në raste të tilla obligohet të njoftojë mbi vendimin për përzgjedhje të Operatorit Ekonomik që ka negociuar me të dhe ka arritur marrëveshje, gjë që as për këtë procedurë nuk ka dëshmi të publikuara në sistemin elektronik, para fillimit të punimeve.
Sipas Aktit nënligjor “Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik” edhe angazhimi i nënkontraktorëve do të duhej të ishte i rregulluar paraprakisht përmes tenderit, i cili në këtë rast nuk është hapur fare nga NPB-ja. Sipas ligjit, nënkontraktori para se të përzgjedhej do të duhej t`i përmbushte kërkesat e përshtatshmërisë te NPB-ja, gjë që nuk ka ndodhur.
Neni 18 paragrafi 18.11 thekson se “Autoriteti Kontraktues (në këtë rast NPB) do të deklaron gjithashtu në Dosjen e Tenderit që Operatorët ekonomikë duhet të tregojnë në tenderin e tyre çdo pjesë të kontratës që Operatori Ekonomik ka për qëllim të nënkontraktoj të palët e treta dhe secilin nënkontraktues të propozuar. Secili nën-kontraktor i propozuar duhet të përmbush kërkesat e përshtatshmërisë dhe duhet të dorëzoj dëshmitë mbi përmbushjen e kërkesave të përshtatshmërisë”
“Tenderuesi duhet të dorëzoj dëshmi në lidhje me përmbushjen e përshtatshmërisë së nënkontraktuesit për pjesëmarrje në procedurën e tenderit siç kërkohet në Nenin 65 të LPP-se. Operatori ekonomik duhet të njoftoj autoritetin kontraktues për çdo ndryshim në plane të nën-kontraktimit që ndodhin pas dorëzimit të tenderit. Autoriteti kontraktues mund të refuzoj çdo nënkontraktues të propozuar nëse i njëjti nuk i përmbush kushtet e përshtatshmërisë”.
Zyra për Informim e Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kryeshefi ekzekutiv, Hajdar Hoxha, që prej dy javësh (10 nëntor 2021), nuk janë përgjigjur për këtë çështje. (Prova- Pyetjet e dërguara me email)⤵️
I kontaktuar përmes telefonit në dy ditë të ndara, kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha ka kërkuar që t`i drejtohemi zyrës për informim, por as kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e drejtuara përmes e-mailit e as nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.
Kujtojmë se Inspektorati nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte pezulluar punimet pas skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll, me ekskavator të materialit kancerogjen të azbestit që ka rrezikuar shëndetin e banorëve të Lakrishte Lagje. Më 15 tetor 2021, Drejtoria e Urbanizmit nga Komuna e Prishtinës e ka shfuqizuar vendimin që ia kishte lëshuar më 06 gusht 2021, Ndërmarrjes Publike Banesore për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakërishtë. Vendimi për shfuqizim është marr me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit me arsyetimin se
NPB-ja në dokumentacionin aplikues nuk e ka cekur askund se ndërtesat e vjetra janë të mbuluara me material azbesti.
(Analizë e shkruar nga gazetari i mediumit publik të Kosovës, ARSIM HALILI)./Media Ndërtimi.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
5 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
5 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi