Aktuale
Toka e shtrenjtë në Prishtinë që po i çon në Gjyq Sabri Fejzullahun, Adem Grabovcin dhe figurat tjera të fuqishme
Published
10 months agoon
Një tokë e shtrenjtë përballë Fshatit Amerikan, që tash llogaritet të jetë bërë e shtrenjtë për shkak të ndërtimeve, pritet që ti çoi në Gjyq një sërë personazhesh të njohura, e disa të fuqishme, në botën e politikës e biznesit kosovar. Një padi tashmë është dorëzuar. Një shqiptar nga Prishtina pretendon që tokën e tij e blenë disa persona të tjerë nga një serb, derisa e njëjta dhunshëm i ishte marrë familjes së tij shumë vite para luftës.
Në maj të vitit 2023 Komuna e Prishtinës kishte nxjerr një njoftim që zonën perëndimore të lagjes “Prishtina e Re” ishte bërë një kërkesë për të marrë kushte ndërtimore. Qërim Selimi e kishte nënshkruar këtë kërkesë.
Pos të tjerëve, këtë kërkesë e kishte parë edhe Halil Bllaca, një qytetar i Prishtinës i cili ka dekada që zhvillon betejë ligjore për ta kthyer nën kontroll një tokë prej mbi tre hektarësh, e të cilën pretendon që e ka trashëgimi familjare, por para luftës serbët ia kishin marrë pa dëshirë.
Ai pretendon që kur toka i morë, ajo kaloi në Ndërmarrjen Shoqërore “Ratar”, që pas luftës do të merrej si çdo ndërmarrje shoqërore nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), paraardhësja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), agjenci ende aktive.
AKP-ja pastaj do ta vendoste një pjesë të pronave të “Ratar”-it në likuidim. Këtu do të paraqitej si palë e interesit familja Bllaca. Por, AKP-ja do ti rrëfente me arsyetimin ‘informata të pamjaftueshme’.
“Autoriteti i Likuidimit (AL), i emëruar në bazë të nenit 12 Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-34 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka shqyrtuar kërkesën tuaj për të drejta pronësore mbi një ngastër kadastrale që ndodhet në Hajvali, e regjistruar në Agjensinë Kosovare të Privatizimit më datë 25.09.2014, që është brenda afatit për parashtrimin e kërkesave. Duke qenë se informatat që ju keni ofruar janë të pamjaftueshme për të mundësuar përfshirjen e saj në çfarëdo shpërndarje të të ardhurave të likuidimit, ju kërkojmë të ofroni informacione shtesë dhe dëshmitë mbështetëse”, ishte përgjigja që Bllaca mori nga AKP-ja.
Si dolën emrat e Sabri Fejzullahu, Adem Grabovcit e të tjerëve?
Insajderi ka parë rrjedhën e dokumenteve në këtë rast. Familja Bllaca duke parë që një kërkesë për kushte ndërtimore ishte bërë publike nga Komuna e Prishtinës, bash në tokën që ata pretendojnë se është e tyre, vendosën që ta angazhonin një avokat për ti vënë masë të përkohshme të sigurisë kësaj toke.
Insajderi ka folur me avokatin Vehbi Halili, i cili ka treguar që sipas tij e ka bërë maksimumin që ta bind Gjykatën- Dhomën e Posaçme që toka i takon familjes Bllaca, dhe se personat që tash i kanë dokumentet si pronar, siç i ka quajtur ai edhe në ankesë, janë uzurpatorë.
Gjykata do ta urdhëronte avokatin Halili që të sillte dokumente shtesë, përfshirë edhe emrat e adresat e sakta të personave që sipas pretendimeve të familjes Bllaca e kanë nën kontroll pronën e tyre trashëgimi familjare.
“Më dt. 21.07.2023, i autorizuari i paditësit ka bërë zgjerimin e propozimit në pikëpamje suajektive, po jo të padisë edhe ndaj personave të tjerë si Qerim Sylejmani Selimi, Demir Lima, Mustaf Mustafa, Emin Gashi, Sabri Fejzullahu, Avdi Rexhepit Adem Grabovci , por me parashtresë nuk i ka dorëzuar adresat e Kundërshtareve të sigurimit”, thuhet në një vendim të Gjykatës për këtë rast, ku sqarohet se më vonë avokati Halili megjithatë i specifikoi kush cilën hise të kësaj toke e mban.
“Pas një pune të gjatë kemi arritur që ti sigurojmë edhe emrat. Edhe adresat. Edhe dokumentet e pronësi e madje edhe se cila pronë është në hipotekë në bankë”, thotë në një bisedë për Insjderin avokati Vehbi Halili.
Këto informacione i ka përfshirë në kërkesën për masë të përkohshme të sigurisë- që toka të mos shitej derisa të i vije rendi padisë që kanë bërë për ta kthyer pronën.
“‘(…kërkon që të ) Caktohet masa e sigurimit dhe të ndalohet që paligjshmëria si njësi kadastrale P —71914075- 0: = 99-2, me sipërfaqe 1160m2, në emër të Muhamed Maloku ngastra e pronarit Qerim Sylejman Selimi P —71914075- 00499-1, me sipërfaqe 13489m2, , pastaj poseduesit faktik Demir Lima ngastra ne. 71914075- 00498-2, me sipërfaqe 2375m2, Mustaf Mustafa, ngastra 71914075- 00498-3, me sipërfage 3060m2, Gashi Qerim Emin dhe Kuçi Florije , ngastra nr. 71914075- 00498-4, me sipërfaqe 3276m2, Fejzullahu Sabri, ngastra me. 71914075- 00498-5 me sipërfaqe 1425m2, Mustafa Mustaf dhe Grabovci Adem ngastra “’|’!14075- 00498-6, me sipërfage 9515m2, Avdi Mustafa, ngastra nr, 71914075- 00498-7, me: sipërfaqe 1425m2, Mustafa Mustaf dhe Grabovei Adem ngastra nr. 71914075- 00498-6, me sipërfaqe 950m2, të cilat prona gjendet në Veternik, që të mos shiten apo të tjetërsohen duke aprovuar kërkesën e propozuesit”, thuhet në vendimin e Dhomës së Posaçme- shkalla e parë, ku bëhet me dije se si provë janë bashkangjitur edhe certifikatat.
Gazeta Insajderi tash e disa javë i ka kontaktuar këngëtarin Sabri Fejzullahu e politikanin Adem Grabovci, por asnjëri nga ta deri më tash nuk është përgjigjur.
Insajderi i ka pyetur të njëjtit se në çfarë viti e kanë blerë këtë tokë. Se si janë njohur me personin Vukoje (Bajo) Jollovic. Se sa e kanë blerë pronën në fjalë. Se a kanë qenë në dijeni se për këtë pronë ka një familje nga Prishtina që pretendon se është pronare e saj.
Për asnjërën nga këto pyetje dhe të tjerat, Insajderi nuk ka marr ende ndonjë përgjigje.
Gjykata: Dëmi tashmë është bërë
Gjykata Supreme, Dhoma e Posaçme që merret me kontestet ku përfshihen pronat e privatizuar e ka refuzuar në shkallën e parë kërkesën e familjes Bllaca për ti vënë masë të përkohshme të sigurisë tokës që tash si pronarë dalin këngëtari Sabri Fejzullahu, politikani Adem Grabovci dhe perosna të tjerë të fuqishëm në politikë e biznes.
Në listë të kërkesës për masë të sigurisë të deponuar nga avokati Vehbi Halili janë përfshirë edhe Muhamed Maloku, Qerim Sylejman Selimi, Demir Lima, Mustaf Mustafa, Emin Qerim Gashi dhe Florije Kuçi e Avdi Mustafa.
Dokumentet që disa prej këtyre pronave pasi që kaluan në pronësi të të lartpërmendurve nga personi Vukoje (Bajo) Jollovic, janë në hipotekë në bankë ishin deponuar si prova për të dëshmuar ndërlidhjen nga avokati i familjes.
Por, në vendimin e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme për ta refuzuar kërkesën për masë të sigurisë bash këto dokumente janë përdorur kundër kërkesës së tyre. Gjykata, me një fjalë deklaron që dëmi tashmë është bërë- s’mund të parandalohet.
“Lidhje me rrezikun e pretenduar se atij pa u caktuar masa e sigurimit do ti shkaktohej dëm të pariparueshëm , edhe këtë kriter nuk e ka bërë të besueshëm, ndaj NSH-së, ndërsa ndaj kundër propozuesve të tjerë , tani më edhe në supozim se kërkesa de të ishte e besueshme, rreziku veç është shkaktuar pasi sipas Certifikatave të pronës disa nga kundër-propozuesit si pronarë në ata ngastrat, i kanë regjistruar si hipotekë në emër të bankave”, konstaton Gjykata Supreme.
Avokati: “Do të ketë gjykim”, pronarët i quan “uzurpatorë”
Avokati Vehbi Halili në një bisedë për Gazetën Insajderi ka treguar që pavarësisht që shkalla e parë e Dhomës së Posaçme ua ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurisë, që të mos tjetërsohet prona që familja Bllaca pretendon se është e tyre, padia që ai ka bërë për ta kthyer pronësinë thotë se do të shqyrtohet.
“Pavarësisht refuzimit të masës së sigurisë, padia do ta ketë ditën e saj në Gjykatë. Aty pastaj do të përballemi me personat që tashmë e kanë me letra në pronësi këtë pronë që i takon familjes Bllaca”, ka thënë ai për Insajderin.
“Me aktvendimin e Gjykatës Supreme që punon për AKP-në Prishtinë C-III-15-0188 datë, 19.01.2024 nuk është aprovua propozimi av. Vehbi Halili nga Prishtina si përfaqësues me autorizim nga Propozuesit, Halil Bllaca, për masë të përkohshme e të sigurisë, dhe është zbatua gabim e drejta materiale për faktin se: Avokati ka parashtruar propozim për masën e përkohshme e të sigurisë me dat. 27.06.2023, kjo gjykatë veprimin e saj konfuz e bazon duke e përsëritë, disa herë nenin 297 të LPK/së, dhe sipas saj, nuk qenka, plotësua kushtet për masën e sigurisë”, thuhet në ankesën e deponuar në apelin e Dhomës së Posaçme.
Avokati Halili në ankesë thotë se Gjykata i ka në posedim krejt provat “por tej mase ju beson shkresave të AKP-së”.
“Është e vërtetë se me datë 21.07.2923, parashtruesi i propozimit e zgjeron propozimin edhe, ndaj Qerim Sylejmani Selimi, Demir Lima, Musa Mustafa, Emin Gashi, Sabri Fejzullahu, Avdi Rexhepi, Adem Grabovci, edhe me rastin e zgjerimit gjykata kujdeset tej-mase, se përse nuk është zgjeruar padia edhe ndaj këtyre uzurpatorëve, e nuk e kupton se ne në fazën që jemi, kemi kërkuar, vetëm aprovimin e masës të sigurisë, për pronën e paraardhësve juridik, të propozuesit të masës. Kjo gjykatë me trupin gjykues, të saj, ka kërkuar nga propozuesi i masës, ti siguroj adresat e uzurpatorëve, duke u bazuar në faktin se barra e provave i bie propozuesit, por nuk e morri parasysh faktin se uzurpatorët e kësaj prone, me rastin e regjistrimit të pronës, për ti ikur përgjegjësisë, nuk lënë adresat e tyre në listat poseduese e që ne kemi arrit ti marrim vetëm si drafte, pa vula të organit përkatës”, thuhet tutje në ankesë.
Ai thotë që edhe në këtë organ, në rastin konkret në Komunën e Prishtinës ka dyshime.
“…sepse edhe në këtë organ ka dyshime, se rasti është i njohur për malliverzimet të kundërshtareve të masës, dhe gjykata, për ta sqaruar çështjen është dashtë zyrtarisht të kërko historiatin e pronës dhe adresat e kundër-propozuesve, sepse me vetë faktin se në draftet e listave poseduese të dorëzuara nga ne, në gjykatë, gjykata e ka pas lehtë ta kupton, kur e ka vrenjtë se mungojnë adresat e kundër-propozuesve, të cilët qëllimisht janë fshehur. Nga vetë ata sqarimin trupi gjykues nuk e ka kërkuar as nga organet përkatëse”, thuhet në ankesë.
Ai në shkallën e dytë e ka akuzuar shkallën e parë të Dhomës së Posaçme se po u ndihmon, siç thotë ai uzurpatorëve.
“…të njëjtit nuk lëshohen në çështjen kryesore për aprovimin e masës të sigurisë, por thirren në çështjen anësore se propozuesi i masës nuk i ka dorëzuar të ashtuqujturat, formularin e kërkesës kreditore, historiatin e pronës, ekspertizën gjeodezikë, raportet juridikë të propozuesit me të paditurin, dhe kundërshtarët e sigurimit. Kështu, pra duke i ikur vendosjes të drejtë, me veprimet e tyre gjykata u ka ndihmuar uzurpatorëve të mbeten të pa prekshëm”, thuhet në ankesë.
Gjykata, gabimisht e interpreton vendimin, sipas avokatit Halili, se dëmi konsiderohet si i pa riparueshëm vetëm nëse nuk mundet të zhdëmtohet, “në mënyrë të arsyeshme me kompensim financiarë, çka do me than, qëllimisht nuk e aprovojnë propozimin sepse propozuesi i masës, paska mundësi nga uzurpatoret të kompensohet dhe çështja të mbyllet”.
Avokati në ankesë deklaron po ashtu se gjykata gabon kur i beson AKP-së, kur e njëjta, thotë se prona e pretenduar nga paditësi, propozuesi, nuk qenka në posedim të AKP-së, kurse në anën tjetër, ne si palë në kontest disa here, na ka shkruar shkresa, ku vërtetohet e kundërta.
Insajderi e ka pyetur edhe AKP-në për këtë rast.
“Lidhur me pronën në fjalë, AKP nuk ka qenë në dijeni për këtë ndryshim titullari derisa ka pranuar kërkesë pronësore nga z. Halil Hasan Bllaca nga Prishtina. AKP, përkatësisht Autoriteti i Likuidimit për Ndërmarrjen Shoqërore (NSH) KB “Ratar”, ka pranuar një kërkesë pronësore nga z. Halil Bllaca, por asnjëherë nuk e ka pasur të qartë saktësisht se për cilën pronë e cila administrohet nga AKP-ja bëhet fjalë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së për Insajdeirn.
Ju informojmë se në bazë të shënimeve me të cilat disponon AKP-ja, “ngastra kadastrale me numër të vjetër kadastral 3532 sipas fletës poseduese 2283, e cila, sipas pretenduesit ka marrë numër të ri, respektivisht është parcelizuar në ngastra tjera kadastrale nr. 499/1 dhe 499/2, ZK Cagllavicë, këto ngastra me azhurnimet kadastrale të vitit 1987 janë evidentuar në emër të P.SH Kuvendi Komunal Prishtinë”, thuhet në tutje në përgjigjen e kësaj Agjencie./Media Ndërtimi
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
5 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
5 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi