Aktuale
Fondacioni Shqiptaro – Amerikan reagon për raportin e UNESCO-s për Butrintin
Published
10 months agoon
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është pjesë e marrëveshjes me Ministrinë shqiptare të Kulturës, për menaxhimin e ri të Parkut Kombëtar të Butrintit, reagoi për raportin e fundit të misionit të UNESCO-s.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës bashkëdrejtori i këtij fondacioni Martin Mata thotë se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika për Planin e Menaxhimit të Butrintit, por shpreh një shqetësim të drejtë për dy çështje: për menaxhimin e gjithë sipërfaqes së Parkut Kombëtar të Butrintit dhe për dakordësimin midis autoriteteve shqiptare dhe të UNESCO-s, për çdo ndryshim të tij”.
Zoti Mata thotë se: “Fondacioni shqiptaro amerikan ka zgjedhur heshtjen lidhur me proçesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me marëveshjen për Butrintin pasi palët, sipas tij, duhet të presin me durim dhe të respektojnë vendimin që gjykata do të marrë”.
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës për të folur për raportin e fundit të misionit të UNESCO – ICOMOS për Butrintin.
Raporti është mjaft kritik me autoritetet shqiptare për ndryshimin e kufijve të Parkut pa vënë në dijeni dhe pa miratimin e UNESCO-s si dhe për formën e re të menaxhimit vetëm të një pjese të vogël të Parkut Kombëtar, që përfshin qytetin antik, duke lënë jashtë nën zonat e tjera.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, bashkëdrejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata tha se ishin në dijeni të misionit të UNESCO-s në Shqipëri.
“Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka qenë pjesë e vizitës dhe e bisedave që ekspertët nga UNESCO-s bënë kur erdhën në Shqipëri për të hartuar raportin në fjalë. Kështu që mund të themi që AADF ka qenë në dijeni që do të shkruhej një raport dhe me shumë korrektesë dhe në përputhje me të gjithë kërkesat e tyre ka dhënë atë informacion që i është kërkuar për rolin dhe pjesën që do të luante AADF në menxhimin e Butrintit”, thotë zoti Mata.
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit është pjesë e marreveshjes me ministrinë e Kulturës për krijimin e një Fondacioni të Ri për menaxhimin e Butrintit për zonën A3, e cila përfshin sipërfaqen e qytetit antik që është më e vizitueshmja dhe zë rreth 614,3 hektarë nga rreth 9424 hektarë që është sipërfaqja tërësore e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Misioni i fundit i UNESCO-s shprehet se menaxhimi vetëm i kësaj pjese nuk përmbush menaxhimin e integruar të arkeologjisë, monumenteve dhe pjesës natyrore të Butrintit, kërkuar edhe nga misionet e mëparshme të UNESCO-s. Misioni shprehet se, Ministria e Kulturës duhet të ruajë autoritetin në gjithë territorin e Parkut Kombëtar.
I pyetur se sa Fondacioni i qëndronte modelit të menaxhimit vetëm të qytetit antik ( zonës A3) zoti Mata u përgjigj: “Së pari një korrektesë të vogël. Nuk ka prezantuar AADF një Plan Meaxhimi. AADF ka një detyrë shumë specifike, është një organizatë filantropike që duhet të ndihmojë në Shqipëri dhe një nga fushat ku ndihmon është trashëgimia lulturore. Në një proces që u bë për të përzgjedhur kompaninë që do të shkrunte planin e menaxhimit AADF ka financuar këtë pjesë si një ndihmë që ne besojmë që Butrintit i duhej dhe i shërbente shumë. Plani i Menaxhimit i prezantuar, në opinionin tonë dhe me atë që kemi dëgjuar nga ekspertët është një plan i mirë që adreson disa nga sfidat që ka Butrinti sot. Pjesa e menaxhimit të sipërfaqes, qoftë të qytetit antik, apo të gjithë sipërfaqes në tërësi ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë detyrë e organeve qeveritare dhe nëse doni të dini shumë ndershëm mendimin e AADF është që: po në mënyrë absolute çdo menaxhim, çdo tjetërsim, çdo ndryshim i kësaj sipërfaqe duhet të bëhet në përputhje të plotë me protokollet, me proçedurat dhe në dijeni të UNESCO-s sepse mos të harrojmë çfarë është Butrinti si një vlerë e trashëgimisë botërore dhe listuar në UNESCO.”
Plani i Menaxhimit të Butrintit miratuar nga qeveria shqiptare në qershor të vitit 2020 rekomandonte që vetëm një sipërfaqe ndoshta 100-150 hektarë që i përkiste zonës ndërtimore të Ksamilit të hiqej nga Parku Kombëtar dhe të vendosej një ‘Brez i Gjelbër’ përreth, për të parandaluar përparimin e ndërtimeve.
Në janar të vitti 2022, megjithëse qeveria e kishte miratuar vetë Planin e Menaxhimit hoqi nga Parku i Butrintit 600 hektarë dhe i hapi rrugë ndërtimeve në vijën bregdetare nga Kanali i Cukës afër Sarandës drejt Butrintit.
Raporti i fundit i misonit të UNESCO-s përmend se pas vendimit të rishikimit të kufijve të Zonave të Mbrojtura dhe heqjes së 600 hektarëve nga Butrinti, vendim që u mor në janar të vitit 2022, pa dijeninë dhe pa miratimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore, për më tepër u miratua një muaj më vonë leja për ndërtimin e një resorti, në shkurt të vitit 2022.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
5 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
5 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi