Connect with us

Aktuale

“Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!”, shënohet dekada e gjashtë e marrëveshjes për pranimin e punëtorëve turq në Gjermani

Published

on

Kopshtin, shkollën, studimet të gjitha këto i përmbylla një ditë me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!” Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por në shoqërinë gjermane të shumicës më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mbroja. Megjithëse mund të them, se pavarësisht prindërve të mi, që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit e mi, që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz.” Kjo fjali e njohur e shkrimtarit, Max Frisch nga viti 1965 preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi, se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar, se politika e punësimit e viteve 60-të dhe 70-të ishte dritëshkurtër.

Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë, “atdheu nuk është aty, ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.

“Një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre”

Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha, se “historia e punëtoreve të punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë integrale të historisë së kësaj Republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve.” Me të drejtë.

Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna, që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë tek Siemens duhet të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zenë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi.

Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithkëtë shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet, se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë, që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë të bëhet më i mirë.

Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie, dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do të formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore.

Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbeiter) në Gjermani fillimisht më la mua, gjashtëmuajsh dhe nënën në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vite, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por gjithçka rrodhi ndryshe, dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970 unë erdha bashkë me nënën në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im. (Opinion nga gazetari turk Erkan Arikan shkruar pwr Deutsche Welle DW)./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending