Connect with us

Aktuale

Thellohet bashkëpunimi për modernizimin e transportit të vendeve të Ballkanit  

Published

on

Organizuar nga Ministria e Investimeve Kapitale në Malin e Zi, së bashku me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit, dhe Nismën e Evropës Qendrore (NEQ/CEI), sot u mbajt konferenca e nivelit të lartë në Budva, Mal të Zi, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo konferencë si qëllim ka bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të tyre në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e transportit.

Ministrat përgjegjës për transportin shqyrtuar progresin njëvjeçar nga miratimi i Planeve të Veprimit të Komunitetit të Transportit, për Rrugët, Hekurudhat, Lehtësimin e Transportit dhe Sigurinë Rrugore.

Ministri Liburn Aliu në fjalimin e tij hyrës, shprehu se është i nderuar të jetë pjesë e një arritje të madhe nga të gjithë ministrat përgjegjës për transportin, kështu duke shfrytëzuar edhe më tej mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve tona në avancimin e zbatimit të reformave dhe politikave në fushën e transportit.

“BE dhe 6 (gjashtë) vendet e Ballkanit Perëndimor, bien dakord që të ndajnë një të ardhme të përbashkët përsa i përket politikbërjes në fushën e transportit. Transporti dhe krijimi i lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme janë vendimtare për rritjen tonë ekonomike dhe fqinjësisë së mirë në kuadër të proceseve të integrimit drejt një ekonomie të cilën ne të gjithë mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i ndërsjellë. Eshtë thelbësore që qeveritë tona të forcojnë lidhjet ekonomike në të gjithë Rajonin, të investojnë dhe përmirësojnë infrastrukturën, kështu duke arritur që të krijojmë lidhje të drejtpërdrejta dhe më të sigurta rrugore e hekurudhore, që do të kontribuojnë po ashtu në krijimin e ndërlidhjës në fushën dixhitale dhe energjetike. Për më shumë, duhet të ndërtojmë rrugë të modernizuara, të pajisura me stacione të tarifimit elektrik dhe lëndëve tjera alternative, përgjatë korridoreve tona kryesore rrugore dhe hekurudhore, me të njejtin standard e me të njejtin synim të anëtarësimit gjithëpërfshirës të rajonit në BE.”, shprehu Ministri Liburn Aliu.

“Korridoret e transportit që funksionojnë pa probleme janë jetike për ekonomitë tona. Është thelbësore që t’u kushtojmë vëmendje atyre – për të promovuar efikasitetin dhe trajtimin e qëndrueshëm të udhëtimit të njerëzve dhe flukseve të ngarkesave, një mjedis të shëndetshëm dhe një ekonomi konkurruese.

Faleminderit, Ministër z. Mladen Bojaniç për organizimin e kësaj konference dhe do të doja të shfrytëzoj rastin t’ju bëj të ditur se do të ishte një nder i madh t’ju shoh të gjithëve në Konferencën e ardhshme për Transportin, që është paraparë të mbahet në Kosovë vitin e ardhshëm.” theksoi në fund Ministri Liburn Aliu./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending