Connect with us

Infrastrukturë

Thatësira zbulon gurin e ‘mexhës’ mes Kosovës dhe Shqipërisë

Published

on

Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës.

Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara, raporton Radio Evropa e Lirë.

Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë.

I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Punëtorëve të KEK-ut për pension do t’u ofrohen 8 deri në 10 tonë thëngjill

Published

on

Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do t’u ofrohen 8 deri në 10 tonë thëngjill në formë dhurate duke përfshirë edhe punëtorët që kanë arritur apo do ta arrijnë moshën e pensionit.

Ky vendim është marrë gati 4 vjet pas vendimit për të ndaluar dhënien e thëngjillit në formë dhurate për punëtorët, i marrë atëkohë nga Valdrin Lluka si masë për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ministria e Ekonomisë e ka marrë vendimin më 21 shtator ndërsa shtatë ditë më vonë, më 28 shtator bordi i drejtorëve të KEK-ut, e kishte miratuar propozimin e menaxhmentit për dhënien e thëngjillit për punëtorë të KEK-ut.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për KALLXO.com, se të gjithë punëtorët duke përfshirë edhe ata që kanë arritur apo do të arrijnë moshën e pensionimit do t’iu ofrohet një sasi e qymyrit 8 deri në 10 tonë.

Kallxo.com ka kërkuar të dijë nga KEK-u se a kanë të drejtë të blejnë thëngjill qytetarët të cilët nuk janë punëtorë të KEK-ut.

“Vendimi vlen vetëm për punëtoret e KEK-ut” – u shpreh ai.

Për këtë vendim ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur në Komisionin për Ekonomi, gjatë kohës sa po paraqiste raportin për gjendjen me krizën energjetike dhe vendimet e marra nga ana e qeverisë.

“Përveç ndalimit të prodhimit të kriptovalutave, vendimet e tjera, masa detyruese në institucione, eksporti dhe rieksporti i lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi i datës 23.10.2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes KEK, të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent”- kishte deklaruar Rizvanolli.

Komisioni për Ekonomi dhe Industri me shumicë votash e ka miratuar raportin për gjendjen me krizën energjetike dhe vendimet e marra nga ana e qeverisë.

Ndërkaq, në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 3 tetor, me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat që eksportohen dhe importohen nga Kosova

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bashkë me ministren e Financave nga Republika e Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorin Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, z. Gentian Salaj, ishin në përurimin e kësaj ngjarje.

Ministri Murati tha se dogana e Kosovës që nga viti 2019 ka qenë prezente në Portin e Durrësit por ka bërë vetëm regjistrimin për hyrjen e mallrave që kanë pasur për destinacion Kosovën pa pasur ndonjë ndikim të theksuar në kursimin e kohës apo kostos. Ai tha se me përkushtimin, vendosmërinë dhe punën e vazhdueshme të të dyja ekipeve tash, është arritur që fillimisht nga data 1 shtator të pilotohet zhdoganimi i maunave ose karburanteve dhe nga data 1 tetor edhe zhdoganimi i plotë i të gjitha mallrave që kanë për destinacion Kosovën.

Murati thekosi se kjo ja mundëson Kosovës qasjen në det dhe ia lehtëson qasjen për në tregje globale eksportit që është në trend të rritjes së vazhdueshme.

“Marrë parasysh kohën që kursehet por edhe koston që arrinë diku në 2 milionë euro për biznese që bëjnë tregti konsiderojmë që kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Këtij procesi i shton vlerë edhe vendosja e kontrollit fito sanitar dhe veterinar përmes Agjencisë së Kosovës dhe Veterinës që janë vendosur këtu bashkë me Doganën e Kosovës”, tha ai.

“Operimi me pagesa dhe kosto minimale në terminalin që kemi hapur në Mitrovicë tashmë, në hapësirat e Trepçës, por edhe atij në Podujevë, si dhe me evitimin e tarifave për hyrjet e mallrave nga Porti i Durrësit, bizneseve po ju jetësohet kërkesa për të hequr shpenzimet e panevojshme në mënyrë që ata të bëjnë biznes.”

Për fund, ministri Murati tha se hapi tjetër do të jetë fillimi i zhdoganimit në terminalin Vërmicë-Morinë, në të cilin po punohet në rikthimin dhe zgjerimin e terminalit shtetëror dhe me të përfunduar punimet të gjitha shkëmbimet mes vendeve tona do të bëhen në një kohë më të shkurtër dhe pa kosto.

Duke falënderuar ministren e Financave, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorin e Sekretariatit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, z. Gentian Sala, ministri Murati tha se grupet tona punuese po shikojnë mundësitë që të hiqen të gjitha barrierat dhe të gjitha burokracitë mes dy vendeve tona që të mos ketë më kurrfarë pengese doganore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohen disa rrugë në Komunën e Prizrenit

Published

on

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, të martën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, këto projekte i konsideroj se janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

“Gjatë muajit tetor do të punojmë për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve. Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!”, deklaroi kryetari Totaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending