Connect with us

Aktuale

Thaçi: Në dekretin tim planifikohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë

Published

on

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se tashmë zyra ligjore e presidencës dhe e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar rreth finalizimit të çështjes së Dekretit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Siç ka treguar kreu i shtetit, në pikën e parë të Dekretit planifikohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë, me mundësi vazhdimi. Megjithatë për një gjë të tillë ka thënë se duhet të vendos Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, Thaçi ka thënë se Dekreti planifikon edhe përfshirjen dhe aktivizimin e Ushtirsë për t’iu dalë në ndihmë autoriteteve të vendit në realizimin e detyrave dhe objektivave, raporton Gazeta Express.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohje për punën që po e bëjnë mjekët. Ishte edhe konstatim i përbashkët se menaxhimin më të mirë të situatës mund ta bëjë vetë qytetari, familja dhe shoqëria me diciplinë dhe përkushtim, duke ndihmuar e respektuar njëri tjetrin dhe duke ia lehtësuar njëri tjetrit këto kohë jo të lehta. Duhet të kemi kujdes maksimal, ta kalojmë sa më shpejtë. Diskutuam me drejtorin, jetojmë në një hapsirë ku epiqendra e koronavirusit tashmë është ne Evropë.

Duhet t’i marrim përvojat e vendeve tjera. Prandaj duke pasur parasysh ato që kemi diskutuar mbrëmë por edhe sot, dhe takime qe kam zhvilluar dhe pas konsultave dhe opinioneve që mora nga drejtori i Institutit, dua të theksoj se tanimë zyra ligjore e presidentit dhe e kuvendit janë duke u koordinuar që të finalziohet dekreti i presidentit të Kosovës, për marrjen e të gjitha masave për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendje.

Mund ta them, se në minutat vijuese do të informoheni edhe për përmbajtjen e dekretit që përfshinrë.

Gjendje të jashtëzakonshme 30 ditore, me mundësi vazhdimi varëisht prej rrethanave.

Kjo gjendje shpallet me qëllim të parandalimit të COVID-19.

Sic e kemi theksuar, në pikën 3 udhëzohet edhe FSK për të ndalë në ndihmë me qëllim të realizimit të detyrave”, ka thënë Thaçi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Nis Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e arkitekturës në AAB

Published

on

Edicioni i pestë i Festivalit të studentëve të Artit dhe Arkitekturës do të organizohet mes datave 24-28 Maj në Kolegjin AAB.

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë me Folësit kryesorë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të arkitekturës

“Në mes të identitetit, transformimit dhe teknologjisë”, e cila mbahet me 24 Maj, në Kolegjin AAB, Objekti #5, në sallën QENDRA MEDIALE, nga ora 11:00.

Ju prezantojmë folësitë e mirënjohur ndërkombëtar si:

🔸FILIP CLAES, dizajner i enterierit dhe profesor në Thomas More University of Applied Sciences, Mechelen, Belgjikë,

🔸DIJANA VUČINIĆ, arkitekte dhe themeluese e Institutit APSS, DVARP

🔸ANDREA GRILETTO, arkitekt, drejtor i Assorestauro, Shoqatës Kombëtare Italiane për restaurimin urban, arkitekturor, arkeologjik dhe artistik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Në Fakultetin e Inxhinierisë mbajti ligjëratë zv. Ambasadori i Kroacisë Dr.sc. Nedeljko Špilek

Published

on

Nën organizimin e Departamentit të Komunikacionit dhe Transportit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, në ambientet e Qendrës së Inovacionit të FIM u mbajt ligjëratë e hapur nga Dr.sc. Nedeljko Špilek, zëvendës Ambasador i Republikës së Kroacisë.

Ai prezantoi temën: “Përzgjedhja e vendndodhjes së terminalit intermodal në kryqëzimet hekurudhore të Zagrebit me metodën AHP duke përdorur kriteret teknologjike.”

Gjatë prezantimit të tij, Dr. Špilek shpjegoi qartë rëndësinë e planifikimit strategjik dhe qasjes shkencore në përzgjedhjen e vendndodhjes për terminalet intermodale. Ai theksoi se metoda AHP (Analytic Hierarchy Process) mundëson marrjen e vendimeve komplekse përmes analizës së disa kritereve, ku faktorët teknologjikë janë thelbësorë për zgjedhjen optimale të vendndodhjes.

Ligjërata u prit me interes të madh nga pjesëmarrësit dhe nxiti diskutime të frytshme mbi aplikimet praktike të kësaj metodologjie në fushën e logjistikës dhe transportit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

UP-ja renditet në vendin e 14-të në renditjen botërore për arkitekturë dhe inxhinieri civile

Published

on

Universiteti i Prishtinës është renditur i 14-ti në renditjen botërore universitare të platformës ndërkombëtare INSPIRELI për arkitekturë dhe inxhinieri civile, në një renditje që ka përfshirë 1320 universitete nga e mbarë bota.

Kjo renditje është falë suksesit të vitit të kaluar të studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të UP-së, të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në konkursin ndërkombëtar të studentëve “Inspireli”, duke fituar vendin e parë në tri nga gjashtë kategoritë me projektet e tyre në kuadër të resortitturistik “Miris Garden” në Zarë të Kroacisë.

Projektet fituese, të cilat u përzgjodhën nga 163 projekte konkurruese prej 38 vendeve të ndryshme, u punuan nga Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari – qendër tregtare (mentore: prof. ass. dr. Arta Xhambazi); Era Pelaj, Ermonda Gashaj dhe Elton Bajramaj – projekti i hotelit (mentore: prof. ass. dr. Rozafa Basha); si dhe Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi – projekti i apartamenteve (mentore: prof. ass. dr. Rozafa Basha).

Ky konkurs, i nisur nga “Inspireli”, ofroi jo vetëm një mundësi të rëndësishme arsimore, por edhe rriti ndjeshëm ekspozimin global të studentëve ndaj zhvillimit të praktikës arkitekturore.

“INSPIRELI World Architecture University Ranking” mbështetet në aktivitetin e studentëve dhe suksesin ndërkombëtar në kontekst krahasimtar global./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending