Connect with us

Auto

Tesla planifikon rritjen e prodhimit të makinës më të popullarizuar të saj

Published

on

Tesla Inc po planifikon të rrisë prodhimin e makinave të saj Model Y nga Gigafactory Texas vitin e ardhshëm, raportoi Electreck të mërkurën.

Sipas raportimeve, prodhuesi i automjeteve elektrike aktualisht po përgatitet të nxjerrë 75 mijë automjete Model Y nga Gigafactory Texas në tremujorin e parë të vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Model Y i Tesla-s është një SUV i vogël dhe njëherësh produkti i saj më i popullarizuar.

Ky model fillon nga 65,990 dollarë dhe dy motorë që ofrojnë lëvizje me të gjitha rrotat./Media Ndërtimi

Auto

Si po arrin Sllovakia të bëhet prodhuesi më i madh i veturave elektrike për kokë banori në Evropë?

Published

on

Në asnjë vend tjetër të botës nuk prodhohen kaq shumë automjete për frymë popullsie. Por përdorimit të motorëve me karburant po i vjen fundi, gjë që vë në rrezik vendet e punës. Si po e menaxhon Sllovakia këtë ndryshim?

Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike.

Makina elektrike nuk kanë të gjithë në kryeqytetin sllovak Bratislavë, megjithatë ato shihen gjithnjë e më shpesh në rrugë.

Për çdo makinë të re krejt elektrike, qeveria jep 8 mijë euro, dhe krijimi i infrastrukturës për mbushjen e makinës ndihmohet me investime disa milionëshe.

Megjithatë Sllovakia është ende në fillimet e kalimit tek makinat e elektrike dhe kjo vlen të thuhet edhe për industrinë e makinave në vend.

Pas vitit 2035, në Bashkimi Europian do të lejohen vetëm makinat e reja që nuk çlirojnë dioksid karboni. Deri sa të vijë ajo ditë, prodhuesit që duan të vazhdojnë të shesin makina në BE, duhet të ndryshojnë prodhimin, që do të thotë se duhet të prodhojnë makina me bateri elektrike.

Makina e parë krejt elektrike në Sllovaki, që kaloi në prodhim seri në vitin 2013, ishte makina e vogël e-up! e prodhuar nga Volkswageni.

Një zëdhënëse e uzinës në Bratislavë i tha Deutsche Welles se në vitin 2021 janë shitur 41500 makina, nga gjithsej gati 309 000 makina të prodhuara. Të dhënat për 2022 nuk janë bërë të ditura.

“Përveç kësaj ne kaluam vitin e kaluar në hibridizimin e paleteve të modelit SUV”, shkruan zëdhënësja, që le të kuptohet se gjithë modelet e tjera janë prodhuar me motorë që djegin karburante.

Motorët elektrikë janë më të thjeshtë për t’u prodhuar se motorët e tjerë. Atyre u duhen më pak elementë, më pak procese pune dhe më pak personel. Prandaj në Sllovaki është duke u afruar një rrezik ekonomik:

“Në rastin më të keq, prodhimi i brendshëm bruto do të jetë dhjetë përqind më i ulët se në rastin më të mirë,” thuhet në një studim të bërë në vitin 2020 nga instituti Globsec, në të cilin analizohet transformimi i sektorit të prodhimit të makinave në këtë vend të Europës Qendrore, deri në vitin 2040.

Rasti më i mirë do të sillte tetë mijë vende të reja pune, e rëndësishme është që në këtë vend të prodhohen edhe komponentët bazë të makinave siç janë bateritë për makinat elektrike. 

“Çdo vend ose çdo fabrikë do ishte e gëzuar të prodhonte makinat më moderne të flotës,” thotë Radovan Durana nga Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Sociale në Bratislavë.

“Por, nëse për shembull Volkswagen vendos që t’i prodhojë makinat elektrike në Gjermani, atëherë ne në Sllovaki nuk kemi çfarë të bëjmë”. Kështu, modelet elektrike të Volkswagenit, 

ID.3 dhe ID.4 prodhohen në Zvickau të Saksonisë dhe për modelin e-up! bateritë prodhohen në Braunshvajg ndërsa motorët prodhohen në Kasel.

Në konkurencën e lokacioneve intra- europiane, Durana mendon se nuk ia vlen t’i joshësh investitorët me favorizime të mëdha: “Ata do vijnë sidoqë të jetë, nëse janë të mendimit se ia vlen ekonomikisht që të përqëndrosh aktivitetin në këtë rajon.”

Në bisedë me Deutsche Wellen, Durana thotë se ekziston rreziku që perspektiva të shihet ngushtë lidhur vetëm me Sllovakinë. Këtu bëhet fjalë për një rajon të tërë që përfshin edhe Çekinë, Hungarinë dhe pjesë të Polonisë. Këtu kanë vendin edhe shumë furnizues dhe këtu gjendet edhe fuqia punëtore e kualifikuar.

Shpresa të mëdha zgjoi në verë një njoftim i Volvos: Prodhuesi suedez i makinave kërkon të ngrejë në lindje të Sllovakisë një uzinë speciale për makinat elektrike, duke marrë kështu në dorë 1,2 miliardë euro, 20 përqind e të cilave vijnë nga subvencionet publike.

Mbas vitit 2026 do prodhohen këtu 250 mijë makina në vit. Uzina e Volvos mund të kontribuojë në sheshimin e diferencave ekonomike midis perëndimit dhe lindjes më pak të industrializuar të vendit.

Një shpresëdhënës tjetër do duhet ta tregojë veten fillimisht në treg: Firma start-up nga Sllovakia, InoBat, do të prodhojë bateri për kërkesa speciale, si për autobusë, makina sportive, avionë. Kush do që të shkojë tek fabrika e ardhshme, i duhen koordinatat e sallës që ndodhet në një zonë industriale të Voderady-t, një orë larg me makinë në verilindje të Bratislavës, por fabrika nuk është përfshirë ende në asnjë hartë. 

Dhjetë minuta larg Voderady-t, ndodhet Jaguar/Landrover dhe Stellantis, nëntë prodhues makinash ndodhen në një rreze prej 250 miljesh.

A është duke ecur Sllovakia kështu drejt një të ardhmeje të ndritur falë elektromobilitetit? Analisti Radovan Durana kujton se InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet. Ne do të shohim, a do të kenë sukses apo jo.” Dhe pavarësisht nga kjo, Sllovakia duhet të shohë nëse në të ardhmen do të mbështetet ekonomikisht kaq shumë në industrinë e makinave. DW/Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ferrari me rekord shitjesh gjatë vitit 2022, dërgoi 13 mijë vetura te pronarët e rinj

Published

on

Ferrari ka kaluar një periudhe fantasike në vitin 2022, kjo sipas rezultateve financiare të sapo publikuara nga prodhuesi italian i veturave. Ata kanë vendosur një rekord të ri personal të shitjeve duke bërë dërgimin e 13,221 veturave, duke kaluar shifrën e 11,155 modeleve në vitin 2021.

Fitimi neto gjithashtu arriti nivele të reja prej 939 milionë eurove (1,024 miliardë dollarë), ndërsa vitin e kaluar shifra ishte 833 milionë euro (909 milionë dollarë).

Rajoni i Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (EMEA) ishte tregu më i madh i Ferrari për vitin 2022, me dërgesat që e arrinin shifrën e 5,958 veturave, shifër kjo e cila në vitin 2021 kapte numrin e 5,492 veturave. Shitjet në rajonet e 2 kontinenteve amerikane arrijnë numrin e 3,447 veturave të dërguara, duke tejkaluar shifrën e 2,831 njësive në vitin 2021, raporton Motor1.

Blerësit në pjesën qendrore të Kinës, në Hong Kong dhe Tajvan i blenë 1,552 vetura, në krahasim me 899 të tilla në vitin paraprak, ndërsa blerësit e tregut të Azi-Paqësorit bënë blerjen e 2,264 veturave shifër kjo në ngritje nga 1,933 vetura të blera në vitin 2021.

Të ardhurat totale të Ferrarit në vitin 2022 ishin 5,095 miliardë euro (5,563 miliardë dollarë), që ishte 19 për qind më shumë se vitin e kaluar. Shitja e veturave dhe pjesëve rezervë solli 4,341 miliardë euro (4,741 miliardë) – një rritje prej 22 për qind. Marrëveshjet e markës dhe sponsorizimit të The Prancing Horse përbënin pjesën e dytë më të madhe të biznesit duke sjellë 479 milionë euro (523 milionë dollarë).

Ferrari vlerëson se viti 2023 do të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar. Kompania italiane pret që fitimi i saj neto të kapë shifrat prej afro 5.7 miliardë eurove (6.224 miliardë dollarë) duke përfshirë më shumë të holla që vijnë nga aktivitetet e garave. Kompania planifikon që të ngritë çmimet në mënyrë që kompensoj kostot e inflacionit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Publikohen fotot e makinës së parë elektrike të Xiaomi

Published

on

Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg makinën e saj të parë elektrike në vitin 2024, ndërsa një vit më herët, janë publikuar fotot e para nga ky mjet që do të quhet Xiaomi MS11.

Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji.

Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending