Connect with us

Infrastrukturë

Termokos-i në lagjen “Muharrem Fejza” instalon 117 nënstacione për ngrohje

Published

on

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj bashkë me kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it Fisnik Osmani, vizituam punët të cilat po realizohen në lagjen Muharrem Fejza.

“Kemi instaluar 117 nënstacione. Kemi lëshuar në punë mbi 520,000 m². Qytetarët tanë po marrin shërbimin e merituar.

Pothuajse përfunduam, jemi krejt në fund!

Po planifikojmë zgjerim të rrjetit të ngrohjes edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Çdo lagje prioritet!

Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër!”, deklaroi Zogaj./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro

Published

on

Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, me vlerë të parashikuar investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë është drejt realizimit.

Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intensitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Pas prezantimit të Studimit të Fizibilitetit, para zyrtarëve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezantuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për vendin.

Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit.”, deklaroi mnistri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Podujevë

Published

on

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. Me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë për këtë ditë.

Zona Industriale ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298.314 m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj).

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Published

on

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Amsterdami në Holandë nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e luftës së saj kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, më 17 prill.

“Ne dëshirojmë të bëjmë dhe të mbajmë qytetin jetëgjatë për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë: jo turizëm masiv, jo hotele të reja, dhe jo më shumë se 20 milionë qëndrime në hotel nga turistët në vit”, tha në një deklaratë.

Një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse një hotel tjetër mbyllet, nëse numri i vendvendimeve të gjumit nuk rritet, dhe nëse hoteli i ri do të jetë më i mirë – për shembull, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, rregulla nuk aplikohet për hotelet e reja që kanë siguruar një leje.

Qyteti ka qenë aktivisht duke u munduar të kufizojë numrin e turistëve, të cilët shkojnë në miliona çdo vit, kryesisht duke shmangur turizmin e lidhur me seksin dhe drogën në zonën e ndritshme të kuqe./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending