Connect with us

Ambienti

Taksa e karbonit dhe efektet e saj

Published

on

Një çmim i vendosur ndaj karbonit do t’i bënte karburantet me intensitet karboni më të shtrenjta, duke i bërë burimet më të pastra më konkurruese me kosto.

Distancimi nga burimet fosile është një nga prapavijat kryesore të aplikimit të taksës së karbonit.

Taksa e karbonit do të detyronte ndryshimin e burimeve për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo sepse aplikimi i taksës së karbonit do të nënkuptonte që energjia elektrike e prodhuar nga qymyri do të bëhej më e kushtueshme se energjia e pastër e prodhuar nga burimet e rinovueshme.

Disa nga efektet kryesore të aplikimit të taksës së karbonit janë:

  • burimet fosile bëhen më të pafavorshme ekonomikisht,
  • burimet e ripërtëritshme të energjisë bëhen më të përballueshme,
  • kursimi i energjisë stimulohet duke ditur që çmimi i energjisë mund të rritet,
  • me zvogëlimin e përdorimit të burimeve fosile, zvogëlohen edhe emetimet e gazrave serrë,
  • përmirësohet teknologjia gjeneruese e energjisë elektrike dhe
  • përshpejtohen proceset si tranzicioni energjetik dhe dekarbonizimi.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Hulumtimi që shpërfaq nxjerrjen e zhavorrit ilegalisht në lumin “Drini”, fitues për gazetari të gjelbër

Published

on

Gazetari i Kallxo.com, Behar Mustafa ka fituar çmimin e parë për gazetari të gjelbër, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW).

Gazetari Mustafa publikoi hulumtimin me titull “Ujërat e korrupsionit” në KallxoPernime më 31 janar 2023, hulumtimi shpërfaq gjendjen e lumit “Drini” duke përfshirë ndotjen e tij por edhe nxjerrjen e zhavorrit në mënyrë ilegale.

Mustafa tha se degradimi i lumenjve po ndodh në sy të institucioneve.

“Përmes këtij hulumtimi ne kemi dashur të tregojmë se sa të bukura dhe të pasura ishin kanë lumenjtë e Kosovës sikur mos të kishte ekzistuar ky krim dhe korrupsion këtij lumi. Degradimi i lumenjve të Kosovës po ndodh në sytë e institucioneve të cilat që më shumë se 20 vite po e lejon me ndodhë atë. Shkatërrimet që i janë bërë lumit “Drini” janë të pa riparueshme për një kohë të gjatë. Ju falënderoj për vlerësimin”, deklaroi gazetari Behar Mustafa.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending