Connect with us

Prokurim Publik

Synohet llogaridhënie në fushën e zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në fushën e zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj, të enjten kanë nënshkruar memorandum  bashkëpunimi i cili do të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës në fushën e zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik në Republikën e Kosovës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është bërë në një ceremoni zyrtare ku të pranishëm kanë qenë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, anëtarët e Bordit të KRPP-së, Fidane Spahija Gjikolli dhe Avni Sahiti.

Me këtë rast, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj, e kanë vlerësuar tejet të rëndësishme arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se bashkëpunimi ndër institucional nëpërmjet trajnimeve, konferenca të përbashkëta dhe forma të tjera të ndërgjegjësimit, ka për synim të përmirësojë në përgjithësi prokurimin publik në Kosovë.

Në veçanti memorandumi parasheh lehtësimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të palëve sipas fushë veprimtarisë së caktuar për interesa të përbashkëta, rritjen e kapaciteteve përmes edukimit të vazhdueshëm, trajnimit dhe certifikimit të auditorëve të caktuar, si dhe zbatimin sa më efikas të aktiviteteve audituese.

“Auditimi i sistemit të prokurimit publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve për avancimin profesional të auditorëve në këtë fushë është i domosdoshëm dhe ndikon në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike në Kosovë”, ka theksuar Spanca.

Ndërkohë, Vishaj pasi ka vlerësuar lartë nevojën për bashkëpunim, ka theksuar se “ky bashkëpunim do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e ndërgjegjësimit të shfrytëzuesve të parasë publike për përdorur atë në mënyrë sa me efikase dhe ekonomike”.

Në kuadër të këtij memorandumi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) duke u bazuar në nevojat dhe planin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) do të organizojë trajnime për auditorët  për e-prokurimi dhe për Ligjin e Prokurimit Publik, rregulloret, Udhëzuesin Operativ dhe manualët e prokurimit; do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për interpretim të Ligjit të Prokurimit Publik që parashtrohen nga auditorët, dhe do të kthejë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur; si dhe kurdo që KRPP-ja e vlerëson të nevojshme, njofton ZKA-në për çështje që ndërlidhen me moszbatim të legjislacionit për prokurimin publik nga ana e autoriteteve kontraktuese.

Për zbatimin sa më efektiv dhe efikas të këtij memorandumi të bashkëpunimit të dy institucionet do të caktojnë koordinatorët përgjegjës./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Monitorohen tenderët e dhënë nga Komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës

Published

on

Demokraci Plus, gjatë vitit 2022 ka monitoruar njëzetë (20) tenderë të dhënë nga pesë (5) komuna të Kosovës:  Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë. Disa nga të gjeturat kryesore nga raporti i monitorimit janë:

  • Institucionet publike kanë shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët nuk i kanë përmbushur kërkesat e vendosura në Dosjen e Tenderit;
  • Institucionet publike kanë vendosur kritere diskriminuese të cilat kanë

dëmtuar konkurrencën dhe kanë dërguar në uljen e numrit të ofertuesve;

  • Institucionet publike vazhdojnë të përdorin procedurën e negociuar pa publikim të kontratës pavarësisht se nuk plotësohen kërkesat ligjore për përdorimin e kësaj procedure.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://dpl.us/fiu

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Podujevës i jep tender kompanisë që kishte çmimet më të larta se tetë konkurrues

Published

on

Ani pse kishte çmimet më të larta se tetë kompanitë e tjera konkurruese, “Eing Com”, arriti ta fitojë tenderin e emërtuar: ‘Përmirësimi i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave’.

Në njoftimin që ka shpërndarë Komuna e Podujevës, Eing Com kishte konkurruar në çdo Lot që ishte shpallur nga kjo komunë, dhe në të gjitha Lotet çmimet e tyre shihen se janë më të larta.

Arsyetimi i komunës për të shpallur fituese këtë kompani ishte çmimi i ulët, megjithatë shihet qartë që çmimet e tyre janë më të larta se kompanitë e tjera.

Rreth këtij tenderi, tashmë çdo gjë ka përfunduar. Përveç diçkaje, kryerjes së punimeve.

Por, kjo nuk ishte “dhurata e vetme” për kompaninë (detajet për të do t’i gjeni në pjesën e poshtme të tekstit). Eing Com u shpall fituese edhe në tenderin për: “Ndërtimin e Stacionit të Autobusëve”, tender për të cilin parashiheshin diku 1.1 milionë euro shpenzime.

Duhet përmendur faktin se në tenderin respektiv, kompania në fjalë ka bashkëpunuar edhe më nënkontraktorë.

“Loni”, “Sinani ing” dhe “Isars”, janë tri kompanitë te të cilat Eing Com gjeti besimin për bashkëpunim, me ç’rast konkurruan me çmimin: 1 milion e 165 mijë e 575 euro, çmim ky që ishte më i larti nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pas ankesave të kandidatëve të tjerë, pra jofitues, detyroi palën përgjegjëse që ta dërgojë tenderin te Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

“Konstruktori ing 1969”, ishte kompania që e dërgoi të OSHP-ja këtë tender. Kjo kompani kishte konkurruar me çmimin më të ulët, 937 mijë e 733 euro.

Mirëpo, kjo nuk mjaftoi që OShP-ja të refuzojë tenderin për Eing com. Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ku kësaj radhe u refuzua ankesa e firmës “Konstruktori ing 1969”.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me pronarin e kompanisë Eing.com, Eljesah Podvorica, dhe i njëjti ka thënë se jo vetëm me Podujevën, por edhe me disa komuna të tjera ka kontrata për punë.

Podvorica ka deklaruar se krejt kjo është natyrë e punës.

“Hahaha… jo vetëm tri po na i kem 30 a 100, jo vetëm në Podujevë por në të gjithë Kosovën. Pyetja juaj shumë interesante. Jo na me Podujevën kemi, s’po di sa kontrata janë, po kemi kontrata edhe me Lipjanin, Prishtinën, me organizata të huaj. Mu ma merr menja që është natyrë e punës,” – i ka thënë ai gazetës.

Tutje Podvorica ka deklaruar se asnjëherë nuk është marrë me parti dhe nuk merret as tash.

“Është e mundshme që me fitu edhe pse e ke çmimin më të shtrenjtin. Ne në çdo vend që operojmë mundohemi me qenë të përgjegjshëm me vlera maksimale, me qenë të përgjegjshëm 100%. Vlerësimi ka qenë i komunës, lënda ka shku në OSHP. Ata e kanë kthy në rivlerësim dhe është zgjedh operatori që ka qenë i përgjegjshëm. S’ka kurrgjë të keqe diçka. Çfarë afërsie, çfarë afërsi bash e çuditshme. Unë mundem me pas afërsi me njerëzit që i njoh. Kushtimisht unë jam i Podujevës dhe me parti politike as që merremi, dhe s’jemi marrë asnjëherë”, ka thënë ai.

Gazeta Nacionale ka tentuar të kontaktojë për disa ditë rresht edhe Komunën e Podujevës për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Continue Reading

Prokurim Publik

Akuzohet se keqpërdori tender, ish-drejtori i Komunës së Prizrenit del para gjyqit

Published

on

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, ka dalë sot para Gjykatës së Prizrenit për t’u deklaruar rreth fajësisë.

Krasniqi nga Prokuroria po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në kuadër të tenderit “Furnizimi me zhavorr për rrugët e paasfaltuara të Komunës së Prizrenit”, kontratë kjo e lidhur mes Komunës së Prizrenit dhe operatorit ekonomik “EURO-VIA”.

Tenderi i lartcekur ka qenë i destinuar që ta shuajë zjarrin përmes transportimit të dheut në deponinë e fshatit Zhur.

Por, dosja e Prokurorisë përshkruan se Krasniqi ka mundësuar pagesat përkundër faktit se kontrata nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjen e dheut për shuarjen e zjarrit në deponi.

Ish-drejtori Osman Krasniqi me këto veprime po ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit në vlerë prej 247.360,40 euro.

Të hënën pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i pandehuri u deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk e pranoj fajësinë” – tha shkurt ish -drejtori Krasniqi.

Pas kësaj, gjykatësja Raima Elezi njoftoi të akuzuarin se ka të drejtë në kundërshtimin e akuzës dhe provave të saj, raporton Kallxo.com.

Shqyrtimi i dytë në këtë rast u caktua për më 19 janar 2023.Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, për lidhjen e një kontrate në kundërshtim me procedurat e prokurimit, në kohën kur Komuna e Prizrenit udhëhiqej nga Mytaher Haskuka.

Ndërkaq, në zgjedhjet për kryetar Komune në vitin 2017,  kishte kandiduar për kryetar të Komunës në kuadër të subjektit politik, AKR.

Sipas aktakuzës, Osman Krasniqi nga data 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në cilësinë e drejtorit të shërbimeve publike ka tejkaluar detyrat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personat e tjerë-operatorin ekonomik “EURO-VIA”.

Sipas aktakuzës në kuadër të autoritetit kontraktues, menaxher i kontratës “Furnizimi me zhavorr për rrugët e paasfaltuara të Komunës së Prizrenit”, Krasniqi ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik duke nxjerrë urdhra për operatorin e lartcekur.

Dosja më tej përshkruan se Osman Krasniqi ka mundësuar pagesat për operatorin ekonomik përkundër faktit se kontrata nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjen e dheut në deponi.

Continue Reading

Trending