Connect with us

Prokurim Publik

Nis auditimi në Ministrinë e Infrastrukturës për kontratat e nënshkruar ‘pa publikim të njoftimit’

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.

Prokurimi publik në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në fokus të auditimit të performancës, shkruan në njoftimin e Auditorit shtetëror.

Fokus kryesor i auditimit janë aktivitetet e prokurimit me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, përmes së cilave MMPHI-ja kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme të parave.

MMPHI ka lidhur 26 kontrata të negociuara me vlerë të përgjithshme prej 5,7 milionë euro vetëm në vitin 2021 duke e rendit si një nga ministritë që më së shumti ka përdor këtë lloj procedure.

Aktivitetet e prokurimit, në çdo autoritet kontraktues duhet të zhvillohen në pajtim me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe trajtimit të barabartë, parime të sanksionuara me ligjin e prokurimit publik. Këto parime kanë për qëllim të sigurojnë se prokurimi për mallra, shërbime dhe punë e arrin qëllimin e përcaktuar si dhe ndihmon organizatën në arritjen e objektivave të saj.

Përmes këtij auditimi në MMPHI, synojmë që të vlerësojmë sa ishte i arsyeshëm dhe në përputhje me kornizën ligjore të prokurimit publik përdorimi i procedurës së negociuar nga ana e Ministrisë, a është dokumentuar si duhet përdorimi i kësaj procedure dhe a është arritur vlera për para në këto projekte.

Fushëveprimi i këtij auditimi janë kontratat e lidhura përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë afër 4,9 milionë euro (14 kontrata).

Ky auditim synon të rris llogaridhënien, transparencën dhe integritetin e aktiviteteve të prokurimit publik në MMPHI dhe aty ku është e nevojshme të ofroj rekomandime që fondet e shpenzuara publike arrijnë vlerën për para./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Shkeli rregullat e prokurimit publik, dënohet Jeton Podvorica me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë

Published

on

Jeton Podvorica është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Podvorica u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi me burgim, të akuzuarit Podvorica nuk do t’i ekzekutohet, nëse i njëjti  nuk do të kryejë vepra të tjera penale në periudhën verifikuese prej 1 viti.

Gjithashtu i akuzuari Podvorica obligohet edhe me shpenzimet e procedurës penale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 për fondin për kompensim të viktimave të krimit.

Sipas gjykatësit Kuqi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Ndryshe, i akuzuari Podvorica i e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 maj 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jeton Podvorica, akuzohej se në cilësinë e personit të autorizuar në kompaninë “EING COM”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik në aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të ri administrativ dhe renovimi  i hapësirave përcjellëse”, të iniciuar me datë 16.112020 nga NP “Termokos”.

Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari me datë 12 mars 2021, ankesës së ushtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues për eliminimin e kompanisë së tyre nga tenderi me titullin e lartcekur, i ka bashkangjitur dokument të falsifikuar me përmbajtjen të rreme “Marrëveshjen e bashkëpunimit” për trajnim të lidhur në mes të Qendrës për Aftësim Profesional (QAP) dhe kompanisë N.N.T “EING COM” të datës 21/2/2017 dhe dy raporte të vlerësimit nga (QPA) të datës 14/12/2017, në emër të kandidatëve Muhamet Lahi dhe Idriz Podvorica me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Me këtë, Jeton Podvorica akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 par 1 të Kodit Penal Të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

“Bageri” dyshohet për shkeljen e rregullave në tenderin për qasjen në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Published

on

Bujar Shabani, drejtor i kompanisë “Bageri”, ka dalë para Gjykatës. Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Këtë deklarim i pandehuri Shabani e bëri të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sebahate Sinani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas deklarimit të akuzuarit rreth fajësisë për veprën penale që iu vihen në barrë, gjykatësi Sahit Krasniqi e njoftoi të njëjtin se ka të drejtë që brenda afatit 30 ditor të paraqesë kërkesë për hudhje të aktakuzës si dhe kundërshtim ndaj provave.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.

Prokuroria vitin e kaluar kishte ngritur aktakuzë kundër biznesmenit Bujar Berisha për mashtrime në tenderët publikë.

Në aktakuzë janë përfshirë dy tenderë publikë në të cilat mori pjesë biznesmeni Shabani me kompaninë e tij Bageri.

Bëhet fjalë për tenderin 4.7 milionësh të Komunës së Ferizajt për asfaltimit të rrugëve në fshatin Jezerc, por Bageri dyshohet se ka mashtruar edhe kur ka konkurruar në tenderin tjetër: Zgjerimi i rrugës së fshatit Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky tender peshonte 3 milionë e 798 mijë e 623 euro.

Milioneri Shabani dyshohet se ka përfituar afro 5 milionë euro nëpërmjet këtyre mashtrimeve me kontratat publike./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Ankesa për tenderin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, pranohet ankesa e austriakëve, urdhërohet rishqyrtimi i ofertave

Published

on

Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi operatorësh që kundërshtoi vendimin e shoqërisë Hekurudha Shqiptare për skualifikim të padrejtë nga gara.

Procedura e prokurimit publik u hap në mesin e tetorit 2022, ndërkohë që 6 muaj më pas KPP ka urdhëruar rivlerësimin e ofertave, duke pranuar ankesën e konsorciumit, ku bën pjesë edhe një kompani austriake. Fondi limit për këtë tender kap një vlerë prej rreth 200 mln lekësh, ndërkohë që finalizimi me sukses i tij është hapi i parë drejt zbatimit të këtij projekti hekurudhor, raporton SCAN tv.

Sipas dokumenteve të tenderit, ndërtimit i kësaj linje ka një rëndësi të trefishtë, teksa e para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha.

Rëndësia e dytë lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, që do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë, ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII me korridorin hekurudhor X.

“Linja do të ishte një nxitje për zhvillimin ekonomik dhe social dhe rritjen e bizneseve të tjera që lidhen me sistemin hekurudhor”, – thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderit.

Continue Reading

Trending