Connect with us

Trashëgimia

Struktura 25 mijë vjeqare nga eshtrat e mamuthëve në Rusi

Published

on

Një strukturë 25 mijë vjet e vjetër nga epoka e akullit, e bërë prej eshtrave të 60 mamuthëve leshtorë është gjetur në nëntokën e Rusisë.

Një ekip shkencëtarësh ka punuar prej vitit 2014 për të gërmuar një vendosje rrethore të gjerë 12 metra, të bërë prej eshtrave në një vend paleolitik që ndodhet 480 kilometra në jug të Moskës. Struktura përmban mure të ndryshme, vatra zjarri dhe vende për kasapë, sipas gjetjeve të afishuara në zhurnalin “Antiquity”, shkruan Koha Ditore, transmeton Ndërtimi.info.

“Është vërtet mahnitës numri i madh i eshtrave që paraardhësit tanë paleolitikë kanë rrëmihur nga gjetkë dhe i kanë sjellë në këtë vend për të ndërtuar këtë monument”, ka thënë për “New York Times” një arkeolog nga Universiteti i Exeterit që ka bashkëshkruar raportin. “Më ka hequr mendjen fare”. Rreth 70 struktura të ngjashme mamuthësh janë zbuluar gjithandej Evropës, përfshirë dy të zbuluara në këtë vend, Kostenki, gjatë viteve ’50 dhe ’60. Më të vjetrat nga këto vende datojnë 22 mijë deri në 3 mijë vjet më herët sesa ajo që është gjetur së fundmi në Kostenki.

Ato janë domethënshëm më të vogla, ku shumica janë më pak se 3 metra të gjëra. Kërkuesit besojnë se ato janë përdorur si banesa modeste të mbrojtjes gjatë kushteve të ashpra të epokës së akullit. Ata po përpiqen të kuptojnë se për çfarë arsye është bërë struktura, më e vjetra dhe më e madhja e llojit të vet, si dhe për çfarë është përdorur ajo.

“Merret me mend se është dashur shumë kohë dhe përpjekje për ndërtimin e strukturës, kështu që ishte qartësisht e rëndësishme për njerëzit që duhet të kenë pasur arsye ta ndërtonin atë”, ka thënë Pryor për “Smithsonian Magazine”.

Disa kanë sugjeruar që vendi mund të ketë qenë ritual, por Pryor nuk është kaq i sigurt. “Rituali”, thotë ai, “është i ngulitur në jetën njerëzore në të gjitha mënyrat. Është mjaft i arsyeshëm fakti që ata mund ta kenë sajuar një strukturë të këtij lloji si pjesë të ritualit dhe veprimtarive të tyre të jetesës”

Megjithatë, ka disa dëshmi që I shpien shkencëtarët në drejtimin e duhur. Mbetje kafshësh, që janë gjetur vazhdimisht përgjatë konstruksioneve të tjera të mamuthëve, nuk janë gjetur në qarkun e eshtrave në Kostenki, që sugjeron se ai nuk mund të ketë qenë një vend ku njerëzit ruanin ushqim apo qëndronin për kohë të gjatë. Kërkuesit megjithatë, kanë gjetur shtresa perimesh dhe thëngjill nga pylli i djegur – të dhëna që na thonë se në afërsi duhet të ketë pasur jetë bimësh, madje edhe në kohën e akullit.

Megjithatë, pyetja e madhe mbetet: nga vinin gjithë këta mamuthë? Në asnjë vend tjetër në botë nuk janë gjetur brenda njëvendi kaq shumë skelete të kafshës së zhdukur. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse mamuthët janë vrarë apo janë gjetur të vdekur, dhe as nuk dinë se si trupat e tyre që janë gati të po së njëjtës madhësi me elefantët – janë bartur deri në këtë vend.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

Published

on

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre. Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive, raporton Zëri i Amerikës.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai.

Continue Reading

Trashëgimia

Më shumë se 1247 artefakte të Kosovës janë transportuar në Beograd, nuk janë kthyer ende në vendin e origjinës

Published

on

EC Ma Ndryshe ka realizuar ekspozitën njëditore “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia”. Në këtë aktivitet, të mbajtur në sheshin e Lidhjes në Prizren, për publikun përmes fotografive janë shpalosur 64 artefakte të Kosovës të marra nga Serbia, si përpjekje për të kthyer vëmendjen për këtë çështje të ndjeshme.

Kjo ekspozitë është thirrja e radhës për të shprehur rëndësinë e kthimit të këtyre artefakteve në vendin e tyre të origjinës. Njëherësh i mundëson publikut që të shoh për së afërmi një pjesë të pasurisë së çmuar kulturore të Kosovës, që vazhdon të mbahet peng në Serbi.

Për më shumë se dy dekada, Serbia ka marrë dhe kontrollon një gamë të gjerë të artefakteve të Kosovës. Në këtë periudhë, është dokumentuar se më shumë se 1247 artefakte janë transportuar në Beograd për një ekspozitë dhe nuk janë kthyer më në vendin prej nga janë marrë.

EC konsideron se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet për të negociuar kthimin e këtyre, një proces ky i ndjeshëm që duhet të mbështetet në mënyrë aktive edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar që pasuria kulturore e Kosovës të kthehet në vendin e saj të origjinës.

Thirrja është e qartë: kthimi i artefakteve duhet të ndodh, në mënyrë që të korrigjohet padrejtësia ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Fillon realizimi i projektit për të ruajtur dhe mbrojtur historinë e pasur të Dresnikut

Published

on

Dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut aktualisht është duke u zhvilluar përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara të teknologjisë.

Ky projekt mbështetet nga MKRS dhe Ambasada SHBA-së në Prishtinë, me partnerin zbatues CHwB Kosova.

“Le të festojmë së bashku trashëgiminë e Dresnikut dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending