Connect with us

Infrastrukturë

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është shndërruar në gërmadhë

Published

on

Që nga viti 2020-të janë ndërprerë renovimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku nga vërshimet e 19 janarit u dëmtua edhe më shumë.

Renovimi i kësaj fushe ka pasur një fond rreth 12 milionë eurove, ku janë ndërprerë punimet nga qershori i 2020-të.

klubi mitrovicas apelon që intervenimi të nisë sa më parë, pasi që po i sjellë vështirësi klubit të futbollit “Trepça”.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit që menaxhon me stadiumin, tha për Klan Kosovën se projekti pati nis pa u pajis me leje ndërtimore dhe kishte probleme me pronën, e aktualisht po zhvillohen procedurat e licencimit.

Por telashet pronësore po i mohojnë në Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se te gjithë banorët përreth u transferuan në lagjen Frashër.

Ndërsa për dëmet e shkaktuara nga vërshimet kompania mbikëqyrëse sipas MKRS-së, tani do bëjë edhe vlerësimin e tyre.

Infrastrukturë

Zhdukja e arkitekturës, zëvendësimi me grumbuj betoni të shëmtuar, një nga gabimet që po dëmton turizmin

Published

on

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka ngritur shqetësimin e tij mbi të ardhmen e turizmit shqiptar si dhe kërcënimet nga të cilat rrezikohet ky sektor.

Ai thekson përmes një mesazhi në ‘Facebook’ se zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zëvendësimin e tyre me grumbuj betoni të shëmtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë.

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kercenimi me zhdukje?

Zhvillime te tilla ne Jugun e Shqiperise po krijojne nje model te demshem per te ardhmen e turizmi duke fshire nje nga vlerat thelbesore te markes vendase. Autenticitetin.

Zhdukja e arkitekturës tradicionale, pejsazheve historike dhe zevendesimin e tyre me grumbuj betoni te shemtuar eshte nje gabimet e medha qe po lejohet te ndodhe. Aq me keq promovimi i tyre.

Por a ka vlere argumenti vetem ne vlerat estetike? Trendi i turizmit boteror ka vite tashme qe po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qendrushmerise se industrise. Ne se Shqiperia do te vazhdoje te promovoje dhe mbeshtesi zhvillime te tilla si fotot ne fjale shume shpejt do te humbasi atraksionin e saj duke u kthyer ne nje destinacion pa vlera lokale. Nderkohe humbesit e medhej do te jene banoret dhe bizneset e vogla ndersa fituesit e medhej do te jetojne ne Vjene apo Paris pasi tju kene shitur vilat e betonit zengjineve te rinj shqiptar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

U barten me vendime të falsifikuara, 10 hektarë tokë në Qyshk të Pejës i kthehen pronës shtetërore

Published

on

Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar, në afërsi të Kullës së Ministerit në Pejë (Qyshk), ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapësirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.”, deklaroi ministri Peci.

Sipas ministrit aktual të Bujqësisë, pasi mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976, Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar:  “Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”.

“Guximi, parimësia dhe angazhimi ynë për rend, ligj dhe dekriminalizim po sjellin frytet e saja.

Vazhdojmë tutje…”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Faton Peci./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Banorët e Shipitullës ankohen se KEK-u nuk po ua kompenson objektet

Published

on

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit po ankohen se KEK-u nuk ua ka kompensuar objektet nga të cilat duhet të largohen për shkak se nga aty do të nxirret thëngjill për prodhim të rrymës. Ata kanë edhe ankesa të tjera për të cilat presin zgjidhje.

Përveç kësaj, banorët që kanë mbetur ende pa u zhvendosur nga fshati Shipitullë të Obiliqit, janë në hall edhe me pronat, raporton RTKlive.

Ata pretendojnë se ndryshe nga pronat, KEK-u nuk ua ka kompensuar edhe objektet. Nga kjo zonë do të nxirret thëngjill për prodhim të rrymës.

Përveç kësaj, shqetësim tjetër kanë edhe rrugën që i lidh me komunën e Obiliqit për të cilën ankohen se pritet të mbyllet.

“Ju kemi drejtuar KEK-ut, ministrit, kryeministrit, gjithkund jemi ankuar, nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri sot. Kjo rrugë që na lidh me Obiliq parashihet me u mbyll, për t’i kryer shërbimet na ose duhet të shkohet në Fushë Kosovë ose në Prishtinë. Çka o tu ndodh këtu është tmerr”, tha Fatmir Mjekiqi.

Një banor tjetër thotë se nuk po i lejohet të ndërtojë shtëpi në pronën e tij në këtë zonë. Xhemil Mjekiqi, tha se ata nuk i kanë lanë të ndërtojnë shtëpi aty për shkak se i kanë thënë se është zonë me interes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending