Connect with us

Art

Skulptura e Skënderbeut do të vendoset në Zvicër

Published

on

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit, ai ka bërë një skulpturë gjigande të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falënderimi për shtetin zviceran.

“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falënderuar shtetasin zviceran për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë.

Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falënderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve. Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”,tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi./Media Ndërtimi.

Art

Hapet ekspozita periodike e fotografive “Njerëzit prapa objektivit”

Published

on

Ky është prezantimi i parë publik i një koleksioni të gjerë fotografish të realizuara nga dy vëllezërit Yiannis dhe Miltos Manakia nga Grevena e Greqisë.

Përmes tyre paraqitet përditshmëria, përpjekja, lufta për mbijetesë, monumentet arkitekturore dhe ngjarjet historike e sociale që sinjalizuan ndryshimet e gjysmës së parë të shekullit të 20-të në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Në kuadër të saj u prezantua edhe një film dokumentar i ndërlidhur me fotografitë e ekspozuara.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artdashës.

Organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” në Selanik, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 5 maj në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Rrjeti i Organizatave të Kulturës reagon lidhur me publikimin e përfituesve në Komunën e Prizrenit

Published

on

Komuna e Prizrenit ka publikuar vetëm listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve nga thirrja e DKRS-së, në kategorinë e kulturës dhe rinisë, si dhe në kategorinë e sportit. Në vendimet përfundimtare të DKRS-së për subvencionimin e OJQ-ve, figurojnë titujt e projekteve dhe përfituesit.

RrOK-u, pas publikimit të listës preliminare ka kërkuar nga DKRS-ja që gjatë publikimit të listave përfundimtare të përfituesve krahas titullit të projektit dhe emrit të përfituesit të përfshijë edhe informatat si në vijim:

  • Shuma financiare
  • Përshkrimi i shkurtër i projektit, dhe
  • Emrat e Komisionit Vlerësues

Rrjeti i Organizatave të Kulturës konsideron se me publikimin e këtyre informatave dhe dokumenteve drejtoritë komunale do të tregonin transparencë dhe llogaridhënie, duke dhënë shembull për praktika të mira të qeverisjes.

Mirëpo DKRS-ja në Komunën e Prizrenit nuk e ka përfillur këtë kërkesë dhe ka vazhduar që listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve ta publikojë vetëm me titujt e projekteve dhe përfituesit.

Prandaj Rrjeti i Organizatave të Kulturës bën thirrje Komunës së Prizrenit që t’i rishqyrtojë këto veprime dhe të angazhohet për zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes, pasi që mospërfillja e këtyre kërkesave krijon hapësirë për dyshime për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Përveç kësaj transparenca radikale ka qenë njëra prej zotimeve të kësaj qeverie komunale, që tani duhet të gjej zbatim edhe në praktikë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Jeta e shqiptarit në ekspozitën e artistes Lala Meredith- Vula

Published

on

Ekspozita “ç’ nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith- Vula hapet nesër, (6 prill 2023) në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë. Ekspozita do të hapet në ora 18:00 nën tingujt e kompozuar nga John Young.

“Në ekspozitën ‘ç’ nuk dija që e kisha ditë…’ do të prezantohet një instalacion skulpturor dhe një rrjedhë imazhesh të projektuara, të marra nga arkivi i gjerë i krijimtarisë së artistes gjatë viteve” – thuhet në njoftimin e GMK-së për ekspozitën.

Ekspozita është kuruar nga Edi Muka dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 qershor 2023./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending