Connect with us

Auto

Skoda planifikon prodhimin e tre modeleve të reja elektrike deri më 2026

Published

on

Kompania çeke e prodhimit të veturave Skoda, po planifikon që deri në vitin 2030 70 përqind e veturave të prodhuara të cilat hidhen në treg të jenë elektrike.

Dhe për këtë modelet e veturave që prodhohen nga kjo kompani duhet të shtohen.

Natyrisht modelet elektrike Enyaq dhe Enyaq Coupe janë tepër të mira por nuk mjaftojnë për implementimin e këtij projekti.

Për këtë, në katër vitet e ardhshme po planifikohet prodhimi i tre modeleve të reja elektrike.

Modeli i parë do të vijë më 2024 dhe do të jetë një SUV në madhësinë e modelit Karoq, ndërsa vetëm një vit më vonë është projektuar prodhimi i një SUV model më i vogël.

Modeli i fundit elektrik i cili pritet të prodhohet në bazë të këtij projekti është SUV me 7 karrike, model ky i cili do të hidhet në treg më 2026.

Përveq pamjes së bukur të veturave, Skoda pritet të punojë fuqishëm edhe për jetëgjatësinë e këtyre veturave.

Maksimumi i mbushjes pritet të jetë 200 Kilowatt, dhe me një mbushje mund të udhëtohet deri në 600 kilometra, që i bie rreth 14.8 KWh për 100 kilometra./Media Ndërtimi

Auto

Vitin e ardhshëm, veturat elektrike të lira pritet të rrisin pjesën e tregut me 40 për qind në Evropë

Published

on

Industria evropiane e automobilave parashikon një rritje të madhe në shitjet e automjeteve elektrike në BE dhe kjo falë një vërshimi të modeleve të reja e të lira që po shfaqen në treg.

Bashkimi Evropian mund të shohë një rritje prej 40 për qind në pjesën e tregut të automjeteve me bateri elektrike deri në vitin 2024, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), transmeton Telegrafi.

ACEA, e cila përfaqëson 14 prodhuesit kryesorë të automjeteve me bazë në Evropë dhe drejtohet nga Luca de Meo, CEO i Grupit Renault, pretendon se lansimi i veturave të reja elektrike me bateri me çmim të përballueshëm do të rrisin shitjet e veturave elektrike në rajon.

Ai parashikon që makinat elektrike të reja me bateri më të lira dhe më të vogla LPF si modelet Renault 5 dhe Citroën si dhe makinat edhe më të vogla me rreze më të kufizuar, si Twingo dhe VW Polo – do të tërheqin konsumatorët, duke rritur kështu kërkesën.

ACEA parashikon që pjesa e tregut të automjeteve elektrike me bateri të rritet nga 14-14.5 për qind këtë vit në rreth 20 për qind vitin e ardhshëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Sot debuton Tesla Cybertruc

Published

on

Kamionçina e shumëpritur e Tesla-s, Cybertruck pritet që sot të bëjë debutimin zyrtar.

Në kuadër të eventit të lansimit, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike do të bëjë dërgesat e para të kamionçinës, transmeton Telegrafi.

Sot gjithashtu mund të bëhen më saktë edhe specifikat që ka Cybertruck, pasi deri më tani Tesla nuk ka ndarë detaje.

Nga video të shumta të shpërndara të automjetit ne kemi mundur të shohim vetëm pamjen e jashtme dhe shumë pak interiorin.

Një muaj më parë, shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka thënë se 1 milion porosi janë bërë për Cybertruckun./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Bateritë për veturat elektrike do të bëhen dukshëm më të lira

Published

on

Për rrjedhojë, edhe veturat elektrike pritet të jenë më të lira.

Analiza zbuloi se çmimet e baterive të automjeteve elektrike ishin më të larta në vitin 2022 dhe 2023 sesa në 2021, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe mungesës së komponentëve. Shtojini atij inflacionin, të cilin e ndjejmë në çdo hap.

Në një parashikim të ri nga kompania e shërbimeve financiare “Goldman Sachs”, analistët e tyre presin që çmimet e baterive për automjetet elektrike të bien ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme. Deri në vitin 2025, ata parashikojnë se çmimet do të bien 40 për qind nga viti 2022 – nga 155,63 dollarë për kWh në 2022 – në 99 dollarë në 2025. Kjo është gati 10 për qind më e ulët se parashikimi i mëparshëm i kompanisë.

Prandaj, veturat elektrike pritet të jenë dukshëm më të lira.

Deri në vitin 2030, Goldman Sachs parashikon një rënie vjetore prej 11 për qind të çmimeve të baterive, në të cilën pikë çmimi do të jetë rreth 72 dollarë për kWh, ose më pak se gjysma e çmimit të sotëm.

Megjithatë, pyetja është nëse këto parashikime janë rezultat i rritjes më modeste të shitjeve të makinave elektrike sesa pritej. Goldman Sachs parashikon se deri në mesin e dekadës, veturat elektrike do të kushtojnë njësoj si automjete ekuivalente me motorë me djegie të brendshme, kur shikohet kostoja totale e pronësisë, dhe kjo është pa asnjë subvencion.

Goldman Sachs beson se flota globale e veturave do të rritet nga 2 përqind e makinave elektrike në 2020 në 17 për qind në 2025 dhe 35 përqind në 2030. Deri në vitin 2040, ne po i afrohemi pikës ku dy nga tre veturat elektrike në rrugë do të jenë elektrike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending