Lumenjtë tanë me vite të tëra ju kanë nënshtruar një presioni të vazhdueshëm të eksploatimit të rërës dhe zhavorrit dhe si pasojë janë degraduar sipërfaqe të tëra të shtretërve dhe tokave për rreth tyre.
Sipërfaqet e degraduar nga eksploatimi i rërës dhe zhavorrit deri në vitin 2018 është vlerësuar se është 1421.06 ha. Që nga vitit 2008 e deri në vitin 2018, sipërfaqja degraduese e lumenjve është rrit për 414.78 hektarë, shkruan në Raporti per gjendjen e lumenjeve 2022.
Mënyra dhe metoda e vlerësimit të pjesëve të degraduara është bërë mbi bazën e modeleve krahasuese të imazheve satelitore të ortofotove 2008/2012/2018, si dhe imazheve nga terreni.
Pas rivektorizimit të sipërfaqeve të degradueshme për 2018 është vlerësuar së kjo sipërfaqe e degraduar është rritur edhe për 341.65 ha, që do të thotë në total është 1762.71 hektarë
Nxjerrja e rërës dhe zhavorrit përgjatë shtratit të Lumit Ibër nuk është e nivelit të theksuar. Në rrjedhën e poshtme te lumit në lokacionin Zupçë vrehen sipërfaqe te prekura nga eksploatimi për shkak të vëllimeve më të mëdha te sedimenteve te përziera.
Veçanërisht vrehet një degradim i sipërfaqeve të tokës punuese përgjatë Lumit Ibër. Sipërfaqja e degraduar për përiudhën kohore 2009-2018 vlerësohet së është 8.48 ha.
Erozioni – është prezent në tërë territorin e Kosovës. Erozioni shfaqet në forma të ndryshme, si gërryerje sipërfaqësore e tokës, brigjeve të lumenjve, e përrenjve, transport i depozitimeve të ngurta e të rërës, zhavorreve, lymit etj.
Erozioni në Kosovë me fuqinë e vetë gërryese brenda një viti krijohet produkt për bartje ~12mil/m³/vit.
Nga ky material i eroduar për bartje arrihet të bartet rreth 5 mil/m³ në vit ose rreth 460m³/km² ose rreth 5m³/ha.9 Kosova krahasuar me Shqipërinë 20-25 t/ha/vit ose rreth 60 mil/vit ka shkallë më të ulët eroziv.
Shkaqet e erozionit si fenomen shkaktohen nga një kombinim faktorësh siç janë: kushtet meteorologjike-reshurat, shkalla e pjerrtësisë së terrenit, përdorimi i pa përshtatshëm i tokës, shkatërrimet ekologjike të tokës, siç janë: djegia e bimësisë, prerja e pa kontrolluar e pyjeve, shpyllëzimet, mungesa e investimeve për mbrojtjen e tokave, për ndërtimin e pritave malore, etj./Media Ndërtimi.