Connect with us

Aktuale

Sipas komunës së Vushtrisë, objekti i ish Gjykatës nuk përbën rëndësi të trashëgëmisë kulturore

Published

on

Të dielën Komuna e Vushtrrisë  ka filluar rrënimi i objektit të ish-Gjykatës Komunale, por u pengua dhe u kritikua nga aktivistët e shoqërisë civile dhe opozita.

MKRS-ja konsideron se bazuar në Ligjin për trashëgimi kulturore kur një objekt i nënshtrohet procesit të vlerësimit për të shikuar nëse i plotëson kushtet që të jetë monument, atëherë secili veprim është në kundërshtim me ligjin.

Por në anën tjetër, Komuna e Vushtrrisë thonë se objekti në fjalë nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur. Përmes një reagimi në Facebook janë treguar edhe arsyet për këtë.

Janë cekur dhjetë arsye:

  1. QRTK në Mitrovicë, në vizitën bërë në terren ish objektit të Gjykatës, gojarisht i kanë kumtuar zyrtarëve komunal që ky objekt nuk përbënë trashëgimi kulturore. Zyrtarët komunal janë të gatshëm të dëshmojnë kudo e në çdo kohë se ky ishte qëndrim zyrtar i QRTK Mitrovicë në vizitën në terren e mbi këtë vlerësim gojor, Komuna duke mos dashur të humb kohë të pres të njëjtin vlerësim me shkrim, ka vepruar për rrënim të objektit. Tani MKRS-ja me ndikim politik po tenton të ndërhyjë në vlerësimet e QRTK Mitrovicë. Ne në proces gjyqësor do të kërkojmë deklaratë nën betim të QRKT Mitrovicë sepse ose atë ditë e kanë vënë në lajthitje institucionin e Komunës ose tani po ndryshojnë vendim sipas instruksioneve politike.
  2. Objekti i ish Gjykatës në vlerësim të dy ekipeve të ekspertëve është konstatuar që nuk ka qëndrueshmëri e as stabilitet ndaj përbënë rrezik për jetën e qytetarëve. Nëse MKRS-ja politikisht e fut në listë për vlerësim të mëvonshëm, duhet urgjent të sigurojë buxhet për këtë objekt që të eliminojë rrezikun për qytetarët. Mbi këto vlerësime ekspertësh, KUVENDI I KOMUNËS, jo Kryetari ka marrë vendim për rrënim të objektit.
  3. Kostot financiare për mirëmbajtje të këtij objekti janë të papërballueshme për Komunën e nuk janë paraparë as në Kornizë afatmesme buxhetore të MKRS-së.
  4. MKRS nuk ka shfaq asnjë interesim për këtë objekt e as për objektet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, duke ndarë 0 € buxhet për objektet si Ura e Vjetër e Gurit, Hamami i Qytetit, Shtëpia e Shaban Agës, Shtëpia e Zejnullah Begut etj. Pra pse kjo nguti e MKRS-së për ish objektin e Gjykatës.
  5. Po të ishte objekt me qëndrueshmëri e i sigurt, vet KGJK nuk do të shpenzonte mjete buxhetore e të ndërtonte një objekt të ri për Gjykatën në Vushtrri, por do të vazhdonte punën në këtë objekt.
  6. Për sa i takon ruajtjes së objekteve të ndërtuara në ish regjimin komunist si objekt trashëgimie kulturore të asaj periudhe të errët, për qytetin e Vushtrrisë vlerësojmë se mjafton të ruhet p.sh. objekti i Postës sepse ka 0 kosto buxhetore si për MKRS-në ashtu edhe për Komunën, pastaj banesat e bardha ose edhe banesat e kuqe në qendër të qytetit e që të tri këto objekte janë ndërtuar në periudhën e komunizmit dhe kanë nevojë për renovim. Pra, janë të sigurta, kanë kosto financiare më të ulët dhe përmbushin kriterin që ju intereson juve, trashëgimi e kohës së komunizmit.
  7. Në këtë objekt të ish Gjykatës, të pa kujdesur nga askush, kryhen veprime të kundërligjshme nga përdorues drogash dhe përbënë rrezik. Prandaj tash e tutje, MKRS-ja bart të gjitha përgjegjësitë materiale e penale si për veprimet e kundërligjshme aty ashtu edhe për dëmet ndaj qytetarëve.
  8. Se MKRS-ja po vepron politikisht mjafton fakti që ju jeni interesuar për këtë objekt vetëm pasi Kuvendi ka nxjerrë vendim për rrënim, i cili vendim pastaj nga partia juaj është sjellë tek ju për vlerësim.
  9. Në të njëjtin vend ku tani është Gjykata, Kuvendi i Komunës me Vendim ka caktuar ndërtimin e Sheshit ‘Pavarësia’.

“Për gjitha këto arsye Komuna e Vushtrrisë kërkon nga MKRS-ja që të bashkëpunojë me Komunën, të veprojë me transparencë e mos të veprojë mbi baza të interesave partiake që tashmë janë publike, por të jetë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë, duke ndarë buxhet për këtë qëllim”, thuhet në reagimin e Komunës.

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending