Connect with us

Infrastrukturë

Siguria në punë mbetet sfidë për punëtorët kosovarë

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Mbrëmë, një person ka vdekur në vendin e tij të punës. E, sipas Inspektoratit të Punës, gjatë këtij viti, tetë persona kanë përfunduar me fatalitet nga aksidentet që kanë pësuar në vendet e punës. Ndërsa, nga Sindikata e Sektorit Privat thonë se gjatë këtij viti në vendin e punës jetën e kanë humbur 23 persona.

Një person nga Prishtina ka humbur jetën në vendin e punës këtë të diele. Viktima, mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku theksohet se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në raportin e Policisë tutje thuhet se “njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. Kjo vepër, nga Policia është cilësuar “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Gjatë këtij viti, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kanë bërë të ditur për Radio Kosovën nga Inspektorati i Punës

“Sipas të dhënave që posedon Inspektorati i Punës për aksidentet me pasojë fatalitet, për punëtorët në vendet e tyre të punës, deri tani numri i tyre është tetë. Këto janë aksidente të lajmëruara dhe të inspektuara të cilat kanë rezultuar se kanë ndodhur si shkak i kushteve të pasigurta në punë ose veprimeve të pasigurta në punë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së punës”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Agim Millaku, zëvendës kryeinspektor për Siguri në Punë.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se numri i të vdekurve në vendpune është shumë më i lartë se të dhënat që i posedon Inspektorati i Punës.

“Me rastin e punëtorit që dje ka vdekur, numri i punëtorëve të vdekur në vendin e punës ka arritur në 23, për të cilët ne kemi të dhëna të sakta si; emri e mbiemri, vendi e data kur ka ndodhë, apo edhe cila ka qene mosha e tyre. Arsyeja pse ky numër po rritet është se në tregun e punës po hyjnë punëtorë të pakualifikuar e të pa përgatitur për rrezikun që mund t’u kanoset në punë. Por, shkak tjetër është edhe mos gatishmëria e punëdhënësve që të merren më seriozisht me këtë problematikë”, tha ai.

Sipas Azemit, mosha mesatare e 23 viktimave që kanë humbur jetën në vendin e punës është 37 vjet. Në këtë situatë, ai thotë se duhet të ketë më shumë kontrolle, sidomos në ndërtimtari, ku duhet rritur siguria në punë.

Referuar të dhënave të Inspektoratit të Punës, gjatë vitit 2022, në vendin e punës kanë humbur jetën 15 persona. Ndërkohë ishin regjistruar edhe 394 aksidente në vendin e punës, ku pësuan lëndime të rënda a të lehta një numër i konsiderueshëm punëtorësh nga e gjithë Kosova./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending